Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | “Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) në literaturën lituane

“Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) në literaturën lituane

Font size: Decrease font Enlarge font
image “Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) në literaturën lituane

Doli libri i ri i autorit Gjon Keka 

I bindur se Emri dhe të bëmat e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut janë dëgjuar edhe në vendet më të thella të botës, madje mund të them edhe tek popullësia indigjene si dhe në të gjitha skajet e Universit. Prandaj ,nuk do të ndalem te kjo se si arriti figura e Gjergj Kastriotit në literaturën Lituane ,sepse kjo tanim është një realitet ,jo vetëm për përfshirjen e tij dhe figurës së tij në këtë pjesë të Europës ,por edhe për pushtimin nga kjo figurë në literaturën e përgjithshme europiane dhe botërore.

Si arriti që figura e Gjergj Kastriotit t'i pushtoj mendjet dhe zemrat e shumë popujve dhe shkrimtarëve e historianëve ?!  Ndikimi i kësaj figure mbikohore dhe përfshrija në Literaturën e shumë kombeve e popujve tregon se ky personalitet dhe shpirti i tij e vizioni i ka prekur popujt dhe kombet e autorët që ta vendosin atë brenda vëmendjes dhe referencës së Literaturës së tyre ,respektivisht Literaturës europiane të kombeve të ndryshme. Sidoqoftë,është e rëndësishme që kjo figurë është trajtuar dhe e njohur edhe në literaturën e popullit Lituan. Kjo për faktin se duke ditur që ky vend gjendet jo edhe aq afër Arbërisë ,megjithkëtë emri i kryezotit të Arbërisë dhe të bëmave të tij kanë mbërri atje dhe tanim e ka vendin e tij në Literaturën Lituane. Këtu në këtë libër i ofrohet për herë të parë vepra që është shkruar në gjuhën Lituane për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun ,vepër këtë që autori e ka gjetë gjatë hulumtimeve mbi figurën e Gjergj Kastriotit tonë të Madh.(Pjesë nga parathënia e librit) Libri është botuar nga Shtëpia botuese „Hieronimus“ ,dhe shtypi Shtypshkronja „Lena Grafik“.Poashtu librin mund ta gjeni në Libraria Dukagjini dhe Libraria Artini -Toena në Prishtinë.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1