Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | LAJME | PULLAT POSTARE SHQIPTARO- AMERIKANE KUSHTUAR MISIONIT-,,APOLLO-11,,

PULLAT POSTARE SHQIPTARO- AMERIKANE KUSHTUAR MISIONIT-,,APOLLO-11,,

image HYSEN S.DIZDARI

 

PULLAT POSTARE 

SHQIPTARO- AMERIKANE KUSHTUAR MISIONIT-,,APOLLO-11,,

20 KORRIK 1969 – 20 KORRIK 2019

50 VJETORI II ZBRITJES  NJERIU NE HENE 

NGA :HYSEN S.DIZDARI

Antar i shoqatës Botërore të Gazetarve në Filateli

----------------------------------------------------------------------------------------

Sot u më 20 Korrik 2019 mbushen 50 vite  , kur dy kozmonautët amerikanë Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin, zbritën me anijen kozmike “Apollo-11” në Hene me 20 Korrik 1969.

Njerzimi ndodhet përpara sfidave të reja ,por kjo datë shënon një nga arritjet e madha të mbarë njerzimit,sepse ishte hera e parë në historin njerzore që njeriu pas shumë misjonesh  hapsinore arriti të shkelte mbi një trup tjetër qiellor, mbi Hene.

Kozmonautët amerikanë, Neil Armstrong dhe Edvin Aldrin ishin të parët që zbritën në Hënë. Po ata nuk ishin të fundit. Agjencia amerikane për fluturime në Hapësirë e njohur si Nasa,  ndërmori edhe 6 misione të tjera hapsinore në Hënë me anijen Apollo.

Zbritja në Hënë e ekuipazhit të “Apollo-11” ishte kulmi një arritje madhore për  mbarë njerzimin . Ky sukses i misionit “Apollo-11” hapi perspektiva të reja për misionet e ardhshme të NASA-s e cila vazhdoi  misionet e saj hapsinore  me Apollo12 deri në Apollo17.

Posta USA i ka kushtuar disa emisione me pulla postare në vitin 1969 dhe 2019,kushtuar ,,Apollo-11,, Por  Shqiperia fatkeqesisht në  vitin 1969 ishte  nën diktatures komuniste dhe  nuk i kushtoj asnjë emision me pulla posatare kësaj date historike .Por  pas fitores demokracise  Posta Shqiptare ka emetuar një emision me tre pulla postare dhe FDC,  kushtuar kësaj ngjarje me ,25 Korrik të vitit 1999.

Ne shqiptarët këtë ditë të  shënuar për mbarë njerzimin duhet të kujtohet me respekt e  nderime ,sepse kjo arritje e madhe njerzimit ,është mbeshtetur e financuar nga SHBA ,aleati historik i Kombit Shqiptare që nga shpalljen e pamvarsise me 28 Nentor 1912 deri në çlirimin e Kosoves në vitin 1999.

Prandaj shqiptaret ku do që jetojne i shprehin  Mirënjohjen e popullit shqiptare  , Qeverise Amerikane dhe  Qendrës hapsinore NASA dhe e Urojme të arrijë suksese të reja në studimet hapsinore.

Për të kujtuar e nderuar këtë arritje të njerzimit une i propozoje  ,Postës Shqiptare dhe  Postës Kosoves ;Komisionit shtetërore të pullës postare të Shqiperise dhe Kosoves ,që këtë  arritje madhore ,, 50 vjetorin e zbritjes  njeriut në Hene ,, për  të nderuar ,Shtetin Amerikan  ,Qendrën hapsinor Nasa dhe dy kozmonautët  amerikanë, Neil Armstrong dhe Edvin Aldrin të emetojë një emision shtese me pulla postare bredna  vitin 2019,kushtuar kësaj date hitorike për mbarë njerzimin .

Shenim:Propozimin me shkrim  është  derguar , Postës Shqiptare  dhe asaj të Kosovës .

Comments (2 posted):

Besniku on 21/07/2019 11:44:32
avatar
Shkrim shume interesant.
Une uroj qe propozimi Juaj Z.Dizdari,drejtuar Postes ne Shqiperi dhe Kosove te realizohet.
Faleminderit shume per te gjitha shkrimet e Juaja ne drejtim te pulles postes.
Mirepresim te tjera shkrime interesante.
Lorenci on 21/07/2019 12:35:45
avatar
Kujtimi i 50 vjetorit te zbritjes ne Hene te njeriut te pare eshte padyshim nje ngjarje mbreslenese sot.
Jam dakort me propozimin per nje emision te ri filatelik nga posta jone per te kujtuar kete ngjarje te madhe per njerezimin dhe pergezoj z.Hysenjo vetem per shkrimin interesant por edhe per iniciativen per ti propozuar dy postave,asaj kosovare dhe postes shqiptare,per te emetuar nje seri te vecante lidhur me kete eveniment.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1