Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | LAJME | NGUSHËLLOHEMI E TË KUJTOJMË PËRMES FJALËVE E VEPRAVE

NGUSHËLLOHEMI E TË KUJTOJMË PËRMES FJALËVE E VEPRAVE

image NGUSHËLLOHEMI E TË KUJTOJMË PËRMES FJALËVE E VEPRAVE

NGUSHËLLOHEMI E TË KUJTOJMË PËRMES FJALËVE E VEPRAVE 

Ishte dita e parë e korrikut, kur u takuam në Klinikën e Kardiologjisë, pas një njoftimi që më bëre se gjendesh aty. Qëndruam bashkë gjatë e biseduam për gjithçka ngapak, me theks të veçantë për “hallet” tua shëndetësore. M’u dhimbse shumë për gjendjen që kishe pasur, po paksa u ndieva qetë kur shprehje besimin se po ndihesh shumë më mirë dhe po shpreson se do të kthehesh shpejt në shtëpi, pas disa kontrollave dhe rezultateve laboratorike që i prisje. Në ndarje, të përqafuar u përshëndetëm gjatë e me urimet që të jetë e shkuar kjo gjendje shëndetësore. 
Kur hodhe hapat e parë drejt hyrjes në Klinikën e Kardiologjisë dhe unë mbeta në korridor, ishte fjala e fundit që më the: Shihemi!, dhe vazhdove tutje për t’mos u parë më kurrë, miku im. Kurrë nuk po iu dijka jetës, as fjalës se cila do të jetë e fundit, ajo e dhimbshmja, apo fjala që mbetet në kujtesë të përhershme. 
Gjatë bisedës nuk të tregova se isha duke përgatitur materialet e Edicionit të pestë të ”Vjeshtës dhe vargjeve”, ku kisha vënë edhe poezinë tënde “Lisat e vendit tim” me disa foto në Albumin e këtij libri, për të lënë mundësinë që pas botimit të kishe një surprizë të bukur. Sot, me ikjen tënde në përjetësi na u përmbysën të gjitha, miku im, po jo edhe respekti, dashuria dhe kujtimi i përhershëm për ty, për fjalën, punën dhe vlerat që na le, duke u ngushëlluar e çmallur çdoherë që të takojmë në gjurmët tua të pashlyera në libra e aktivitete.
Veprat dhe mesazhet tua për jetën do të jenë frymëzim i brezave, të cilët i edukove dhe ua kushtove një jetë tërë.  
I përjetshëm qoftë kujtimi për ty, miku dhe bashkëveprimtari ynë i devotshëm, Milazim Kadriu!

Ditëdhimbje,  
Më: 13.07.2019

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1