Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | LAJME | Gazetari i BIRN: “Ne kemi një kryeministër në Shqipëri i cili i ka quajtur gazetarët koshat e plehrave”

Gazetari i BIRN: “Ne kemi një kryeministër në Shqipëri i cili i ka quajtur gazetarët koshat e plehrave”

image Gazetari i BIRN: “Ne kemi një kryeministër në Shqipëri i cili i ka quajtur gazetarët koshat e plehrave”

Gazetari i BIRN: “Ne kemi një kryeministër në Shqipëri i cili i ka quajtur gazetarët koshat e plehrave”

 

 

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Etjen Xhafaj, u ndje ngushtë gjatë Konferencës së parë Globale për Lirinë e Medias që u zhvillua në Londër. Një gazetar i BIRN i pranishëm në këtë konferencë përpara se ti bënte një pyetje të drejtëpërdrejtë, zv ministrit Xhafaj, i cili ndodhej në panel, theksoi se  “Ne kemi një kryeministër në Shqipëri i cili i ka quajtur gazetarët koshat e plehrave dhe i referohet mediave si lajme të rreme (fake neës).” Më tej gazetari Besar Likmeta, që është redaktor i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN, me seli në Tiranë, shtoi se “Ishte një nga esencat kryesore të kësaj konference për të bërë një premtim për të ndaluar këtë lloj gjuhe kundër gazetarëve.”

Por pyetja, disi e papritur për zv-ministrin shqiptar “A keni qëndrim pasi keni marrë pjesë këtu nëse Kryeministri duhet të vazhdojë të përdorë këtë lloj gjuhe kundër gazetarëve shqiptarë?” me siguri ishte ajo që e vuri në siklet zyrtarin shqiptar, por dhe që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe gati u bë kryeradhë e panelit. 

Përgjigja e zv-ministrit ishte kjo: “Prania jonë shumë këtu është pjesë e zotimit tonë për të mbrojtur lirinë e medias dhe për të mbrojtur gazetarët. Në të njëjtën kohë, çelësi i fjalës sonë ishte të shmangnim përgjithësimet e gjera që në thelb nxjerrin një parim nga gjithçka: një fjalë tha në një rast të veçantë, ose në tri raste të veçanta, [sikur u tha të gjithëve] për të gjithë. Ne duhet të kthehemi në bazat. Dua të them, media përgjithësisht është përgjegjëse për mbajtjen e politikanëve të ndershëm dhe për të thënë të vërtetën. Pra, kjo është vlera thelbësore e kësaj. Në momentet kur [media] përdoret nga burime të tjera për të siguruar një rezultat ose një tjetër, atëherë bëhet shumë e errët se ku fillon [roli i medias] ose ku politika përfundon ... ose madje [një formë] e fuqisë së tretë. Kështu që unë mendoj se çelësi i kësaj nuk është thjesht të [shtypni] një lëvizje të lehtë…”

Konferenca e parë Globale për Lirinë e Medias, që u zhvillua më 10 dhe 11 korrik, në Londër ishte e organizuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe qeveria e Kanadasë. Kjo është e para e këtij lloji ku arritën të marrin marrë pjesë mbi 60 ministra, si dhe mbi 1000 reporterë dhe anëtarë të shoqërisë civile. Udhëheqësit globalë, përfaqësues nga industria e medias, gazetarët, shoqëria civile dhe akademia nuk ishin thjesht për të marrë pjesë në këtë eveniment të madh Global, por edhe për të bërë diskutimet e tyre interaktive në grupe të ndara, pjesë të paneleve. Dita e parë u përqendrua në përcaktimin e sfidave, e dyta në përshtatjen e zgjidhjeve. Ministrat e Jashtëm të Komonuelthit gjithashtu u takuan për të diskutuar lirinë e medias. Konferenca ishte e strukturuar rreth katër temave: mbrojtja dhe ndjekja penale, duke përfshirë mosndëshkimin, kornizat kombëtare dhe legjislacioni, ndërtimi i besimit në media dhe përballimi i qëndrueshmërisë së mediave të dezinformimit.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1