Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | LAJME | Dje u nda fizikisht nga jeta shkrimtari i nderuar dhe Qytetari i Mirë, Maku Pone

Dje u nda fizikisht nga jeta shkrimtari i nderuar dhe Qytetari i Mirë, Maku Pone

image Maku Pone

 

Maku Pone, shkrimtari, poeti, dramaturgu, publicisti, drejtuesi i emisioneve letrare në TV “Apollon” u largua nga kjo botë, duke lënë pas duart dhe mendjen e tij. Pas një sëmundjeje  disa mujore (Inschiemia cerebrale), me gjithë kujdesin e mjekësisë, të bashkëshortes, Liri, si dhe të së motrës(mjeke), Maku luftoi për jetën, por nuk e përballoi dot. Dje dha frymën e fundit duke lënë pas familjen, miqtë, shokët, qytetin e tij që aq shumë e donte.

Shpirti i tij i drobitur nga sëmundja,  do të endet deri nesër sa t’i vijnë fëmijët nga Gjermania  për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait, një babai të dhembshur, punëtor e të respektuar. 

 Maku iku fizikisht por shpirtërisht ai jeton në veprat e tij, pasi ai ka lëvruar në disa gjini: gazetari-publicistikë, poezi, prozë, dramë, letërsi për fëmijë. Ai do të vazhdojë të bisedojë me  gjithë ata që ka dashur dhe që e kanë vlerësiar, përmes ekranit të TV Apollon, ku ka dhënë më të mirën e vetes. Ai largohet i lumtur se ka lënë pas një thesar kulturor për kolanën eletërsisë shqipe.

Mungesën e tij do ta ndiejnë  familja, bashkëshortja , fëmijët, miqësia dhe shoqëria. Familja Haxhiraj i shpreh ngushëllimet më të ngrohta familjes, znj.Liri dhe fëmijëve të tij, sepse iku i zoti i shtëpisë, bashkëshorti shembullor, babai dhe gjyshi i dhembshur. Me mendje dhe shpirt jemi pranë jush në këtë dhembje të madhe!

Lamtumir miku yni i mrekullueshm, gojëmjalti dhe zemërmiri, Maku!

Të ndrittë shpirti yt si qelibar dhe e lehtë qoftë balta që të lindi, e cila përsëri do të të mbajë në gjirin e vetë! 

 Vilhelme e Fitim Haxhiraj

Vlorë,9.7.2019

 

 

Cili është Maku Pone

Maku Pone,- lindi më 1 Mars 1939 në qytetin e Fierit,  është poet, prozator dhe dramaturg shqiptar. Fëmijërinë e kaloi ne qytetet e Fierit, Pogradecit dhe Tiranës. Studimet e mesme i kreu në Shkodër, studimet e larta ne Moskë për inxhinieri nafte. Ka studiuar gjithashtu për filozofi. Pasi u diplomua punoi si inxhinier për një periudhë relativisht të shkurtër në industrinë e naftës. Në vitin 1974 filloi punë si kryeredaktor në gazetën e qytetit te Fierit. Pas debutimit me disa drama që u vunë në skenat profesioniste, në vitin 1983 filloi punë si libretist (dramaturg) pranë teatrit “Bylis”. Më pas punoi në televizionin rajonal TV Apolon. Pavarësisht nga punët që ka kryer ne vite, krijimtaria letrare ka qënë drejtimi kryesor i jetës së tij.

Në letërsi ka botuar qysh ne vitet pesëdhjetë. Në vitin 1969 ka dalë me librin e tij të parë poetik “Kur buzëqeshin shokët”. Përveç poezive ka shkruar mjaft për teatrin dhe një kohë i është kushtuar edhe letërsisë për fëmijë.

Ka fituar pesë çmime te ndryshme në konkurset-kombëtare në gjininë e poezisë (2 herë), ne prozë (2 herë) dhe në dramaturgji (1 herë).

 Krijimtaria letrare e Maku Pones:

 Poezi:  *Kur buzëqeshin shokët (1969); *Yje mbi bar (1973); *Në brazdat e kësaj toke (1975); *Lulëzim (1982); *Gjaku i verdhë i lulediellit (1998); * Në portat e erërave (1999); *Çeku i reve (2001; *Dëbora e Orientit (2005); *Trilogjinë poetike (2009); *Qiparisat e muzgut;  *Muzikë dimri; *Një kafe me gurin.

Dramaturgji: *Shpërthimi (1976); *Fundi i sinorëve (1977); *Asgjë nuk është harruar (1979); *Atje ne Ebro (1979); *Natë e pagjumë (1980); * Udhë të mbarë (1982); *Shokë dhe vite (1984); *Dosja 63 (1985); *Shqetësimet e një mjeku (1988); *Një vajzë e fyer (1990).

 

Prozë:*Shtëpia midis mollëve (1984) (novelë);*Trëndafilat e mesnatës (1987) (roman);*Motër e vëlla (2003) (roman);*Balona me bedena (2004) (tregime).

Letërsi për fëmijë:*Naftëtarët e vegjël (1969); *Ne jemi gjeologë (1969); *Postieri ynë (1970);*Na thërret trumbeta (1971;*Pushimet dimërore (1971); *Motër e vëlla (2003).

Përmes këtyre veprave, do të jetoj emri dhe vetë  Maku Pone! Lamtumir miku im i mirë me shpirtin e artë, lamtumir!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1