Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | LAJME | MAKU PONE, U NDA NGA NE…

MAKU PONE, U NDA NGA NE…

image Maku Pone

MAKU PONE, U NDA NGA NE…

Janë të hidhur lajme si këta. 

Largësia sikur ua shton goditjen mbi ne, që e vuajmë humbjen e miqve të dashur, të tillë si poeti dhe dramaturgu Maku Pone.

Jeta e solli që ai dhe unë të njiheshim në një fushë ku u lodhëm, vuajtëm dhe gëzuam tok. Fjalët që vumë ne, në buzët e artistëve të skenës, frymëzimi, emocionet që sollëm na e bënë lidhjen tonë miqësore më të fortë

Në teatrin dhe estradën e qytetit tonë të bukur të Fierit, në jetën letraro artistike të qytetit, miku im fjalë ëmbël, krijoi një atmosferë pjellorie, një filtër të çmuar për krijimtarinë time dhe të bashkëpunëtorëve tanë. 

Ishte mjaft i sinqertë dhe produktiv inkurajimi i krijimtarisë, teksa i miri Maku udhëhoqi për shumë vite me radhë shoqatën e krijuesve letraro-artistikë të atij qarku, me krijimtarinëe tij vetjake dhe me sendërtimin e një mjedisi aq miqësor për shkrimtarët, piktorët, skulptorët dhe kompozitorët fierakë.

Veçanërisht ne, që punuam në teatër falenderojmë fatin që shkrimtari Maku Pone erdhi në krye të këshillit artistik të teatrit dhe të estradës, në përkujdesjen e lëndës, si të thuash, të miellit, për magjen e skenës të teatrit “Bylis” Janë shumë kuptimplotë homazhet  dhe përcjellja që do t’i bëhen nesër të mërkurën nga salla e atij teatri. Është një pikëllim i shtuar mungesa ime dhe e Xhuljetës në atë nderim dhe në atë përcjellje. 

Se nuk mund të rri pa nënvizuar, që personalisht unë i detyrohem më tepër se kujtdo, atij njeriu të mirë dhe kurajoz për nxitjen dhe mbrojtjen e gjithanëshme që në mënyrë të veçantë unë e pata më shumë se kushdo një nevojë jetike të ethëshme.


Ndjej një lehtësim që para disa muajsh vrapova pranë tij të gëzoja tok me të përvjetorin e tij të tetëdhjetë. Është e pangushëllueshme që urimet tona patën shpirt, por jo forcë që t’ia zgjatnin edhe ca jetën këtij njeriu të rrallë. Dhe pikërisht nga shkrimi që publikova asaj dita po huazoj edhe një herë falenderimin tim:

Të faleminderit, Maku i shtrenjtë, që për mua, njërin nga miqtë e tu të afërt dhe për familjen tënde të dashur, jetove aq bukur! 

Të qoftë i lehtë dheu që do të të hedhin shokët tonë të përbashkët dhe rrugë të mbarë të kesh nëpër kujtimet tona të bukura!...


Florida, 8 korrik 2019

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1