Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | LAJME | Pas një burgimi të Presidentit të FFK-së Agim Ademi dhe disa problematika

Pas një burgimi të Presidentit të FFK-së Agim Ademi dhe disa problematika

image Agim Ademi

 

Pas një burgimi të Presidentit të FFK-së Agim Ademi dhe disa problematika

 

 

 

Ende të gjithë dashamirësit e sportit më të bukur dhe më popullor të Kosovës, i kanë të freskëta duartrokitjet që ekipi i Kombëtares së Kosovës, ua ka dhënë sublimitet, që nga zgjedhja në krye të FFK-së të të mirënjohurit Agim Ramadani. Por këto duartrokitje dhe urime për këtë njeri mjaft aktiv në këtë lëmi, u shuan dje dhe u zvetënuan, pasi Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi u dënua me 9 muaj burg, për një akuza disi dilematike,  për veprën penale të “Kërcënimit me vdekje” ndaj një personi. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Valbona Musliu-Selimaj në Gjykatën e Prishtinës. Por, krahas Presidentit të FFK-së, është dënuar dhe një tjetër person, Muharrem Rama, për të cilin gjykata ka vendosur një vit burgim, shkruajnë mediat në Kosovë. Agim Ademi dhe Muharrem Rama, akuzoheshin për veprat penale të detyrimit dhe ushtrimit të ndikimit. Aktakuza ndaj Ramës dhe Ademit është ngritur me 14 janar 2014, në bashkëpunim të Prokurorisë Themelore të EULEX-it, me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Hetimi për Agim Ademin ka nisur në vitin 2014, ndërsa akuza për të është ngritur nga prokurori i EULEX-it, Maarten Groothuizen dhe prokurori Ilaz Beqiri në Prishtinë. Sipas prokurorisë ata kishin qenë persona zyrtar kur kanë bërë ndryshimin e statusit të një parcele toke duke e shndërruar nga zona e gjelbëruar në zonë ndërtimore. Të dy të akuzuarit, dyshohet se gjatë periudhës 12 korrik-12 shtator 2012, me qëllim përfitimin material, kanë kërcënuar një person, emri i të cili është Dritëro Kadolli.

Ademi dhe Rama i kanë kërkuar viktimës që t`u japë një shumë prej 30 mijë eurosh si dhe një mjet tip “BMË X5”, që pretendohej se do t`i dorëzohej kryetarit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti.  Ndërkohë, kreu i këshillit Komunal të Prishtinës, pasi të merrte përfitimet materiale, do të bënte ndryshimin e statusit të një ngastre toke nga “zonë e gjelbër” në “zonë ndërtimore”.

E gjitha është gjykuar dhe është marë apriori ligjore në këtë vendim gjyqësor, që e lë në dilemë futbollin kosovar, kur dihet se ndeshja që shumëpritet mes Anglisë dhe Kosovës do të luhet më 10 Shator 2019 në Angli.

Duhet theksuar se mundësia e një dënimi më të lehtë, ose e një gjykimi në liri, do ta bënte akoma më të zgjidhshme këtë problem, duke i dhënë shkas të rishihej mirë dhe situata që bën palë dhe bashkë në fushën e blertë, thuajse gjithë shqiptarët atë ditë.

Po kush është Agim Ademi

Është i martuar është qytetar i Prishtinës. Ka magjistruar në shkencat e sigurisë dhe emergjencave, derisa njihet si biznesmen i suksesshëm në fushën e ndërtimtarisë, hotelierisë dhe prodhimit. Nga viti 1975 deri në vitin 1988 ishte futbollist aktiv. Nga viti 1992 Agim Ademi kontributin e tij e dha në zhvillimin e futbollit kosovar, si kryetar dhe donator i KF “Kosova” (P), klub i cili në një periudhë pati paraqitje të suksesshme në elitën e futbollit kosovar.

Federata e futbollit e Kosovës

Nga viti 2000 e deri më 6 korrik, 2018 kontributin e tij e dha si zëvendëspresident i FFK-së, kurse nga kjo ditë e mori postin e presidentit të FFK-së, duke u votuar unanimisht nga 58 delegatët e Kuvendit të FFK-së në mbledhjen e jashtëzakonshme zgjedhore, pasi pozita e presidentit kishte mbetur vakante pas vdekjes së papritur të legjendës së futbollit tonë, Fadil Vokrri.

Duke parë këtë biografi të pastër dhe të sinqertë të këtij intelektuali të dedikuar në shumë fusha në të mirë të integrimit evropian të Kosovës një gjykim ndryshe dhe një vendim më autoritar do të shërbente disi më mirë dhe më qartë. Shpresojmë se Gjykata do të rishikojë këtë vendim dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, do të ketë më tepër arsye të rrëfehet dhe bvazhdojë misionin e tij në ndihmë të Kosovës në lirinë e tij.

LEXO ANGLISHT - READ IN ENGLISH 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1