Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh i skenës, Muhamet Liko

Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh i skenës, Muhamet Liko

Font size: Decrease font Enlarge font
image Muhamet Liko

Presidenti i RSH z ILir Meta ne faqen e tij ne Facebook shkruan: "Me hidhërim mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur të humorit shqiptar, njërit prej parodistëve më të dashur të Vlorës, Muhamet Liko.
Ashtu si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të panumërt, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë.
Mjeshtri i Madh i skenës, Muhamet Liko do të mbahet mend përherë për paroditë, skeçet, humorin karakteristik e rolet gazmore, nëpërmjet të cilave jo vetëm falte momente të pashlyera argëtimi, por njëkohësisht stigmatizonte me plot mençuri plagët sociale të shoqërisë shqiptare.
Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes dhe fëmijëve, të afërmve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të Tij.
I paharruar do të mbetesh parodisti ynë i dashur!"

Comments (1 posted):

viron kona on 30/05/2019 21:51:48
avatar
Muhamet Lika do te jete gjithmone i gjalle ne historine e humorit vlonjat dhe atij shqiptar. Ai eshte nje nga yjet vezullues, jo vetem te katershes se parodisteve bashkekohore te Vlores, por te te gjithe harkut te artisteve te medhenj qe ka nxjerre Vlora dhe Shqiperia. Talenti i tij ishte rrezatues ne cdo pjese te humorit qe ai luante me grupin e parodisteve te njohur, nderkohe qe spikati me sharmin dhe cilesite jashtezakonshme te gjesteve, mimikes, te plastikes, te diksionit dhe intonacionit te zerit. Muhameti luante ne skene me shpirt dhe kishte aftesine artistike te behej njesh me rolin, duke i dhene rolit qe luante origjinalitet dhe freski me talentin e tij te rralle.
Te kater parodistet e Vlores jane nje shkolle e humorit, dhe nder ta, Muhameti pati vazhdimisht nje vend te vecante e te spikatur.
Lajmi trondites per ndarjen nga jeta te Muhamet Likes, shkakton deshperim e dhembje te thelle.
Ngushellime familjes per njeriun e dashur.
Meti do t`i mungoj Vlores, nderkohe qe vlonjatet do ta kene gjithnje te gjalle ne perfytyrim e biseda dhe te paharruar artistin e madh,modest dhe te dashur.
Me nderim dhe respekt te thelle per emrin dhe vepren e shkelqyer te Muhamet Likes,
Viron Kona

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1