Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | Biznesmeni Agron Kurtaj na zgjoi një traditë të bukur shqiptare edhe në Londër!

Biznesmeni Agron Kurtaj na zgjoi një traditë të bukur shqiptare edhe në Londër!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Biznesmeni Agron Kurtaj na zgjoi një traditë të bukur shqiptare edhe në Londër!Biznesmeni Agron Kurtaj na zgjoi një traditë të bukur shqiptare edhe në Londër!

Biznesmeni Agron Kurtaj na zgjoi një traditë të bukur shqiptare edhe në Londër!

 

Natyrisht tradita është ajo që “transportohet” ndjeshëm më shumë se të gjitha gjërat në mesin e “torbave” të emigrimit. Është kjo traditë që buron nga prindërit, nga të parët e një shtëpie të quajtur me “tradita”, nga themelet ku ajo është gatuar si e tillë, të quhet traditë. C. E. Murphy është një autore amerikane e lindur që shkruan fantazi dhe romancë. Ajo është autore e serialit Ualker Papers, Trilogjia e Negociatorit dhe Cikli i Trashëgimtarit, si dhe Kronikat Strongboks të cilat ishin shkruar nën një pseudonim. Ajo gjithashtu ka shkruar romanin grafik “Take a Chance”. Por për tradita ajo na sjell këtë version në mendjen tonë nga Uban Shaman: 

“Në Irlandë, shkoni në shtëpinë e dikujt dhe ju pyet nëse doni një filxhan çaj. Ju thoni jo, faleminderit, jeni vërtet mirë. Ajo pyet nëse jeni i sigurt. Ju thoni natyrisht se jeni i sigurt, vërtet, nuk keni nevojë për ndonjë gjë. Përveçse ata e shpallin atë. Ju nuk keni nevojë për një pije. E pra, thotë ajo, atëherë do të bëja disa, kështu që nuk do të ishte problem. Ah, po thua, po qe se do të ishit duke marrë disa, nuk do të më pëlqente një vend çaji, për aq kohë sa nuk ka probleme dhe unë mund t’ju jap një dorë në kuzhinë. Pastaj ju kaloni të gjithë gjërat nga e para derisa të dy përfundoni në kuzhinë duke pirë çaj dhe duke biseduar. Në Amerikë, dikush ju pyet nëse doni një filxhan çaji, ju thoni jo, dhe pastaj nuk merrni ndonjë çaj të mallkuar. Më pëlqente mënyra irlandeze se është më e mira”, përfundon C.E. Murphy, Urban Shaman. Dhe kjo më shpuri në një kënd të bukur, në kopshtin e saporestauruar të shtëpisë së re të biznesmenit shqiptar, Agron Kurtaj, ku mikpritja shqiptare shkon përtej pyetjeve rutinë. 

Mjafton një foto e hedhur në rrjetet sociale të kuptosh se shqiptari Agron Kurtaj, jo thjesht për mikun e përbashkët, agronomin Përparim Muça, por për mjaft të tjerë, e ka traditën me vete, e ka jo thjesht një pyetje, por një tryezë të shtruar bukur dhe këndshëm. Kjo tregon se kudo dhe kurdoherë shqiptari dallon me të tijën filozofike, se shtëpia është e mikut dhe e Zotit. Dhe kjo vjen nga shekujt. Sado të varfër të jenë malësorët, janë krenarë të presin miq. Sipas tyre, shtëpia është e Zotit dhe e mikut, ka diktuar me kohë Aleksandër Degrand Jules. Aleksandër Degrand Jules (1844-1906) ishte historian, diplomat dhe konsull i Francës në Shkodër në vitet 1893-1899. Udhëtoi kryesisht në Shqipërinë e Veriut dhe na la mjaft fotografi nga qytetet, qëndrat arkeologjike dhe natyra e bukur e vendit tonë. Fillimisht erdhi nga Ulqini në Shkodër, u habit nga gjelbërimi i saj, pemët e shumëllojshme, shtëpitë me kalldrëm, me /ardak, oxhak e frëngji. Portat e mëdha të tyre si dhe kalaja e qytetit, që janë vepra arti. I tërhoqën vëmendjen mjediset e brendshme të shtëpive, të pajisura me orendi të shtrenjta, të ardhura nga Venediku e Gjenova. Vallë shqiptarët vërtetë janë pellazgë, nga ajo racë që Homeri e quan hyjnore, pra të jenë pellazgë të mbetur të pastër dhe të papërzier deri sot, duke ruajtur gjuhën dhe shumë nga zakonet e tyre, siç dëshmojnë edhe disa autorë edhe studiues të kësaj çështjeje? Duke iu referuar autorëve të vjetër bizantinë, ai vë në dukje lashtësinë e trojeve shqiptare. Për të arritur në këto përfundime e ndihmoi njohja e kulturës së hershme ballkanike dhe e antikitetit greko-romak deri në mesjetë. Për bujarinë e shqiptarëve ai shkruan “Sado të varfër të jenë malësorët, janë krenarë të presin miq. Sipas tyre, shtëpia është e Zotit dhe e mikut.”

E kështu është dhe në rastin tonë në Londër, ku një Njeri fisnik si Agron Kurtaj, natyrshëm e ka këtë preambulë mbi të gjitha dhe e transmeton krejt shqiptarisht, njerëzisht në bukurinë e saj filozofike. Gëzuar nga mot në shtëpinë  e re Agron Kurtaj, shtëpinë që na zgjoi një traditë të bukur shqiptare edhe në Londër! 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1