Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | LAJME | Kadare, në shtëpinë e tij si vizitor: Shqipëria ka nevojë për një afirmim pozitiv

Kadare, në shtëpinë e tij si vizitor: Shqipëria ka nevojë për një afirmim pozitiv

image Kadare, në shtëpinë e tij si vizitor: Shqipëria ka nevojë për një afirmim pozitiv

Kadare, në shtëpinë e tij si vizitor: Shqipëria ka nevojë për një afirmim pozitiv

 

 

Ata kanë qenë të zotët e shtëpisë dhe për herë të parë do të hynin aty si vizitorë. Ismail dhe Helena Kadare do të bëheshin vizitorë të Shtëpi-Studios “Kadare”, duke e përshkuar atë me të tjera ndjesi.

 

Ismail dhe Helena Kadare me kryebashkiakun Veliaj dhe arkitekten italiane, Elisabetta Terragni 

 

Kujtimet e një jete të gjatë mes atyre mureve, të cilat janë dëshmitare ngjarjesh e bisedash me zë të ulët, në vitet e errëta të komunizmit, përziheshin me emocionin që shkaktonte fakti se tanimë shtëpia e tyre u përket të gjithëve. Tashmë, ajo është e hapur dhe pret vizitorë, të cilët kanë mundësi të zbulojnë paksa nga bota “e fshehtë” e shkrimtarit.

 Rafte të mbushura me libra, sirtarë me vizatime fëmijësh, dorëshkrime veprash, sende personale, skrivania, kolltukët.. janë aty, për të dëshmuar për një kohë të ndryrë aty. Sipas zyrës së shtypit të Bashkisë së Tiranës, çifti Kadare vizitoi muzeun i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pa praninë e mediave. “Askush nuk e dinte këtë projekt dhe ideja vetë është e mrekullueshme, është fisnike, shumë humane. Mua s’më mbetet veçse të përsëris mirënjohjen time për të gjithë”, mësohet të jetë shprehur ai.

 

“Në këto raste dihet që ka ndjesi, rizgjohen emocione. Unë kam ndjenjën e mirënjohjes. Në radhë të parë, një shkrimtar nuk mund të kuptohet pa lexuesin e vet, pa gjuhën e vet, pa vendin e vet, pa kombin e vet, pa miqtë e tij dhe të kombit të tij. Ne kemi nevojë, sidomos Shqipëria ka nevojë, për një afirmim pozitiv, për besim për të ardhmen e saj, ëndërron dhe bëhet gati për të hyrë në Europë. Mua kjo më prek, që marr pjesë në këtë afirmim njohjeje të kombit shqiptar. Edhe puna juaj, e të gjithëve që kanë punuar këtu, më prek shumë, jashtëzakonisht, madje më habit. Edhe fjalët, ku e keni gjetur gjithë këtë energji për këtë”, tha shkrimtari. Edhe më e emocionuar është shprehur Helena Kadare, duke përshkuar dhomat, ku ka jetuar me Ismailin dhe dy vajzat e tyre.

“Në këtë shtëpi kemi pasur kaq shumë gëzime, por edhe aq hidhërime, aq shumë sekrete, të cilat kujtoja se do të mbeteshin përjetësisht të mbyllura vetëm për ne, për familjen tonë. Befas, më mrekulloi ideja e hapjes dhe unë vij tani si vizitore. Habitem vërtet me këtë punë jashtëzakonisht të mrekullueshme që ka bërë bashkia, bashkë me ato vajza dhe djem të rinj, me një energji fantastike. Është shumë e papritur për mua personalisht ta shikoj këtë gjë dhe për këtë punë të mrekullueshme që ka bërë arkitektja Elisabeta, me të cilën kam pasur disa takime. Shumë bukur”, tha Helena Kadare.

ARKITEKTJA

“Nuk dua një varr, nuk dua një mauzole, nuk dua asgjë”. Kështu i kishte thënë në krye të herës shkrimtari, arkitektes Elisabetta Terragni “Nga kjo, ne mësuam se çfarë ai nuk donte”, tha Terragni, duke rrëfyer punën aspak të lehtë për të kthyer në muze, shtëpinë e personalitetit të letrave shqipe. “Ky apartament është për ne rezultati i celebrimit të letërsisë, nuk është një muze klasik, por është një vend ku mund të mësoni më shumë për sa i përket shkrimit. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme, jo vetëm për të festuar gjuhën, që është gjuha shqipe, në të cilën shkroi shkrimtari, dhe në të njëjtën kohë për të treguar sesi ky shkrimtar ia doli gjatë kësaj periudhe të vështirë për të përkthyer gjithë punët e tij. Ndaj, kjo është gjithashtu ajo çfarë duam të nxjerrim fillimisht në pah, që bota të shohë se ai gjithmonë shkroi në gjuhën shqipe”, u shpreh Terragni.

Ndërkaq, ditën e shtunë u krye edhe ceremonia e hapjes zyrtare të këtij muzeu. Krahas kryetarit të bashkisë, Veliaj, e pranishme ishte edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ambasadorë, artistë etj. Margariti do të vlerësonte “prekjen elegante” të arkitektes, e cila nuk ka ndërhyrë për të zhbërë atë çka lexuesi ka imagjinuar gjatë leximit të veprave të Kadaresë. Ajo e quajti një akt të guximshëm nga ana e çiftit Kadare, këtë hapje të intimitetit të tyre për publikun. duke iu referuar librit të Helena Kadaresë, “Kohë e pamjaftueshme”, Margariti u shpreh se pikërisht muzetë, kanë mundësinë ta ndalin kohën e të na rrëfejnë shumëçka përmes objektesh.

Kryebashkiaku Veliaj njoftoi se janë në bisedime që edhe shtëpia e shkrimtarit Dritëro Agolli, i cili ndodhet në të njëjtin pallat, në rrugën e “Dibrës” të kthehet muze, ndërsa e gjithë godina do të restaurohet nga arkitekti Maks Velo, i cili është autor i saj, madje është dënuar për prirjet “moderniste” në arkitekturë dhe pallati “kubist” ishte shprehje e saj

Comments (1 posted):

faruk myrtaj on 28/05/2019 03:38:30
avatar
Shqiperia eshte befasuese me relievin e saj...Brenda nje Pallati me Kuba, projektuesi i te cilit na sjelle memorie vetiake prej burgut, lulezuan ne Dimer Dy Patriarket e Letrave te asaj Kohe, nderuar si te tille nga Lali Eri i fidanishtes se Re...

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1