Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | Zhvillohen homazhe në nderim të Ervin Mirakut

Zhvillohen homazhe në nderim të Ervin Mirakut

Font size: Decrease font Enlarge font
image Zhvillohen homazhe në nderim të Ervin Mirakut

Elbasan/ Zhvillohen homazhe në nderim të Ervin Mirakut, oficerit dhe djalit elbasanas që humbi jetën në aksident tragjik

 

Zhvillohen homazhe në nderim Ervin Mirakut, oficerit të lartë të Policisë së Shtetit që humbi jetën në një aksident tragjik në Rumani.

Gjatë paradites së dielë në hollin e teatrit Skampa në Elbasan u zhvilluan homazhe në nderim të Ervin Mirakut (Dervina) , djalit të dy mësuesve të nderuar elbasanas Platon dhe Nexhmije Mirakut. Homazhet u zhvilluan nga ora 10 .00deri në orën 11 .00

Ervin Mirakut, (Dervina) humbi jetën në një aksident tragjik në Rumani ndërsa kthehej nga ditëlindja e bashkëshortes së tij.

Në homozhe ishin të pranishëm disa qindra miq, të afërm, familjarë, drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan , nga Garda e Republikës, Ministria e Brendshme , Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë dhe jo vetëm. Kurora u vendosën edhe nga ambasada e Rumanisë dhe shumë institucione të tjera.

Ai ishte me detyrë Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC).

Ngjarja tragjike u regjistrua në rrugën kombëtare Brâncoveneşti- Suseni, ku mbetën të lënduar edhe katër persona të tjerë. Sikurse raportuan mediat rumune, Dervina me origjinë nga Elbasani, ishte duke udhëtuar me një makinë me targa diplomatike të Ambasadës Shqiptare, kur u përplas me një kamion mallrash.

Ervin Miraku (Dervina) ishte një student i shkëlqyer dhe kishte 12 vjet që punonte në Trup Diplomatik.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1