Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | Lamtumira! Zarife Hasanaj prehet te Varrezat e Dëshmorëve

Lamtumira! Zarife Hasanaj prehet te Varrezat e Dëshmorëve

Font size: Decrease font Enlarge font
image Lamtumira! Zarife Hasanaj prehet te Varrezat e Dëshmorëve

 

Lamtumira! Zarife Hasanaj prehet te Varrezat e Dëshmorëve

Nëntetarja Zarife Hasanaj, Dëshmore e Atdheut u përcoll sot me nderime për në banesën e fundit në Varrezat e Dëshmorëve.Pas apelit të fundit dhe një minute heshtje, familjarë, të afërm e miq, por edhe personalitete të larta shtetërore i dhanë lamtumirën e fundit nëntetares që vdiq në krye të detyrës.

Arkivoli që mban trupin e Dëshmores së Atdheut iu drejtua rreth orës 13:50 monumentit “Nënë Shqipëri”. Ndërsa flamuri kuq e zi që e mbulonte iu dorëzua të atit, i cili nuk ka mundur t’i mbajë dot lotët.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Kryetari i PD, Lulzim Basha, bënë homazhe dhe u përkulën sot me nderim para trupit të nëntetares.Zarife Hasanaj ndërroi jetë në 6 Maj gjatë misionit të saj në Letoni, ku i shpërtheu një minë, kurse janë plagosur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1