Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | LAJME | Basha në Londër me ftesë të Partisë Konservatore dhe Parlamenti Britanik, takim me Komunitetin shqiptarë

Basha në Londër me ftesë të Partisë Konservatore dhe Parlamenti Britanik, takim me Komunitetin shqiptarë

image Lulzim Basha

Veç takimeve në Gjermani, tashmë Lulzim Basha do të shkoj dhe ne një tjetër kancelari te madhe te politikes perëndimore, në Britani te Madhe.
Me 17 maj lideri i opozitës shqiptare, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë do te jete ne Londër si i ftuar nga Partia Konservatore Britanike dhe Parlamenti Britanik.
Pas vizitës zyrtare lideri i opozitës Basha pritet te ketë dhe një takim me komunitetin shqiptare ne Britani te Madhe.
Kjo vizite e Lulzim Bashes ne një nga kancelaritë me te mëdha europiane, perëndimore dhe botërore vjen ne një kohe kur opozita ka braktisur Parlamentin ne kërkim te një kauze po perëndimore siç janë zgjedhjet e lira dhe te ndershme.
Kjo vizite e kreun te PD ne djepin e demokracisë perëndimore vjen ne një moment kur kryeministri shqiptare ne detyre Edi Rama është totalisht i izoluar, prej me shume se një viti apo me shume nuk ka asnjë vizite ne kancelaritë europiane dhe i vetmi mik e i ka mbetur është Aleksandër Vuçiç.
Lajmin e jep për mediat kreu i degës se PD ne Britani te Madhe Naim Hasani përmes një statusi te tij ne FB teksa fton bashkatdhetarët te jene te pranishëm ne takimin me liderin e opozitës shqiptare Lulzim Basha
Statusi i Naim Hasanit ne FB
Dega e Partisë Demokratike në Mbretërinë e Bashkuar ju fton të merrni pjese ne takimin qe lideri i opozitës shqiptare z. Lulzim Basha do të mbaje me komunitetin shqiptar në Britani, me rastin e vizitës zyrtare qe do të zhvilloje me ftese të Partisë Konservatore dhe Parlamentit Britanik.
Ne këto momente te rëndësishme për demokracinë dhe kombin shqiptar, z. Basha është i lumtur te ndaje me neve vizionin e tij për një Shqipëri Demokratike dhe Europiane, ku kontributi i qytetarëve shqiptarë, përfshi edhe atyre në diasporë, do te jete aktiv, i vlerësueshëm dhe gjithperfshires.
Takimi do te mbahet ne adresën, datën dhe orën e mëposhtme;-
Tuke Hall
Regent’s University London,
Inner Circle,
Regent’s Park,
London NW1 4NS
E Premte, date 17 Maj 2019
Ora: 19:00

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1