Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | LAJME | LIBRA, DHURATË PËR SHKOLLËN 9-VJEÇARE “VAËLLAZËRIMI”…

LIBRA, DHURATË PËR SHKOLLËN 9-VJEÇARE “VAËLLAZËRIMI”…

image LIBRA, DHURATË PËR SHKOLLËN 9-VJEÇARE “VAËLLAZËRIMI”…

Skicë:

LIBRA, DHURATË PËR SHKOLLËN 9-VJEÇARE “VAËLLAZËRIMI”…

Nga: Murat Gecaj

1.

Nuk është hera e par,ë që krijuesi dhe autor botimesh, Bashkim Saliasi, zv.drejtor i shkollës 9-vjeçare “Vëllazërimi” të kryeqytetit kërkon të takojë kolegë e miq të tij, shkrimtarë, poetë e studiues. Kështu ndodhi edhe të shtunën, kur ai na bashkoi në lokalin “Galaxy”, aty ky fillon Bulevardi i Ri të Kryeqytetit, për të pirë kafe së bashku.

Po, në këto takime të bukura e mbresëlënëse, Bashkimi dëshiron që dhe të kërkojë ndihmën e bashkëpunimin e miqëve të tij  botues. Synimi është që bibliotekën e shkollës së tyre ta kenë me sa më shumë botime, nga autorë të ndryshëm dhe nga fusha të ndyshme të diturisë. Sepse, kështu, nxënësit, por dhe mësuesit, gjejnë aty libra më vlerë, të cilët u shërbejnë në procesin mësimor-edukativ, por dhe për veprimtari të ndryshme ose lexime të lira, pra në kohën e pushimit.

Unë e miku V.Kona, ca kohë më parë, kemi patur rastin ta vizitojmë këtë shkollë. Jemi njohur me drejtues, mësues e nxënës të zellshëm e miq të librit dhe kemi marrë pjesë në një veprimtari kulturore, që ishte organizuar mjaft bukur. Sigurisht, ajo nuk ka qenë një rast i shkëputur, sepse veprimtari të tilla, kulturore-artistike, recensione për librat e rinj etj. janë organizuar shpesh herë, duke patur interesimin e posaçëm jo vetëm të Bahkimit, por dhe të vetë drejtoreshës së tanishme, Merita Prenga.

2.

U zgjata paksa, për të treguar që, në takimin e mësipërm, ne dhuruam disa botime tonat, por dhe ndonjë revistë, kolektivit mësues-nxënës të shkollës 9-vjeçare “Vëllazërimi”. Ndër to, ishin dhe botime të shkrimtarit të paharruar, Skënder Hasko.“Do t’i vendosim në një një dollap të posaçëm, ku duken mirë, librat tuaj”-tha Bashkimi, duke buzëqeshur e duke e shprehur kënaqësisnë e vetë, me atë buzëqeshjen karakteristike.

Ndërkaq, ne e dinim që edhe Bashkimi shkruan. Bile, më kujtohet që i kam lexuar në dorëshkrim librin me titullin “Ne ishim pesë shokë” (Tiranë,     ). Kështu edhe kësaj here ai na u përgjigj me dashamirësi, duke na bërë një suprizë të bukur. Pra, secilit nga ne në takim, por dhe për ndonjë mik tjetër, i cili nuk erdhi dot, na dhuroi librin e ri të tij, sigurisht me kushtim, që përmbn skica dhe tregime për fëmijët, “Po, gjyshi përse i lexon librat e mi?!”(Tiranë,2018). Ndërsa më parë ai kishte botuar librat:“Dobrusha, 1700-2010” e “Katër krizma të mallkuara”.

…Minutat në këtë takim kaluan shpejt dhe bisedat tona nuk kishin të mbaruar. Ato ishin, sidomos, për krijimtarinë dhe botimet, jo vetëm tonat, por dhe të kolegëve e miqëve tanë. Me këtë rast, e përshëndetëm nismën e ndërmarrë, për pasurimin e bibliotekës së shkollës 9-vjeçare të kryeqytetit, “Vëllazërimi”, me kujdesin e posaçëm të mikut tonë të përbashkët, Bashkim Saliasi.

Por edhe ne u ndjemë mirë, që po jepnim sadopak ndihmesën tonë në përmbushjen e kësaj detyre kaq të vlefshme e të bukur. Me siguri, mësuesit e nxënësit e kësaj shkolle e vlerësojnë  dhe e çmojnë  dhuratën-libra, që u dërgojnë atyre autorë tanë të ndryshëm.

-Urime dhe të keni një bibliotekë model, e cila të ziejë nga lexuesit e shumtë dhe nga veprimtaritë e larmishme, që do të organizohen aty!

Tiranë, 13 prill 2019

Comments (1 posted):

bashkim saliasi on 14/04/2019 22:35:10
avatar
Mirëmbrema Profesor Mrati! Për mua qe një moment i veçantë, kur u takuam si dikur kur botohej gazeta Mësuesi dhe me thënë të drejtën mu duke se në ate tavoline do diskutonim rreth tematkave qe shkruanim dhe diskutonim dikur. Por jo!? Ndodhi e kundrta! Nje bisede e bukur mbreselense dhe shume dashamirese midis miqesh te sinqerte qe e duam njeri-tjetrin pa interesa, por per respekte te miqesise. Te falenderoj per skicen qe keni publikuar dhe per dhuratat e bukura qe me bete ju miqte e mi me te cilet kam pasur fatin tu njoh, lexoj dhe degjoj me shume dashamiresi. Nga ju ke çfare meson dhe une nga hera preferoj qe me shume te degjoj sesa te flase. falenderim edhe nga drejtore e shkolles time Vellazerimi zonja Merita Prenga. Faleminderit dhe jete te gjate dhe plote shendet. Bashkim Saliasi. Tirane, me 13.04.2019 ora 12 e 30.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1