Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | Presidenti Meta ripërgëzon biznesmenin Përpepaj

Presidenti Meta ripërgëzon biznesmenin Përpepaj

Font size: Decrease font Enlarge font
image Presidenti Meta ripërgëzon biznesmenin Përpepaj

Presidenti Meta ripërgëzon biznesmenin Përpepaj

 

 

President i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir Meta, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Mbretëri të Bashkuar ka gjëtur rastin dhe kohën e tij të rifalenderojë përzemërsisht biznesmenin e shquar dhe atdhetarin e palodhur Skënder përpepaj, për kontributtin e tij të madh, jo vetëm të njohur në fushën e biznesit në MB, por edhe për humanizmin e tij të madh në kontributin për hapjen e rrugës në Curraj të Epërm, bazuar në kontributin dhe donacionet e mjaft të tjerëve, ku spikat dhe donacioni i madh i z Përpepaj. 

Gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerësoi Lord George Robertson me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin: “Në mirënjohje të thellë për angazhimin e çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për kontributin e spikatur në integrimin e Shqipërisë në Aleancën Trans-Atlantike”. Në një audiencë të veçantë, ku merrnin pjesë personalitete të larta britanike, Presidenti Meta e cilësoi Lordin George Robertson si një nga personalitetet më të spikatura të politikës ndërkombëtare të kohës, por dhe si një nga miqtë më të mirë të Shqipërisë dhe rajonit.

Po kështu një ditë më parë gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe, Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta u prit nga Sir Alan Duncan, Ministër për Europën i Britanisë së Madhe. “Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të Britanisë së Madhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor edhe pas Brexit”, – theksoi Presidenti Meta, “pasi, vendi juaj ka një rol kyç në këto dekada për forcimin e stabilitetit në Ballkan”. Ministri Duncan dhe Presidenti Meta ndanë qëndrime të njëjta mbi zhvillimet në rajon, progresin historik të Maqedonisë së Veriut si dhe për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi, që të konkludojë në arritjen e një marrëveshjeje, e cila do të forcojë stabilitetin dhe të ardhmen europiane të gjithë rajonit. Ministri Duncan e siguroi Presidentin Meta se Britania e Madhe do vijojë të jetë prezente në Shqipëri dhe në rajon, me qëllim të konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor. Duke vlerësuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në fushat e sigurisë, të luftës kundër krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit, Presidenti Meta theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar midis dy vendeve në të ardhmen, në nivele më të larta.

Sakaq dhe takimi me biznesmenin Përpepaj rizgjoi dhe një herë atë takim në Presidencë kur pritja ishte nga Sh.T.Z. Ilir Meta për një përfaqësi të “Shoqatës Nikaj-Mërtur”, ku natyrisht ishte në plan kryesor dhe kontributi dhe ndihma e z Përpepaj. 

Gjatë bisedës tejet miqësore, ra në sy thjeshtësia dhe respekti i z Meta dhe biseda e pastër dhe tejet e sinqertë e z Përpepaj. Z Përpepaj theksoi se në muajin Tetor ai dhe Kompania e tij janë përzgjedhur për të marë një vlerësim nga vetë Kryeminstrja Britanike Thereza May për kontributin e tij të madh në UK. Nuk e fshehu dhe përkushtimin e tij dhe itinerarin Londër- Nikaj-Mërtur -Curraj i Epërm, duke mbështetur të gjithë punëtorët, të gjithë patriotët e zonës për iniciativën e nisur.

“Ju e nisët vetë rrugën e ndryshimit në Curraj të Epërm e Nikaj-Mërtur, – ritheksoi Presidenti Meta, “tani është koha që ta vazhdojmë së bashku, pasi resurset për zhvillimin e turizmit në atë zonë janë të jashtëzakonshme”.

Nga ana e tij z Përpepaj tha se  “Ndjehem i lumtur që kam kontribuar sadopak që kjo ëndërr e kahershme të kthehet në realitet. E kam konsideruar si obligim dhe jam shumë i lumtur që ka përfunduar me sukses", duke mos harruar të thotë fjalët më të mira për të gjithë kontributorët dhe angazhuesit. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1