Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | NË KUJTIM TË SHKRIMTARIT SKËNDER HASKO…

NË KUJTIM TË SHKRIMTARIT SKËNDER HASKO…

Font size: Decrease font Enlarge font
image SKËNDER HASKO

NË KUJTIM TË SHKRIMTARIT SKËNDER HASKO…

Nga: Murat Gecaj

Ne, një grup krijuesish: publicistë, shkrimtarë e poetë, për të nderuar e kujtuar jetën dhe veprën shumëplanëshe  të shkrimtarit të paharruar, Skënder Hasko ( Dukat-Vlorë, 2 mars 1936-Tiranë, 4 shkurt 2013)  u takuam në mjediset e lokalit “Migena”, afër Hotelit “Tirana” të kryeqytetit…

Tema kryesore e bisedave tona ishte jeta e tij, e mbushur plot me krijimtari të çmuar dhe veprimtari të dobishme, sidomos për breznitë e reja. Në organe të ndryshme shtypi, si në Revistën “Pionieri” ose drejtor i Teatrit Kombëtar të Fëmijëve, ai u dallua për punën e tij të palodhur e shpirtin krijues.

Janë me dhjetëra veprat e bukura, që ka lënë Skënder Hasko trashëgimi për brezat, në prozë e poezi, dramaturgji e kinematografi. Për tërë këtë veprimtari, ai u çmua e u vlerësua, me mjaft çmime, si  brenda e jashtë vendit. Domethënëse është, se Shoqata Kombëtare e Letërsisë për Fëmijë e të Rinj ka miratuar Çmimin “Skënder Hasko”, i cili u jepet krijuesve më të dalluar për të vegjëlit e të rinjtë, si në poezi e prozë.

Në takimin, që përmenda më lart, vëllai i Skënderit, Arifi na dhuroi librin më të ri të tij, në prozë, “Kafshë dhe Shpendë”-Kureshtira (Tregime), Tiranë, 2019. Po kështu, vetë Arifi na dhuroi dy libra të tij, që ka botuar në fillimin e këtij viti.

Pas atyre bisedave mbushur me kujtime, për shkrimtarin Skënder Hasko dhe tematika të tjera, u ndamë përzemërisht, duke u përshëndetur me njëri-tjetrin dhe duke shprehur dëshirën që të takohemi përsëri edhe në një rreth më të gjerë.

Tiranë, 2 mars 2019

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1