Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | Ndahet nga jeta Sadije Agolli

Ndahet nga jeta Sadije Agolli

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dritero Dhe Sadije Agolli

 

 

Eshtë ndarë nga jeta bashkëshortja e shkrimtarit Dritëro Agolli, Sadije Agolli. E veja e shkrimtarit të madh shqiptar u nda sot nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ajo ndërroi jetë në Spitalin e Neurologjisë për shkak të një hemoragjie cerebrale. Lamtumirë Sadije! Rama kujton bashkëshorten e Dritëro Agollit

Ngushëllime për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së Dritëro Agollit ka shprehur sot edhe kryeministri i vendit, Edi Rama. Përmes një statusi në Facebook, Rama e cilëson atë si shoqen, të dashurën, gruan dhe hijen e shkrimtarit të ndjerë Dritro Agolli.

STATUSI I PLOTE

Sadie Agolli ishte hija, shoqja, e dashura, gruaja e Dritëroit dhe kur ai iku, ishte pak si për të shkuar përpara për të parë banesën tjetër, ku Sadia i është bashkuar tanimë pas një ndarjeje që e ktheu në hije që kishte humbur dritën. Lamtumirë Sadie!

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Sadije Agollit, bashkëshortes së shkrimtarit Dritëro Agolli. Basha thotë ajo është shembulli më kuptimplotë i thënies se pas çdo burri të madh, qëndron gjithmonë një grua e madhe. Ai i bashkohet amanetit që Sadija dhe Dritëroi lanë, që të përcillen jo me vaj por me dinjitet.

STATUSI I PLOTE

Mësova me hidhërim të madh ndarjen nga jeta të Sadije Agollit, bashkëshortes së shkrimtarit të madh të letrave shqipe, Dritëro Agolli.

Një gazetare dhe poete e njohur, kjo bijë e Shkodrës ishte bashkëudhëtarja për mbi 5 dekada e krijimtarisë magjepsëse të Dritëroit. Sadija është shembulli më kuptimplotë i thënies se pas çdo burri të madh, qëndron gjithmonë një grua e madhe.

Jam i sigurtë se çdo lexues i poezive magjepsëse të Dritëroit, teksa ju kthehet atyre, do të kujtojë edhe gazetaren që ka qenë lexuesja dhe kritikja e parë e atyre rreshtave.

Duke ju gjendur pranë Elonës dhe Artanit, i bindur se kujtimi i një lidhjeje të madhe mes intelektualësh dhe i kujtimeve që ata lanë, i bashkohem amanetit që Sadija dhe Dritëroi lanë, që të përcillen jo me vaj por “me dinjitet, ashtu siç jetoi Dritëroi e jetuam deri tani”. U prehtë në paqe!

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1