Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | Është ndarë nga jeta studiuesi i iktiologjisë, Aleksandër Flloko

Është ndarë nga jeta studiuesi i iktiologjisë, Aleksandër Flloko

Font size: Decrease font Enlarge font
image Aleksandër Flloko ne Presidence me Vilhelme dhe Fitim Haxhiraj

 Në datën 7 shkurt u përcoll trupi i pajetë i Aleksandër Fllokos

    Para tri ditësh në Tiranë, më, 7 shkurt, 2019, u zhvillua ceremonia mortore dhe u bënë homazhe për përcielljen e trupit të pajetë të intelektualit dhe studiuesit të mirëfilltë Aleksandër Pavli Flloko, i cili i përkiste gjithë Shqipërisë. Origjinën e babait e kishte nga Gjirokastra, lindi në Dardani, u rrit, u arsimua dhe dha vlera në Vlorë, ndërsa gjysmën e dytë të jetës e kaloi Durrës e Tiranë.Është i biri i mjekut infeksionist, Dr, Pavli Flloko, që dhe sot emri i tij nderohet nga gjithë ata, të cilëve u ka shërbyer.

    Aleksandër Flloko ose “Aco”, siç e njeh çdo vlonjat. Kështu e ka thirrur i madh dhe i vogël në qytetin e Vlorës, ka lindur më 1946, në Dardani, në zemrën e shqiptarisë, në  qytetin e Pejës.   Me prishjen e marrëdhënieve Shqipëri –Jugosllavi, familja Flloko u nda në dy pjesë, nëna me njërin djalë ngeli në  Republikën Federale Jugosllave, kurse babai, Dr.Pavli Fllokome djalin tjetër jetonin në Vlorë. Pas shkollës së mesme në Vlorë, Aco shkoi me studime në Universitetin e Tiranës, katedra e Biologjisë. Pas përfundimit te studimeve emërohet në sektorin e peshkimit Vlorë, ku punon deri në vitin 1980. 

    Në vitet 1974-79, ka qenë pedagog në Universitetin e Vlorës( Akademia e Marinës), krahas punës si biolog në peshkim.

   Në vitet 1981-1991, punon në Institutin e Kërkimeve të Peshkimit Durrës. Në periudhen 1986-1992, ka qenë edhe Pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrësdhe në UBT. 

    Në maj 1991-1998,  emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Peshkimit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. 

    Në vitet ’90 e në vijim ka bashkëpunuar si koordinator dhe konsulent në projekte dhe studime të ndryshme të FAO-s për Peshkimin dhe Akuakulturën ne detit Mesdhe

   Në vitin 1998, merr gradën “Doktor i Shkencave” ‘në fushën e biologjisë së aplikuar për realizimin për herë të parë të riprodhimit artificial të peshqve detarë në Shqipëri’. Për kontributin e tij në fushën e kërkimit shkencor, si edhe në mësimdhënie, në vitin 2005 ai merr titullin “Profesor i Asociuar”. 

    Nga 1998 – 2000, drejton Stabilimentin e Konservimit të peshkut në Durrës

    Në periudhën qershor 2000 - qershor 2004, ka punuar si Koordinator Kombëtar në një projekt pilot të Bankës Botërore

   Nga korriku 2004 - janar 2007, ka qenë Shef Departamenti në Institutin e Kërkimeve Veterinare.

   Gjatë gjithë kësaj periudhe, Prof. Flloko ka qenë bashkëpunëtor i disa projekteve të FAO, BE dhe BB, si edhe anëtar i disa bordeve kombëtare e ndërkombëtare. 

    Nga 1999 -2006, ka qenë Drejtor i Bordit të Drejtorëve në Këshillin e Ekspertëve të Agrobiznesit

    Nga 2003 -2007 rikthehet si Pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës, duke futur për herë të parë në këtë Universitet lëndët « Ihtiologji » dhe « Menaxhim peshkimi ».

    Në janar 2007- gusht 2007,  emërohet sekretar i parë në Misionin e Shqipërisë pranë BE-së në Bruksel, në fushën e bujqësisë, ushqimit dhe resurseve peshkore. 

    Është autor i mbi dyzet (40) studimeve dhe ka botuar një numër të madh artikujsh në revista shkencore, brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka marrë pjesë në mjaft aktivitete ndërkombëtare, kongrese, konferenca, simpoziume, etj. Është gjithashtu bashkëautor i monografisë “Ihtiofauna e Shqipërisë” dhe autor i disa teksteve universitare si Iktiologjia, Menaxhimi i Peshkimit, Akuakultura, etj. Prof. Flloko është njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja.

      Në vitet-2007- 2012, intelektuali, studiuesi me titujtProfesor &Assstent Doktor,kalon me detyrën,Sekretar i Përgjithshëm i Presideniti të Republikës Bamir Topi.

Aco Flloko, biolog i apasionuar, kërkues shkencor në profesionin e tij për zhbirimin e botës nënujore, vlerat ekonomike të kësaj bote tejet të pasur,  mbi të gjitha dallohej si qytetar dhe njeri i mirë. 

  Por për fat të keq, Aco u nda nga jeta në një moshë që mund t’i jepte ende vlera në Iktiologji, në studimin e peshqëve që përbëjnë një pasuri të madhe ekonomike për vendin. 

Me ndarjen nga jeta të  Aleksandër Fllokos, familja humbi njeriun më të dashur. Aco do t’i mungojë bashkëshortes, fëmijëve do t’u mungojë babai, Kurse aktorit Timo Flloko do t’i mungojë vëllai. Mungesën e tij do ta ndiejnë miqtë dhe shokët.Kombit iu pakësua një vlerë intelektuale, një individualitet në një fushë të rrallë të shkencës.  

    I qoftë e lehtë balta që e pranoi në gjirin e saj! I shprehim ngushëllimet tona Znj. Gita, fëmijëve dhe vëllait! 

Ngushëllimet më të sinqerta, për mikurn tonë të mirë, Aco, në emër të familjes Haxhiraj, Vilhelme e Fitim Haxhiraj

  Vlorë, 10.2.2019

Comments (1 posted):

Guri Naimit D on 14/02/2019 13:47:55
avatar
Pema bie nene Peme i tille ishte dhe Aleksander Flloko i ndiere. I perjetshem kujtimi te ndierit Aleksander Flloko
Ngushellime families dhe dashamiresve.
Bashkekohesi;
Guri Naimit D

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1