Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | Ndërron jetë Kiço Blushi skenarist dhe shkrimtar shqiptar.

Ndërron jetë Kiço Blushi skenarist dhe shkrimtar shqiptar.

Font size: Decrease font Enlarge font
image Kiço Blushi

Kiço Blushi skenarist dhe shkrimtar shqiptar.

Kiço Blushi ka lindur në qytetin e Korçës në 23 gusht të vitit 1943. Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse filloi punën si redaktor pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe në vitin 1974 kalon si redaktor në Kinostudion "Shqipëria e Re". Skenari i tij i parë ishte ai i filmit "Çifti i lumtur" në vitin 1975 si bashkëautor. Me skenarin e filmit "Beni ecën vetë" në vitin 1975 u vlerësua me Çmimin e Republikës së Klasit të III-të. Ka shkruar 14 skenarë filmash artistikë dhe dy skenarë filmash dokumentarë dhe vizatimorë. Më 20 shkurt të vitit 1991 thirret nga Presidenti Ramiz Alia që të marrë pjesë në Këshillin Presidencial. Nga viti 1991 deri në vitin 2006 ka qënë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Partinë Socialiste. Me dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Publik Shqiptar, u largua nga politika aktive. Aktualisht Kiço Blushi ishte Kryetar i Bordit Drejtues të Qëndrës Kombëtare të Kulturës. U nda nga jeta më 8 shkurt 2019.

Kiço Blushi është i ati i deputetit të pavarur Ben Blushi.

Comments (1 posted):

Guri Naimit D on 13/02/2019 03:14:55
avatar
Faleminderit "Fjala e lire".
I perjetshem kujimi i jetes dhe vepres se Kico Blushit,nje nga veteranet e krijuesve shqiptare sa drejtues istitucioneve shqiptare.
Ngushellime families sa dashamiresve Per"Pasuesit veterane"-Toronto.
Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1