Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | KUJTIME TË HAJRI HOXHËS PËR 4 SHKURTIN 1944

KUJTIME TË HAJRI HOXHËS PËR 4 SHKURTIN 1944

Font size: Decrease font Enlarge font
image KUJTIME TË HAJRI HOXHËS PËR 4 SHKURTIN 1944

 

KUJTIME TË HAJRI HOXHËS PËR 4 SHKURTIN 1944

Fragment nga libri në dorëshkrim

Më 1 shkurt 1944, shkruan në kujtimet e tij ish  partizani Hajri Hoxha, kujtime jetësore mbledhur në një libër voluminoz ende në dorëshkrim, takohemi me Eshrefin (Palikuqin A.A) e sipas porosisë shkojmë tek shtëpia e Mete Bahollit (Babai i Sul Bahollit).
Mixha Mete na thot
ë "pritni pak".  Nuk vonoi, erdhi e së bashku me të na çon te shtëpia e Skënder Pustinës ku takojmë të vëllain e tij, Dinen e nënën e tyre. E kujtojmë rastin si Eshrefi edhe unë që si Metja e Dinja na shoqëruan rrugës së Dibrës e futemi në një rrugicë që sot e ka emrin rruga "4 shkurti". Futemi në një furrë pjekjeje. Metja takohet me furrxhiun e dëgjuam fjalët "Simitet" ejani t'i merrni nesër. Kur morëm materialet te Dinja më 2 shkurt na thotë "Simitet" i morëm, ja i keni gati.
Sipas porosis
ë që kishim, dolëm dhe bëmë takim me shoferët Reshat Fetahun, Rasho Latin dhe ndihmësin Kurtin që do të bënim planin e marrjes së materialeve. Të tre këta ishin të lidhur me lëvizjen antifashiste. Unë me Rashon e Kurtin kishim miqësi familjare. Ata shpesh kishin sjellë materiale me korrierin partizan Refik Sharkun. Bëjmë planin që më 3 shkurt të niseshim duke e ngarkuar makinën me arka sapuni e ndër to do futnim materialet. Kështu vepruam duke  marrë edhe një makinë shkrimi kjo, jo se s 'kishte makinë shkrimi në Dibër, por atë e merrnim me qëllim që
çdo material propagandistik që do të shtypej në Dibër të mos diktohej.
E lam
ë fjalën që të niseshim më 4 shkurt.
Si edhe n
ë net të tjera, si Eshrefi dhe unë fjetëm në shtëpitë që ishim përpara. Plan i nisjes na u prish, sepse siç dihet në 4 shkurt ndodhi masakra e operacionit gjerman e bashkëpunëtorëve të tyre kundra popullit të Tiranës.
M
ë kujtohet si sot  në mesnatë, ku unë bujtsha tek shtëpia e Reshit Korumit (karshi shtëpisë së Xhindollëve) dëgjova britma grash, fëmijësh, trokitje e shqyerje dyersh. Të gjithë çohemi e nuk vonoi, shqyen dyert edhe të kësaj shtëpie, mercenarët kontrollojnë pasaportat e për fat ikën. Dëgjojmë të shtëna armësh.
nesërmen pamë pak më tej katër vetë të pushkatuar...

Abdurahim Ashiku

 

 

Comments (1 posted):

Guri Naimit D. (Dh Xhoga) on 04/02/2019 14:21:02
avatar
4 Shkurti mos ndodhte KURRE!

Faleminderit i nderuari Abdurrahim Ashiku,ta kam thene;-ASHIK i Vertete Je,-na shkruan e kujton kete Dite te ZEZE ne Tirana.
Ne ate masaker te Gjermano-Ballisteve "4 Shkurti"ne Tirane.Ju permendni kater te rene,po kane qene 84,si na tregon jistoria.Ajo Rruga "4 Shkurti" te te mbetet monument i asaj masakre ne kujtsen e njerezve,me te drejte dale thiria:
-4 Shkurtu mos ardhte KURRE!.
Ne Toronto jemi dhe me dhimbie e kujtojme ne "Pasardhesit e Veteraneve" qe si kujtim te tyre,po nisemi,(se ketu ora eshte 09 e mengjezit),ne nje nga VorezatTorontoe(ku preshet Veterania Meshane e te tjere shqiptare ,ndezem nga nje qiri.
I perjetshem Kujtimi i tyre !
BREZAT te ruajne KUJTESEN KOMBETARE!

"Pasuesi Veteran"

Toronto04-02-2019.Guri Gaimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1