Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | Adeus Mourinho!

Adeus Mourinho!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Zhoze Mourinho

 

“Special One’ nuk është më një i tillë pasi Mancester United e shkarkon menjëherë. Humbja kundër Liverpool firmosi zyrtarisht fatin e Zhoze Mourinho-s, një marrëdhënie e cila ishte e destinuar të vinte në këtë pikë, në një kohë kur gjithçka ishte kundër teknikut portugez.

Me një deklaratë “rrufe”, klubi i United ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e kontratës në mënyrë të menjëhershme e Mourinho-s: “Klubi dëshiron të falënderojë Jose për punën e bërë tek Manchester United dhe i urojmë fat në të ardhmen. Një udhëheqës i ri do të vihet në krye të skuadrës deri në fund të këtij sezoni për të zgjedhur më pas një menaxher me kohë të plotë”, lexohet më tej në njoftimin e klubit anglez.

Prej kohësh ndërmjet Mourinhos, lojtarëve dhe stafit drejtues ishte krijuar një krisje e madhe  por Mourinho me egon e tij insistonte se do të qëndronte edhe për shumë kohë në “Old Traford” por ja që drejtuesit e klubit i bëjnë “gol” duke e shkarkuar përpara kohë. Aktualisht Man.United renditet ne vendin e 6-të në Premier League, minus 19 pikë nga Liverpooli kryesues, ndërsa rrezikon ndjeshëm të mos marrë pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm.

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1