Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | Me orientim të ASHASHA dhe nën kujdesin e familjes Haxhiraj në Vlorë u organizua ceremonia e dhënies së titullit “Akademike”

Me orientim të ASHASHA dhe nën kujdesin e familjes Haxhiraj në Vlorë u organizua ceremonia e dhënies së titullit “Akademike”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Me orientim të ASHASHA dhe nën kujdesin e familjes Haxhiraj në Vlorë u organizua ceremonia e dhënies së titullit “Akademike”

Shkrimtarja e mirënjohur shqiptare nga Vlora,“Mjeshtre e Madhe e Penës”, Vilhelme Vrana Haxhiraj, Anëtare e re e Akademisë  Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York.

 

   Më 30 tetor 2018 shkrimtarja Vilhelme Vrana Haxhiraj u pranua anëtarja më e re e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në Nev York, me të drejta të plota si Akademike, me këtë motivacion: “Si autore me shumë kontribute, me krijimtari letrare të bollshme në disa gjini, në studime, publicistikë si brenda e jashtë atdheut dhe një vlerë e pamohueshme që nderon kombin!”
Me orientim të ASHASHA dhe nën kujdesin e familjes Haxhiraj    Vlorë  u  organizua ceremonia e dhënies së titullit “Akademike”, ditën e shtunë,  datë 15 Dhjetor 2018...në  lokal “Gorishti”, ora 10_oo paradite.

Takimin e nderonte Akademik.Prof.Dr. Eshref  Ymeri,shkrimtarë nga Durrësi, Berati, Fieri, natyrisht dhe shkimtarë të Vlorës, si dhe shumë qytetarë e dashamirës të letërsisë. Gjithashtu merrnin pjesë Lidhja e shkrimtarëve “P.Marko”me kryetarin  z. Albert Habazaj, Sh AK. “Ali Asllani”, Sh.A.K.“Dukati” etj...Nuk mungonte ekipi botues i veprave të autores, Shtypshkronjës “Europrint me presidentin Vladimir Gaba dhe dy zonjusha korektore. Europrint i bëri autores si dhuratë fletëpalosjen.
Moderator i takimit Z. Fitim Haxhiraj.

-Z. Albert Habazaj Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “P.Marko” çeli diskutimet.

Poeti durrsak, Agim Bajrami freskoi mjedisin me fjalët e tij të ngrohta dhe citoi poezinë filozofike,“Hija ime” nga vëllimi poetik i autores me titull “Sa do të doja”

-Lejla Gorishti, redaktore dhe  njohëse e krijmtarisë së autores në  urimet e rastit, shprehu anën shpirtërore artistike të krijimtarisë së autores.

-Rainhardi 6 vjeçar përshëndeti Nëna Vilin, Gjyshin,Mamin dhe Babin me një poezi, kurse auditorin me Himnin e Flamurit. Zëri i ëmbël,i sinqertë dhe i pafajshëm bëri përshtyje dhe  ngriti në këmbë auditorin që e shoqëroi me këngë.

-Akademik Prof.Dr. Eshrefi në fjalën e urimit shpalosi vlerat e shkrimtares Vrana Haxhiraj .

 -Kadri Tarelli , studiuesi dhe kritiku durrsak,përshëndeti autoren.

-Mjeshtri i Madh i Sportit, Mexhid Haxhiu përshëndeti e lexoi një mesazh  urimi të Akademik Prof.dr.Flori Bruqi( drejtor i marrëdhënieve me publikun për ASHASHA për Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe New York.)

 Z.SehitBeluli lexoi një dedikim poetik  për shkrimtaren .

Pësrshëndeti kryetari i Sh.A.K. “Labëria” ,z.Ahmet Dema!

-Akademik Prof.Dr. Eshref Ymeri i dorëzoi  Çertifiktën  e Akademikes shkrimtares Vilhelme Vrana Haxhiraj.

Gjakovarja Vjollca Tytyni, pas fjalës përshëndetëse, lexoi Mirënjohjen e autores drejtuar Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York!

AKADEMISË  SHQIPTARE  AMERIKANE    SHKENCAVE  DHE

                  ARTEVE  ME  SELI    NEW  YORK (ASHASHA) !

 

                               MIRËNJOHJE:

       Të nderuar Anëtarë të Senatit të ASHASHA!

 I nderuar z. President i ASHASHA, Akademik.Prof.Dr. SKËNDER KODRA!

    Nga ky tubim vlerash, i zhvilluar në Vlorë, sot më 15-12-2018, Ju shpreh falënderimet e mirënjohjen time dhe të familjes Haxhiraj, për vendimin e datës 30 tetor 2018, sipas të cilit Ju aprovuat pranimin tim si anëtare e AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE TË SHKENCAVE DHE TË ARTEVE me të drejta të plota.

    Ky anëtarsim ishte një lajm i papritur për mua, ndaj dhe erdhi shumë i këndshëm pasi më vlerësuat me titullin e lartë e të nderuar “Akademike”.

Anëtarësimi im në Akademinë Shkencore dhe të Arteve,është nder për Kombin, për Vlorën, për Kaninën (vendlindjen time), se vjen nga vendi më demokratik në botë,  ShBA. Titulli”Akademike”ka nderuar së tepërmi mua e familjen time, duke më bërë më të përgjegjshme për të dhënë më të mirat e qenies sime në dobi të letërsisë, publicistikës dhe studimit, duke vënë në pah të vërtetat e realitetit të çdo kohe, gjë që ndikon në rritjen ee ndërgjegjes sonë kombëtare. Kjo arrihet me vullnet, punë dhe në bashkëpunim të frytshëm me Akademikët e Institucionit tuaj të kualifikuar.

                                            Me konsiderata të veçanta!

                                            Vilhelme Vrana Haxhiraj

Vlorë, 15-12-2018

 

Comments (2 posted):

Albert HABAZAJ on 17/12/2018 13:26:58
avatar
PRINCESHA E LETRAVE SHQIPE NË VLORË
Shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj

Nga Albert Habazaj

Princesha e letrave shqipe në Vlorë
Na fal mjaltin e shpirtit të sinqertë
Edhe dimrin egran mbush me aromë,
E vesh me buzëqeshje e dinjitet

Misionlarta s’jeton për t’u dukur,
Fisnikëria e saj - lartësi tjetër,
Me të bota është më e bukur,
Më e mirë, më e dashur patjetër.

Nuk e njeh fjalën e keqe urrejtje,
Të varfrën hipokrizi s’e përfill,
Ngjyra humane i qëndis kësaj jete
Dritën dhe në shkrimtarì e ka ungjill.

Vilhelme Vranari Haxhiraj, e mira
Ringjallet si Krishti për emancipim,
Matet, shpartallon e shemb egërsira
Si amazonë e paepur për qytetërim.

Ujë i Ftohtë, Vlorë, ALBANIA, 07.12.2018
Armela Hysi on 18/12/2018 18:39:43
avatar
Urime Vivra!
Urime Zonjë e Letrave Shqipe!
Të përshëndesim familjarisht dhe të urojmë shëndet e frymëzim për arritje të tjera!
Përherë me dashuri.

Faleminderit Fjala e Lirë për shkrimin.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1