Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | MIKU YNË QATIP MARA, ME ZEMËR TË RE, BOTON DY LIBRA TJERË…

MIKU YNË QATIP MARA, ME ZEMËR TË RE, BOTON DY LIBRA TJERË…

Font size: Decrease font Enlarge font
image MIKU YNË QATIP MARA, ME ZEMËR TË RE, BOTON DY LIBRA TJERË…

Skicë:

MIKU YNË QATIP MARA, ME ZEMËR TË RE, BOTON DY LIBRA TJERË…

Nga:  Prof.Murat Gecaj

          publicist e studiues

1.

Kur i lexon këto radhë ose ato, që ka  shkruar vetë miku ynë Qatip Mara, të duket si një “përrallë” ose diçka e pabesueshme. Unë nuk do të flas gjatë, në këtë skicë modeste. Por tregoj shkurt se, tre vjet më parë, ai u sëmur shumë rëndë dhe u shtrua në spitalet e kryeqytetit tonë, shtetërore e private. Për fat të keq, zemra e tij ia rrezikonte jetën seriozisht. Në këto kushte, familjarët e tij e dërguan në një spital të Torinos dhe më pas në një tjetër, në Milano-Itali. Megjithatë, gjendja iu rëndua dhe, pothuajse, çdo gjë dukej e pa shpresë jete!? Në ato çaste dramatike, iu gjend pranë, “ylli mbrojtës”, e bija, Brunilda, me bashkëshortin, të cilët jetojnë në Nju Jork.

Koha kuk priste!? Me një avion privat, Qatipin e transportuan për në Nju Jork. Menjëherë, e shtruan në një spital të specializuar, për zemrën e njeriut. Aty iu dha ndihma e parë, u bënë shumë analiza dhe zemra iu vu nën  mbrojtje të sigurtë. Pritej vetëm çasti, kur të gjendej mundësia për të siguruar zemrën e dikujt tjetër, pra pas një aksidenti, që të bëhej transplanti i saj, në trupin e Qatipit. Dhe, më në fund, ndodhi mrekullia! Zemra u sigurua, falë edhe shpirtmadhësisë së familjarëve të të aksidentuarit dhe kujdesit të mjekëve të spitalit aty. Me mjetet dhe metodat më moderne të kohës, u bë me sukses transpanti i zemrës dhe në krahërorin e Qatip Marës po rrihte një zemër e re. Kështu, ai shpëtoi nga një vdekje  e sigurtë, rilindi edhe  një here!

Pasi u njoha me këtë fakt, kaq të gëzueshëm, i postova një letër dashamirëse Brunildës, në të cilën edhe unë e falënderoja sinqerisht, për dashurinë e pakufishme: Baba-Bijë. Menjehërë, ajo m’u përgjigj me fjalë të bukura dhe emocionuese. Tashmë, ato letra janë publikuar në Interneti, por dhe në një libër timin e në këtë të riun, me autor Q.Marën.

Merret me mend, se u deshën disa muaj qëndrimi në spital, që zemra e re të përshtatej plotësisht në trupin e Qatipit. Po dhe kjo periudhë kaloi me sukses të plotë, deri sa ai u rikthye pranë familjes, ku të gjithë e pritën krahëhapur dhe e kthyen në një festë të vërtetë familjare.

Vitin e kaluar, me mallin e pashuar për vendlindjen e Shqipërinë, për të afërm, kolegë, miq e dashamirë, Qatip Mara erdhi përsëri në kryeqytetin tonë, shkoi në Vlorë, nga e ka origjinën, takoi me dhjetëra të dashur e të njohur të tij. Pastaj, u rikthye në Nju Jork. Po atje nuk ishte aspak i qetë, deri sa tërë këtë ngjarje, sa të trishtuar, po aq të gëzuar, të mos e shkruante në një libër. Së pari, donte të shprehte falënderimin dhe mirënjohjen e pakufishme për të bijën, Brunildën e familjen e saj, për njërëzit e vetë, si dhe për tërë personelin mjekësor të spitalit, në Nju Jork, që e rikthyen në jetë. Kështu, me plot dashuri, emocione e frymëzim, shkroi e publikoi librin, me titullin domethënës, “BRUNILDA, jeta ime e dytë” (Tiranë, 2018). Por, ndërkaq, këtë histori ai e vazhdoi dhe e fiksoi në librin tjetër, me titullin “Jeta ime e dytë, me zemrën e tjetrit”(Takime me vëllazërinë, kolegë e miq), Tiranë2018.

2.

Ishte befasuese për mua, kur një ditë tetori të këtij viti, më mori në cel. tim dhe dëgjova, diku afër, zërin e njohur dhe shumë të dashur, të kolegut e mikut të paharruar, Qatip Mara. “Kam ardhur mbrëmë në Tiranë,-foli ai me zërin që i dridhej paksa.-Jam shumë i gëzuar dhe dua të takoj ty e mikun tjetër të pandarë, Përparim Hysi (Papi)…”.Sigurisht, ndjeva kënaqësi për këtë njoftim dhe të nesërmen u takuam në mjediset e lokalit “Galaxy-Bar”, që ndodhet në hyrje të Bulevardit të Ri të kryeqytetit tonë. Bisedat tona nuk kishin të mbaruar…Por ai shpejtonte, që të shkonte në takime të tjera dhe, kryesorja, në Shtëpitë Botuese, ku kishte dërguar dorëshkrimet, për dy libra të rinj.

Qatipi erdhi edhe dy herë të tjera e më takoi, por tashmë duarplot. Pra, më solli nga një kopje të dy librave, që sapo kishin dalë në qarkullim. Por edhe unë i dhurova dy librat e mi, më të rinj, “Si ujëvarë bjeshke…” dhe “Gjurmë, nëpër udhë…”(Tiranë,2017 e 2018). Në librin e parë, Qatipi  ka bërë këtë shënim ( u kërkoj ndjesë lexuesve): “Mikut të dashur, Prof.Murat Gecaj: Me respekt e dashuri vëllazërore e atdhetare…E falënderoj, me mirënjohje, për optimizmin, që më ka dhënë në vitet e vështira, kur luftoja për jetën nëpër spitale, me kërcënim nga vdekja...E uroj nga zemra:Për jetë të gjatë dhe me shumë gëzime, familjarisht! Nga: Qatip Mara, Tiranë, 9 nëntor 2018”.

Nuk po shkruaj dhe as po jap mendime, për këta dy libra të mikut tonë të përbashkët, Qatip Mara, pasi do të duheshin faqe të tëra. Këtë punë do ta bëjnë lexues e studiues të tjerë dhe, kryesorja, ata flasin vetë, për këdo që i lexon.

…Këto ditë, ashtu si erdhi, pra vetëm, me guxim e optimizëm për jetën, Qatip Mara fluturoi me avion, nga Rinasi, për në Nju Jork. Atje,  ai ndodhet tani në gjirin e ngrohtë familjar, si dhe  përherë nën mbikqyrjen e rrebtë të punonjësve të aftë të mjekësisë amerikane.

E përshëndesim atë, nga larg, përzemërisht dhe i urojmë:

Shëndet të plotë e mbarësi, gëzime e lumturi, si vetjake e familjare!

Urojmë e shpresojmë që, përsëri e përsëri, do të takohemi, vetëm për të mira, në Atdheun tonë të bukur!

Mirupafshim, miku ynë i dashur Qatip Mara!

Tiranë, 21 nëntor 2018

Comments (4 posted):

Qatip Mara on 21/11/2018 19:13:01
avatar
Ju falënderoj me mirënjohje miku dashur Prof. Murat Gecaj për shpirtin tuaj dashamirës që po vazhdoni të më jepni dashuri të sinqertë njerëzore. Si gjithmonë rrezatoni vlera të larta intelektuale që mblellin dashuri atdhetare,miqësore e vëllazërore. Me zemrën tuaj universale në ditët e vitet më të vështira të jetës sime më keni dhënë kurajo,optimizëm për të përballuar sfidat me vdekjen. Me shumë gëzim më keni pritur në takimet tona në verën e vitit 2016 dhe në pragun e dimrit të këtij viti 2018. Edhe pse ishit me shqetësime shëndetsore interesoheshit për jetën time të dytë duke më fymëzuar me dashur për jetën. Zoti ju bekoftë me jetë të gjatë e shumë gëzime familjare. Ishte lumturi për mua që u takuam dhe më rrethuat me dashuri vëllazërore. Këtu larg oqeanit e ndjej shumë mungesën tuaj dhe të miqëe tanë të dashur.
Kalofshi dimët të gëzuar dhe mirupafshim përsëri në Tiranë.
Ju përqafoj me mall
Qatip Mara
Nju Jork 21.11.2018
Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 22/11/2018 01:06:18
avatar
Njeriu me ZEMER te Re;
kthehet ne Atdhe!

I miri sa i madhi Qatip Mara,qe kete rikthim i gjalle ne atdhe,ia dedikon vajzes se tij te nderuar Dr.Brunilda me me shume te drejte ka Titulluar dhe librin; "BRULINDA". Kushtuar kesaj ngarie te pashoqe te jetes tij,Qe krah Brunildes vajze-mjeke,falenderon me mirenjohie dhe ate personel te shkelqyer te shtetit Amerikan,kthyer ne jete me sukses ate,sipermarie te veshtire.
Ditet njemije i nderuari Qatip Mara me ate vajze YLL e HENE,qe te nderon jo vetem Ty dhe familein tuaj,po mbare shqiperine.Juve me kete Rilindie te jashtezakonshme, jeni Perjetesuar.
Ju pacim e faleminderi te nderuarit Pr Murat Gecaj,gjithnje Pene Arte sa prefekte njerzore.Paca fatin tiu takoj une i nderuar Qatip,qe nje gjysem te asaj ndodhise tuaj pesuar,keto muaj ne Toronto te Kanadase;nje Ishemi Cerebrale,cati akute,kaluar e sot,ani se me"BIOSPAS"e kraharror,po jetoj une 83 vjecar e shpresoj,te vij e shetis me Ju mes Tiranes sone,nje jete me Te.
Gezuar festat e Nendorit;Miqte e mij!

Dh. Xh.(Guri Naimit D).
A. Hysi on 22/11/2018 08:33:11
avatar
Shpesh themi se jeta është bërë e pavlerë, njerzit egoistë e të pashpirt, dashuria s'gjendet përveçse në libra demode, dhe vjen pas ditësh tek Fjala e Lirë të gjesh një shkrim të një miku për një mik dhe miqësinë, që flet për mrekullinë njerëzore të dhurimit të jetës, për magjinë e rilindjes, për dashurinë më të vyer brenda familjes,për përqafjen e brezave, e shpirtrave, e jetëve të njohura e të panjohura në një ylber drite, për adhurimin e letërsisë dhe fjalës së shkruar, për ndërgjegjësimin e botës, për korrektësinë në profesion të sa e sa qënieve për të ardhur tek ky shkrim dhe sa e sa mesazheve! Jeta s'është veçse një shkulm ndjenjash, si përfundim; nga ato që do mbeten kështu të shkruara, nëse vazhdojmë të shohim jetë në libra dhe libra jete tek secili. Mbetshi me shëndet, të gjithë!
Respekt!
Faleminderit Fjala e Lirë!
Qatip Mara on 22/11/2018 14:29:57
avatar
Ju falënderoj me mirënjohje miku nderuar Dhimitër Xhoga, ju uroj jetë të gjatë me shumë gëzime në familje. Me respekte ju prëqafoj nga larg me mallin e vendlindjes sonë.
Zoti ju bekoftë përhera me lumturi në familje

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1