Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | Simpoziumi i 14-të Ndërkombëtar mbi Letërsinë Krahasuese në Universitein e Kajros kishte folës kryesor Dr Gëzim Alpionin

Simpoziumi i 14-të Ndërkombëtar mbi Letërsinë Krahasuese në Universitein e Kajros kishte folës kryesor Dr Gëzim Alpionin

Font size: Decrease font Enlarge font
image Simpoziumi i 14-të Ndërkombëtar mbi Letërsinë Krahasuese në Universitein e Kajros kishte folës kryesor Dr Gëzim Alpionin

 

Simpoziumi i 14-të Ndërkombëtar mbi Letërsinë Krahasuese në Universitein e Kajros kishte folës kryesor Dr Gëzim Alpionin

 

 

Dyjavëshin e parë të Nëntorit Dr Gëzim Alpion nga Universiteti i Birmingamit mori pjesë

në “Simpoziumin e 14-të Ndërkombëtar mbi Letërsinë Krahasuese – Të shkruarit përtej kufijve” të organizuar nga Universiteti i Kajros. Rikthimi i Alpion në këtë universitet, tashmë në rolin e Profesorit, pas disa vitesh nga koha kur ai ishte si student në auditoret e tij, krjijoi një diskurs më vete memorjesh dhe analizash të cilat ndoshta janë dhe mjaft pjesë e komenteve të shumta të kolegëve dhe kolegeve të tij në rrjetet sociale e në inbokset private. Hala Kamal, që tashmë punon në këtë universitet, shkruan: Është privilegj dhe kënaqësi që të ritakoj kolegun tim të Programit Para-MA në Universitetin e Kajros në vitet 1990-1991, Gëzim Alpion, si folës kryesor në Simpoziumin e 14-të Ndërkombëtar të Letërsisë Krahasuese - Shkrimi përtej kufijve (13-15 nëntor 2018) organizuar nga Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Universiteti i Kajros. Ishte viti 1993 kur shkova në Leeds, ndërsa Gëzimi dhe Dashi u nisën në Durham ... dhe nuk jemi takuar që nga ajo kohë!”

Heba El-Abbadi, gjithashtu një e njohur e vejtër e fushës akademike, shkruan “Me shokë të klasës, Hala Kamal dhe Gëzim Alpion, i cili është gjithashtu kryetari kryesor i fjalës dhe Prof. me famë, Hoda Gindi dhe Shkëlqesia e Tij Ambasadori i Shqipërisë në Egjipt.”

Vëtë Dr Alpion e kishte paralajmëruar që në 7 Nëntor se “Javën e ardhshme, unë po kthehem, pas 25 vjetësh, në Universitetin e Kajros, ku karriera ime akademike filloi në vitin 1985. Ata thonë se kush pi ujë nga Lumi Nil gjithmonë kthehet në Egjipt. Kush studion në Universitetin e Kajros kurrë nuk e lë këtë vend”. Sakaq ai sheh mes memorjeve dhe kujtimet e tjera që e lidhin me këtë universitet, edhe bashkëshortja e tij Dashi ka fiksuar me të memorjet në kampusin e Universitetit të Kajros në vitin 1991.

Tema që mbajti Alpion në këtë simpozium ishte: “Bazuar në Rënjëpaktësi: Një pasqyrë personale në çështjen e vlerave në shkencat humane dhe shoqërore”. Termi “rootlessness”, që Alpion përdor në fjalën e tij akademike, ndoshta nuk ka një qasje të drejtëpërdrejtë me këtë afërsi, por thelbi i detajuar “nuk ka rrënjë, (një person) që nuk ka lidhje me një vend apo komunitet të caktuar”, ndoshta shkon më afër asaj që në thelb ka trajtesa në fjalë. Gjithësesi sipas mjaft anëve diskursive të tematikës, fjala e Alpion ka një mishërim me thelbin e individit dhe individuales në tërë amalgamën e saj që rreket në kuptimin parësor të rrënjëpaktësisë, ose rrënjëcektësisë, por më tej kapërcimi i kësaj fjale dhe modeli personal si një pasqyrë e vlerave në shkencat humane dhe shoqërore shkon pikërisht tek thelbi diskursiv i interesit mëtë gjerë.

Përtej këtyre vlerave të transmetuara dhe të merituara në këtë simpozium, vetë Simpoziumi i 14-të Ndërkombëtar ishte një mundësi e shkëlqyer për t’u lidhur Profesori, tashmë i Birmingamit, me profesorët dhe shokët e klasës së tij të BA të Universitetit të Kajros dhe për të takuar kolegë të rinj në auditoret ekëtij universiteti me emër në Botën akademike. Alpion e thotë vetë duke shkruar në rrjetet sociale “Çfarë ngjarje fantastike!”

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1