Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | FALËNDERIME E MIRËNJOHJE, PËR KOLEGË E MIQ!...

FALËNDERIME E MIRËNJOHJE, PËR KOLEGË E MIQ!...

Font size: Decrease font Enlarge font
image FALËNDERIME E MIRËNJOHJE, PËR KOLEGË E MIQ!...

FALËNDERIME E MIRËNJOHJE, PËR KOLEGË E MIQ!...

Nga: Murat Gecaj

1.

Siç mund të jenë në dijeni, të afërm, kolegë, miq e dashamirë, sidomos në vitin e fundit,kam patur probleme shëndetësore. Për t’u ndodhur pranë, por dhe për të më respektuar, disa nga ata kanë ardhur në spital ose në shtëpi.

Ndërsa disa të tjerë, sidomos gjatë muajve qershor-tetor 2018, por dhe më pas, kanë gjetur mundësinë të vijnë e të pimë kafe ose çaj bashkë, në Lokalin “Galaxy-Bar”. Ai ndodhet në afërsi të vendbanimit tim ose në ish-stacionin e trenit, aty ku fillon Bulevardi i Ri i kryeqytetit tonë.

Gjej rastin që, nga largësia e atyre ditëve, t’i përshëndes, t’i falënderoj nga zemra dhe të shprehi mirënjohjen time të thellë, për të gjithë ata, që ndoshta lanë punë të tyre pa kryer dhe  erdhën të më takonin e të rrinim bashkë, aq sa u premtoi koha. Sigurisht, pothuajse në të gjitha këto vizita, kemi bërë fotografi të përbashkëta e ndonjërën e kam publikuar në Internet. I falënderoj edhe kolegët, miqtë e dashamirët, që kanë klikuar në ato foto a skica ose që kanë shkruar mesazhet e tyre të ngrohta e dashamirëse!

Një falënderim të veçantë kam për punonjësit e Lokalit “Galaxy-Bar”, me pronar Mario Selacin, kamarierë Gentjan Begun e Gerti Elezin dhe banakieren e palodhur, Mirela Isufaj. Ata na kanë shërbyer me zell e kulture dhe pa u lodhur asnjëherë.

Këtu poshtë po shënoj emrat e kolegëve e miqëve, që kanë ardhur në këtë lokal të më takonin. Për ata shprehi falënderime, mirënjohje e respekt të veçantë dhe ju dëshiroj gjitha të mirat, në jetën vetjake e familjare! Kërkoj ndjesë, nëse kam harruar pa shënuar emrin e ndonjërit prej tyre!

Por unë falënderoj edhe kolegë e miq të tjerë, që më kanë telefonuar dhe, për arsye të ndryshsme, nuk kanë ardhur dot të më takonin, ndër të cilët po përmendi: Remzi Përnaska (Paris), Xhemile Adili (Kërçovë), Pal Neçaj (Nju Jork), Gjin Musa(Romë). Sadulla Zendeli-Daja (Suedi), Xheladin Mjeku dhe Ermira Isufaj (Kosovë), Xhavit Mëzezi, Rezart Gashi e Moza Gaçi (Tiranë) etj.!

Të gjithëve. ua shpërblefsha, vetëm në të mira e  gëzime!

Mirupafshim përsëri, në mjediset e kryeqytetit  tonë të bukur!

Tiranë, 6 nëntor 2018

2.

Ja, emrat e kolegëve e miqëve, të cilët më kanë takuar në Lokalin “Galaxy-Bar”:

Hysë Hasa-autor i disa librave, me banim familjarisht, në Filadelfia (Amerikë).

Sejdo Harka-arsimtar, publicist e studiues. autor librash  (Tiranë).

Rovena Shuteriqi-poete, me banim familjarisht, në Athinë (Greqi).

Viron Kona-shkrimtar e publicist i njohur, autor i shumë librave të larmishëm(Tiranë).

Bardhyl Xhama-shkrimtar e publicist, “Mësues i merituar”, autor i një kolane me libra (Tiranë).

Fejzulla Gjabri- autor librash (Tiranë).

Fuat Memeli-shkrimtar e kineast , Boston (Amerikë).

Prof.Dr.Ilinden Spasse-shkrimtar e studiues, autor librash (Tiranë).

Përparim Hysi-mik i pandarë, poet e shkrimtar i njohur, autor i mjaft librave (Tiranë).

Ibrahim Hajdarmataj-arsimtar veteran e publicist, Zogaj (Tropojë).

Vjollca Koni-poete  e njohur, me banim familjarisht në Austri.

Diana Zhiti-poete e njohur, me banim në Angli.

Eva Manxhari (e bashkëshorti), krijuese (Romë).

Hysen Ibrahimi (me Sadijen, bashkëshorten), kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë, Stokholm(Suedi)

Lulejta Gjosha-Pashollari, poete e njohur, në Athinë e tani në Itali.

Kadri Tarelli-arsimtar veteran e publicist, autor i disa librave (Durrës).

Fiqri Shahinllari-publicist e shkrimtar, Virxhinia (Amerikë).

Tajar Domi-kryetar i Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes”, Filadelfia (Amerikë).

Prof.Dr.Hektor Veshi-publicist e studiues dhe autor i disa librave (Tiranë).

Fran Nikolli-mik i veçantë, oficer policie, në pension, Rrëshen (Mirditë).

Bashkim Saliasi-zv.drejtor në një shkollë të kryeqytetit, autor i disa librave (Tiranë).

Rukie Saraçini-poete, me banim në Itali.

Luan Çipi-autor i disa librave (Tiranë).

Lida Lazaj-poete e njohur, autore librash (Tiranë).

Vjollca Koni (me mbesën, Majlinda), poete e afirmuar, Austri.

Klejda Plangarica-poete dhe moderatore në TV (Tiranë)

Azem Osmani- drejtues i faqes në Internet, “Dritarja online”, nga Podujeva (Kosovë).

Eli Kanina-poete, autore e disa librave (Tiranë).

Bajame Hoxha-poete, autore e disa librave (Bruksel).

Koci Tahiri-kryetar i Shoqatës së Gorës dhe botues i një gazete lokale.

Et’hem Çipi- poet e publicist (Tiranë).

Fatmiroshe e Fatmir Xhemalaj-administratorë të SHB “Filara” (Tiranë).

Seit Tafaj-arsimtar veteran (Tiranë).

Nikollë Gjini-mik i kahershëm, nga Mirdita (Tiranë).

Prof.Dr.Hulusi Hako-studiues i filozofisë, në pension (Tiranë).

Prof.Dr.Emil Lafe-pedadog i  Universitetit të Tiranës, studiues e autor librash.

Qatip Mara-arsimtar veteran dhe autor librash, me banim familjarisht, Nju Jork (Amerikë).

Eleonora Niko Qeparoi (Elka), poete, autore e disa librave, Nju Jork (Amerikë).

Eltona Lakuriqi (me mikun e saj)-poete, autore librash (Romë).

Ramiz Doko-arsimtar, në pension (Tiranë).

Altin Gecaj-Besançn (Francë).

Maxhun Margjeka-punonjës i vjetër i shëndetësisë (Tropojë).

Antonin e Xhuli Markaj-Tiranë.

Mirela e Dorela Agolli-Tiranë.

Comments (3 posted):

murat gecaj on 07/11/2018 12:54:30
avatar
Shume faleminderit per publikimin e ketij shenimi tim, i nderuar koleg e mik, Dr.Fatmir Terziu!
Uroj per ju gjitha te mirat, familjarisht!
Respekte te veçanta:
Murat Gecaj
Tirane, 7 nentor 2018
viron kona on 07/11/2018 13:40:51
avatar
I Nderura Prof.Murat!
Ne radhe te pare, te urojme shendet sa me te mire,jo vetem sepse te kemi mik te vecante,por sepse meriton te jesh gjithnje mire me shendet dhe te jetosh sa me gjate, si njeri qe rrezaton vlera te rralla, miresi dhe dashuri, humanizem dhe kulture, por edhe urtesi dhe mendim te bukur, sic ke edhe shpirtin dhe zemren.
Se dyti, ne na pelqen te vijme dhe te shohim,sepse nga ty marrim me shume sesa japim. Kur largohemi nga takimi me ty, ndihemi me te mire dhe me te gjere, me entuziazte dhe me te urte ne gjykim,sjellje dhe veprim.
Se treti, sepse lokali ku ti na pret dhe na percjell me buzqeshje dhe nderime e dashuri shoqerore, eshte nje vend i kerkuar nga ne, sepse atij lokali i jep vlere simbolike prania jote.Atje gjithcka eshte me e mire,muhabeti ne radhe te pare,miresia dhe hareja,sinqeriteti dhe dashuria vellazerore,te cilat i japin edhe kafes shije me te mire.
Mund te numeroj dhe te tjera asrye,por deshiroj me gjithe zemer te marresh veten sa me shpejt, dhe ta zhvillojme bseden, jo vetem ne kafe,por edhe duke shetitur ne bulevardet e Tiranes,duke marre pjese ne perurime librash, duke shkuar ne rrethe, sic kemi shkuar per aktivitete ne vende te tjera, si pershembull ne Boras dhe Goteborg te Suedise,por doemos dhe ne Vloren tone.
Shpresoj dhe uroj qe kjo shtojca e fundit e shenimit tim, te realizohet sa me shpejt.
Me respekt dhe dashuri vellazerore,
Miku yt,
Viron Kona
Dhimiter M. Xhoga(Guri Naimit D.) on 09/11/2018 02:56:00
avatar
Pr Murat Gecaj Faleminderit e gjithnje keshtu aktiv te pafshim si "Tinitrine" per te gjithe ne,qe kemi miresi te komunikojme me ju,te pa lodhurin e te pa merziturin Pr Murat Gecaj.Jua kam theksu dhe here te tjera,falenderojme te miren Katerina qe ju rin prane.Gjithe te mirat dhe falenderime shokeve e miqve,qe ju vine e ju takojne ne shenje rrespekti. Nga Toronto Familiarisht ju urojme miresi.
Dhimiter Xhoga.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1