Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | Vilhelme Vranari Haxhiraj- Krenari Kombëtare

Vilhelme Vranari Haxhiraj- Krenari Kombëtare

Font size: Decrease font Enlarge font
image Skënder KAPITI

Vilhelme Vranari Haxhiraj- Krenari Kombëtare  

Nga Skënder KAPITI, Durrës

Vilhelme Vranari Haxhiraj, autore e 46 veprave letrare  brënda 22 viteve në poezi, prozë, romane etj., jo vetëm shkrimtare por  dhe autore e dhjetra shkrimeve publicistike, analiza dhe opinione  me tematikë patriotike, filozofike ,historike, politike, kulturore etj.  Dhe nuk mund të qëndrosh indiferent , të mos emocionohesh moralisht,intelektualisht dhe kombëtarisht   kur mëson se Shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj bëhet me meritë Antarja më  e re  e Akademisë së  Shkencave dhe të Arteve   Shqiptaro-Amerikane me seli në New York ,  një vlerësim ky i merituar për  Mjeshtren e Madhe të Penës. Ky  event bën që të ndjehen mirë të gjithë shqiptarët kudo pasi kjo bën që të ndjehemi mirë dhe të krenohemi  me  shkrimtaren e madhe Znj. V.Vranari Haxhiraj për antarësimin e saj në  Akademinë e Shkencave dhe të  Arteve Shqiptaro-Amerikane  me seli në New York. 

Njerëzve të mëdhenj, shqiptarëve të mëdhenj, Shqipërisë dhe Kosovës gjithmonë mbrojtja, vlerësimi ,ndihma  dhe përkrahja u ka ardhur nga Amerika e Madhe e Vlerave të Lirisë e të Demokracisë. 

Rasti i Vilhelmes  me krijimtarinë e saj të jashtzakonshmne është rast unikal në letërsinë shqipe  por edhe më gjërë . Këtu në këtë shkrim të shkurtër unë nuk po ndalem për t’i bërë “apologjinë”  Znj. Vilhelme, pasi këtë e ka bërë  mjaft mirë  Akademia , e cila e pranoi atë si Antaren më të re të saj. Këtij vlerësimi më se të merituar i kanë paraprirë  më parë  edhe vlerësimet e bëra për znj. Vilhelme, e cila ka marrë edhe mbi njëzet Çmime prestigjoze kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo jo vetëm për Vlorën por për të gjithë shqiptarët  bën që të gjithë të jemi krenar për  vlerësimin e merituar , por veprën e Mjeshtres së Madhe të Penës znj. Vilhelme. 

Na takon së pari  Ne shqiptarëve që duhet t’i vlerësojmë  dhe t’i respektojmë individët dhe kontributet  e vlerat e mëdha patriotike, kombëtare, intelektruale, artistike,historike dhe krijuese të tyre siç është edhe rasti për Vilhelmen; t’i lartësojmë ata , t’i ngremë atje ku u takon dhe e meritojnë duke mposhtur injorancën , xhelozinë dhe egoizmin negativ intelektual pasi vetëm kështu Ne lartësohemi dhe krenohemi si shqiptarë. 

Urime të përzëmrta për Vilhelmen , dhe i urojmë  suksese në krijimtarinë e saj, dhe e falenderojmë atë për kontributin e madh që  me krijimtarinë  e saj ka sjellë , pasuruar dhe hipotekuar në arsenalin kombëtar të letërsisë shqiptare.

Comments (2 posted):

viron kona on 03/11/2018 15:26:08
avatar
Urime dhe falenderime z.Skender per kete opinion realist dhe vleresues ndaj shkrimtares tashme me emer jo vetem ne Vlore e ne Shqiperi, por edhe ne bote e gjer ne SHBA.
Per kulturen, artin dhe letersine e mire dhe te bukur, nuk ka asnjehere kufij. Znj. Vranari i meriton plotesisht ato vleresime qe ju shkruani. Ajo tashme eshte nje perfaqesuese e denj e letersise shqiptare, por edhe nje grua e rralle, e cila ka perballuar me dinjitet nje jete te mundimshme plot privime. Me kuraje te jashtezakonshme dhe modesti, Vilhelme ia ka arritur te shpalos cilesi,virtyte dhe vlera te larta sa intelektuale e letrare, publicistike dhe historike, e, mbi te gjitha njerezore.
Suksese Vilhelmes ne jete, ne krijimtarine e saj te shquar dhe te merituar.
Ndihemi krenar me Vilhelmen.
Me respekt,
Viron Kona
Vilhelme vrana haxhiraj on 06/11/2018 11:21:11
avatar
I nderuar z.Skënder!
Ju faleminderit për Urimin si dhe për shkrimin,ku vini në dukje mbeturinat e trashëgimisë së Realizmit Socialist, që një takëm i shoqërisë e ka të vështirë të shkëputet prej tij, ndaj ende shfaqen të errëta dhe mizore përmes heshtjes dhe shpërfilljes!

Gjithashtu i jam mirënjohëse, bashkëqytetarit tim z.Viron Kona për urimin e ngrohtë dhe të sinqertë!
Është kënaqësi kur gëzimi ndahet me miqtë, por është shumë bukur, kur këtë urim e shpreh një bir Vlore!
Faleminderit!
Vilhelme
6-11-2018

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1