Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | Piktura të shekullit XVI ne kishat e jugut

Piktura të shekullit XVI ne kishat e jugut

Font size: Decrease font Enlarge font
image Gëzim Llojdia

Dosjer

Piktura  të shekullit  XVI ne kishat e jugut

 

Gëzim Llojdia

1.

Cilët piktorë kanë punuar në kishat e Dhërmiut?Për të mos mbetur mister diku nga viti 1966 ,një artikull i historianes së artit  Dhorka Dhamos në vitin 66 i titulluar :”Vepra të reja të piktorëve të shekullit të XVI,trajton pikërisht këtë temë.1966 Dhorka Dhamo boton: Mbi disa ikona të panjohura të piktor Nikollës dhe Onufer Kipriotit me 124 faqe.Në vitin 1974,Dhorka Dhamo boton  në gjinin e ikonografisë :Piktura murale e mesjetës në Shqipëri,një botim të Shtëpisë botuese «8 Nëntori(La Peinture Murale du Moyen âge en Albanie).Te artikulli i gazetës autorja bDh.Dhamo  sjell detaje të reja rrreth pikturës  dhe autorit sic ishte Nikolla në shekullin e XVI dhe kryesisht për kishat e jugut.

2.

Pikturat e shumta dhe me vlere artistike të Dhërmiut deri vonë të pa studiuara ose të shqyrtuara vetëm kalimthi kanë mbetur disi të veçuara nga rruga e zhvillimit të artit vendas. Ndonjëherë ato janë cilësuar si të  shekullit XII si ndodhi me pikturat murale të kishës së  Shën Stefanit, por, siç do të  shohim më vonë kjo nuk i përgjigjet se vërtetës. Një hije dyshimi i hedh datimit të mësipërm në radhë të parë afria e ngushte stilistike që kanë ndërmjet tyre fragmentet e Shën Stefanit me pikturat mu­rale të padatuara të kishës së Ipapandisë, që ndodhet pranë saj. Shumica e pikturave në këtë te fundit ruhen në një gjendje fare të mirë. Ky grup me tipare stilistike krejt të përbashkëta ë 'asnjë mënyrë nuk mund të  lidhet, pikësëpari për nga mënyra e punimit dhe për nga fryma e përgjithshme që e përshkon, me një periudhë kaq të largët siç është shek. XII.  Në asnjë moment të  periudhës pa­ra pushtimit otoman nuk gjejmë gjëkundi përfytyrimin e Spiridhonit. Kulti i tij nis të përhapet tek ne më vonë. Një tjetër arsye me  rëndësi është ikonografia e figurave. Para shekullit XVI në  pikturën tonë, as Shën Gjergji me Shën Mitrin, as edhe ndonjë strateg tjetër nuk përfytyrohen si kalores mbi kuaj, por qëndrojnë drejt e në këmbë. Këto ndryshime të rëndësishme   ikonografike nxjerrin krye veçanërisht te vepra e Onufrit. Ato nuk linden si të shkëputura nga historia jonë, nuk janë huajtur në mënyrë të  verbët, por janë një materi] me interes, sepse   tërthorazi kane buruar prej ndryshimeve që solli vet rrjedha e ngjarjeve të fundit të  shek. XV dhe fillimit të  shek. XVI. Lëvizjet në ikonografinë e artit gjithmonë kane ndihmuar për ta përcaktuar në kohë monumentin. Rasti i dy kishave të mësipërme jep edhe diçka më tepër që çon përfundimisht datëlindjen e tyre   në shek. XVI: që  të  dy monumentet janë pikturuar nga dora e mjeshtrit të njohur të kësaj periudhe. Nikollës së Onuf­rit. Një krahasim sado i shpejtë i fi­gurave me ato që ka pikturuar Nikolla me 1578 në Kishën Vllaherne të Beratit e dëshmon fare qartë  këtë identifikim. Figurat kanë po ato përpjesëtime të zgjatura, gjymtyrë tepër të zhvilluara, koka të  vogla,qafa ele­gante dhe fytyra   ovale të   bukura. Pleqtë diferencohen nga të rinjtë nga një punim me grafik ,një  linjë e rrumbullakuar shënon mollëzat e fanove, pjesën e mbivetullave. Më  zbeh të tingëllon ne fytyrat e pleqve gama e ngjyrave, me e kursyer është te roza dhe e kuqja tone, që ngrohin veçanërisht fytyrat e grave. Që  të  gjitha portretet pa dallim mbulohen me vija të panumurta në ngjyrë të bardhe, si në një rrjetë  njolle, nga larg të pashquar. Në këtë mënyrë  piktori ndriçon pjesët më me reliev, modelon dritën. Theksimet e bardha i shtojnë një notë  të re disi të ftohtë koloritit origjinal e të pasur të Nikolles, që e shquan aq fort dhe nga Onufri që ka qen ati dhe mësuesi i tij. Të gjitha këto tipare dalin të qartë si në fragmentet e Shën Stefanit ash­tu dhe në figurat e Ipapandise. Dimë se Nikolla ka punuar në Kurjan të Fierit dhe më 1578 në Kala të Beratit. Në ç’periudhë të  aktivitetit të tij janë dekoruar muret e dy kishave të Dhërmiut? 

Pa u futur në supozime një gjë është e sigurte: ato janë pikturuar pas Kurjanit, ku Nikolla përmendet pas një mjeshtri tjetër. Joanit. Në  Dhërmi ai është krejt i formuar si mjeshtër i pavarur, me një individualitet artistik të  përcaktuar mirë  dhe dorë të sigurtë, duke përjashtuar disa pjesë e detaje që janë punë e padyshimtë e ndihmësve dhe nxënësve të tij, fakt që edhe ky dëshmon se në  Dhërmi ai ka pu­nuar si mjeshtër i dëgjuar, që  krye­son një atelie të organizuar  Ndër punët më interesante, për nga ritmi i linjave dhe harmonia e ngjyrave, mund të cilësohen portretet e Kostandinit dhe të Elenës dhe sidomos paltitera - Shën Meria me foshnjën, që ka qenë një temë shumë e preferuar në mesjetë. A jo vazhdoi të këndohet e të  lartësohet në himne edhe në artin e rilindjes italiane, por duke humbur thuajse gjithshka mistike e fetare. Te Nikolla, e përgjithësisht në artin tonë mesjetar, kjo nuk ndodh. Deri në këtë shkallë arti i mjeshtreve tanë nuk u ngrit as në shek. XVII, për arsye që dihen. 

Pra, përveç traditës fetare që u trashëgua në tematike, edhe përmbajtja e stili i vjetër nuk u thyen dot. Por artistet më të talentuar, ndër të cilët dhe Nikolla, duke qenë të lidhur me kohën, futën nuanca të shqetësimeve të saj në një sfond të  largët, të përgjithshëm, edhe duke qenë të mbërthyer nga tradita e kanunet rigoroze të kishës. Aktualiteti zuri vend në artin e tyre në një mënyrë sa të  tërthortë aq edhe spontane. Kështu Ni­kolla, përmes artit të tij konvencional e fetar, nuk percon deri tek ne veçse ndjenjën e një dëshpërimi te përgjithshëm, një ankth shpirtëror që duhet kuptuar, ne radhe te pare si një krize e orientim që  pushton tejembanë fenë kristiane dhe pastaj në fund fare, si një jehone e largët e këtij kërcënimi që solli për lirin pavarësinë e vendit pushtimi otoman.

Përtëritja e forcave krijuese dhe ngritja në cilësi e pikturës së shek. XVI tek ne, kur në shume vende të Ballkanit arti është në zbritje  dhe nuk krijon veçse vepra të dobëta nga ana profesionale që cilësohen më tepër për karakterin e tyre  zejtar ose imitues, dëshmon dhe për një ane tjetër të  rezistencës se popullit  tonë, për rezistencën kulturale. Krijimet e Nikolles në Dhërmi sëbashku me ato të piktorit Onufër Qipriotit,që tani së fundi zbulohet edhe si dekorues i mureve të Shën Kollit po në Berat,dëshmojnë për vazhdimësinë  e lidhjeve shpirtërore ,që ishin krijuar si jehonë e atij bashkimi 25 vjeçar të vendit nën Skënderbeun,për të përballuar së bashku armikun me armë dhe vërtetojnë edhe një herë se Berati i cilësuar nga Onufri si një qytet i shkëlqyer,vazhdoi të jetë një qendër e rëndësishme kulturave duke tërhequr pranë vetes  së tij,nga njëra anë krahinën e Elbasanit dhe nga ana tjetër,Shqipërinë e Jugut.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1