Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor "Skampa 2018" – Dita e pestë

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor "Skampa 2018" – Dita e pestë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Klejda Plangarica

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor "Skampa 2018" – Dita e pestë

 

Dita e fundit e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor "Skampa 2018" ngjit në skenë dy trupa, atë të Teatrit të Metropolit me dramën "Natën, Ma" dhe trupën e teatrit rumun "Anton Pann" me shfaqjen "Ëndrrat e Hamletit".

 

 

 

“Natën, Ma”, Teatri Metropol

 

“Natën, Ma”, drama fituese e çmimit Pulitzer dhe e çmimit të Teatrit Botëror, nga autorja Marsha Norman, vjen në skenë si produksion ekskluziv i Teatrit "Metropol".

Nën regjinë e Ema Andreas, kjo dramë është një vepër e fortë emocionale, e cila përcillet   nëpërmjet interpretimit të fitueses së shumë çmimeve, aktores nga kosova, Ilire Vinca dhe aktores së teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Egla Ceno. 

 

Si do ndihej një nënë, nëse fëmija i thotë qartë, ftohtë, vendosur, me bindje dhe pa emocion, që mbrëmja që po kalojnë së bashku, është mbrëmja e fundit? Që kur të thotë natën e mirë, do hyjë në dhomën e vet dhe do vrasë veten? 

Vepra tregon fatin e një gruaje rreth të 50-tave dhe së bijës, Xhesit, rreth të 30-tave. Xhesi është një grua e divorcuar që jeton me mamanë e saj. Asgjë deri tani nuk i ka ecur siç duhet, ndaj ajo ndihet e humbur, pasi vuan edhe nga depresioni kronik. Gjatë një mbrëmjeje në dukje të zakontë, midis bisedës për manikyrin dhe pazarin e javës, papritur Xhesi zbret nga papafingoja me pistoletën e babait të saj. Ajo, me qetësi, i komunikon së ëmës një vendim të rëndësishëm, i cili do të ndryshojë jetët e të dyjave. Në orën në vijim zbulohet e jashtëzakonshmja brenda jetës rutinë, urgjentja brenda normalitetit, dëshpërimi brenda dashurisë.

 

Diskutimi kritik rreth kësaj vepre është përqëndruar në çështjen e vetëvrasjes në shfaqje, por gjithashtu është debatuar edhe për trajtimin feminist të saj. Nga ana tjetër vlerësohet nxjerrja në pah e luftës së grave si Thelma, për të hequr dorë nga mbajtja e fëmijëve të rritur. "Ne të gjithë i humbim fëmijët një ditë. Mendojmë se na përkasin gjithë jetën, por në të vërtetë mund të quhen vetëm “të marrë borxh”, është shprehur autorja Norman, nënë e dy fëmijëve.

 

Muzika: Bojken Lako; Muzikantë: Endi Aaron Çekani, Rei Kondakçiu; Skenografia: Enio Shehu

 

 

 

Shfaqja "Ëndrrat e Hamletit", me skenar nga Nina Mazur, interpretuar nga Florin Beciu. 

A ju ka ndodhur ndonjëherë, që të ëndërroni sërish e sërish të njëjtën ëndërr?

 

 

 

Prolog. 

Ti the, me frymën tënde të fundit, se pjesa tjetër është heshtje, por jo. Unë, Horati, shoku yt më i mirë, nuk mund të rri i heshtur. Historia jote duhet t'i tregohet gjithë botës. Sepse ka një Hamlet në secilin prej nesh... Me disa dallime e nuanca të vogla. 

Pra, ju lutem, dëgjoni historinë e Hamletit, Princit të Danimarkës. Gjithçka filloi me një krim të nxitur nga ligësia, lakmia. Vrasja e një vëllai e pasuar nga një incest. Babai i Hamletit mbytet nga vëllai i tij, Mbreti Klaud, për të marrë në dorë pushtetin mbretëror. Pasi merr pushtetin në dorë ai po ashtu martohet me nënën e princit Hamlet, Gertrudën. Hamleti kthehet për funeralin e të atit, por e gjen veten në dasmën e nënës së tij. Ai takohet me fantazmën e babait të tij, i cili i kërkon hakmarrje. Princi ngurron. Ai ka nevojë për dëshmi. Ai nuk i beson fantazmës, që mund të jetë vetë djalli, i cili përpiqet ta tundojë atë. Duke pretenduar se është i çmendur, në mënyrë që të veprojë lirshëm nën këtë maskë, ai më bëri të betohem se do ta mbaj sekretin e tij. Ai përdori Ofelinë për të larguar dyshimet e Klaudit. Ofelia bëhet viktima e tij e parë, e dyta është nëna e tij, Gertrudë, njerëzit më të dashur për Hamletin. Pastaj ai i bind miqtë e vet aktorë të interpretojnë, nën drejtimin e tij, një shfaqje, e cila risjell në skenë vrasjen e babait të tij, duke e helmuar. Reagimi i Klaudit e bën atë akoma më dyshues. I zemëruar, ai vret gabimisht Pollonin, babain e Ofelisë dhe Laertit. Ofelia çmendet dhe vret veten. Klaudi e dërgon Hamletin në Angli, nën pretekstin e një misioni diplomatik, duke urdhëruar vrasjen e tij në letrën që ai dërgon. Por Princi e zbulon këtë gjë dhe arrin të shpëtojë dhe të kthehet në Danimarkë në kohën e funeralit të Ofelisë. Klaudi organizon një duel mes Laertit, vëllait të Ofelisë dhe Hamletit. Për t'u siguruar që plani i tij do të ketë sukses, ai urdhëron që shpata e Laertit të lyhet me një substancë helmuese dhe gjithashtu të jetë gati një kupë me pije helmuese, në rast se Hamleti dëshiron të pijë. Por ajo që pi nga kjo kupë është Gertruda. Gjatë dyluftimit, Hamleti dhe Laerti e gërvishtin njëri-tjetrin me shpatën e helmuar. Me frymën e fundit, Hamleti vret Klaudin dhe hakmerret për babanë e tij.

Pjesa tjetër është heshtje? Unë nuk mund të hesht për historinë e atij që e pyeti veten: "të jesh, apo të mos jesh"!

 

Nina Mazur është një dramaturge me prejardhje ukrainase, e cila jeton në Gjermani. Ajo është pjesë e menaxhimit të Institutit Ndërkombëtar të Teatrit, IIT.

Florin Beciu është një aktor, i cili bashkëpunon me teatrin rumun "Anton Pann" dhe ka interpretuar në disa shfaqje, nën regjinë e Alexandru Dabija, Cristi Juncu, Adrian Roman, Balint Botos.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1