Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | Grejçevci, ambasadori që perfeksionon modelin diplomatik

Grejçevci, ambasadori që perfeksionon modelin diplomatik

Font size: Decrease font Enlarge font
image Grejçevci & Terziu

Grejçevci, ambasadori që perfeksionon modelin diplomatik

F. Terziu

 

Më datën 5 Shtator 2018 ish-Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në MB, nisi detyrën e tij të re si Ambasador i ngarkuar në Hagë. Dhe kështu ai menjëherë nisi aktivitetin e tij Diplomatik, atë të cilin ai e kishte një pasion, dhe një model të ambasadorit me një fytyrë e strategji të re diplomatike, ndërsa shërbeu vitet e tij në Londër. ​Ish ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Grejçevci, punën e tij si shef i misionit diplomatik të Kosovës në Holandë e paralajmëroi me një foto nga takimi i tij me ambasadoren holandeze në Kosovë, ku u pa duke e falënderuar atë për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë procesit të shten-dërtimit të Kosovës. “Kam nderin ta përfaqësoj vendin tim në Holandë, një mbështetës të gjatë dhe mik të Kosovës. Pres që të bashkëpunoj ngushtë për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të avancuar integrimin e Kosovës në BE”, ka shkruar Grejçevci. Para Grejçevcit, ambasadën në Holandë e ka udhëhequr ambasadorja Vjosa Dobruna.

Gjatë kohës së tij si Ambasador në Londër, Grejçevci u shfaq një model diplomati me një prirje të re, ku dallohej thjeshtësia, respekti, komunikimi intelektual, ndihma komunitare, integruese dhe më gjerë interesimi i jashtëzakonshëm për librat e shkollave shqipe të arsimit plotësues. I gatshëm në të gjitha angazhimet komunitare, ndihmës i zgjidhjes së problemeve, e mbi të gjitha promovues i vlerave intelektuale e më gjerë shqiptare, sidomos ato të Kosovës. Në të gjitha këto Grejçevci ndikoi të krijojë një identitet real diplomatik, një emër të respektueshëm. Kështu duket se ka nisur dhe në Hollandë. 

Ndërsa Mbreti Willem-Alexander i Holandës e përcillte Fjalën e tij nga Froni duke përvijuar prioritetet e Qeverisë së tij për periudhën e ardhshme, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Hollandë, Sh. T. Lirim Grejçevci kishte nderin për të marrë pjesë në ditët e tij të para në “Prinsjesdag” (Dita e Princit), pasi kjo ceremoni është e njohur. Hollanda është një monarki kushtetuese dhe “Prinsjesdag” është një moment për të festuar si monarkinë ashtu edhe demokracinë. Ambasadori Grejçevci, ishte i pranishëm në këtë faktivitet të mirënjohur ku morën pjesë edhe Mark Rutte dhe anëtarët e kabinetit të tij. Ambasadori Lirim Grejçevci shkruan në statusin e tij të Facebook me këtë rast “Unë pres që t’i paraqes kredencialet e mia SH.T. Mbretit Willem-Alexander të Holandës në një të ardhme të afërt, kur unë do të marr detyrat e mia të plota si ambasador i Kosovës në Holandë”.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1