Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | "Honestra e këngës himariote"

"Honestra e këngës himariote"

Font size: Decrease font Enlarge font
image "Honestra e këngës himariote"

Doli në qarkullim libri "Honestra e këngës himariote" e autorit Timo Mërkuri, i cili që nga titulli na premton se sërish autori do të merret me këngën himariote, duke na çuar te burimi i saj, te honestra. Ja si e shpjegon këtë që në hyrje të librit:
"Gjithnjë kam qënë i bindur se dalja e një kënge popullore i ngjan shpërthimit të një burimi të ri nga një honestër e tejëmbushur.. Honestër quhet vendmbledhësi, natyror në shkëmb ku mblidhet uji i shiut dhe vjen nga bashkimi i fjalëve hone dhe sterë ku hone quhen greminat (këtu – brenda, në thellësi të malit) dhe sterë do të thotë e errët, që nuk duket, pra honestrat janë vendet ku mblidhet uji në brendësi të malit. Ujrat e shirave apo të shkrirjes së dëborës depërtojnë në brendësi të tokës dhe aty, në ndonjë hon shkëmbor grumbullohen në stera natyrale, ku pasi filtrohen, natyrshëm kërkojnë ndonjë shteg daljeje në shpat mali. (Afëria e fjalëve sterrë, e errët dhe stere, tokë, shkëmb është një ngjashmëri rastësore). Niveli i ujrave sa vjen e rritet nga prurjet e përditëshme, por për të dalë në sipërfaqen shpatore të malit, fillimisht është dashur ndonjë lëkundje sizmike e tokës, e cila krijon të çara nëpër shkëmbinj. Nëpër këto të çara shkëmbore rrjedh ujët e honestrave dhe del në formën e një burimi. Ne shohim dhe vlerësojmë burimin, tek i cili shuajmë etjen dhe pak kush e vret mendjen për honestrën e padukëshme. 
Kështu ndodh edhe me këngën popullore. Honestra e këngës grumbullon në nënvetëdijen tonë ngjarje, përvoja, përjetime momentale, luftëra, akte individuale ose kolektive të cilat janë “shiu”, “uji” i të cilit depërton në tokë e mbush honesterën, ku pas “filtrimit” prej tij precipiton e zakonëshmia në haresë dhe mbetet esencialja, që rrjedh si ujët e burimit, nëpër këngë. Në njohim këngëtarin autor, atë që e këndon i pari dhe nuk na shkon mendja se ai është thjeshtë “gryka e burimit”, shkëmbi që u ça nga dhimbja a nga malli dhe nëpër të “çarën e shpirtit” të të cilit buroi kënga.
Kësaj ligjësie i nënshtrohet kënga himarjote
Libri ka me dhjetra referime, fusnota, etj. Është 116 faqe dhe kushton 500 lekë.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1