Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | «POETËT» E LUIS ARAGONIT DO TË DËRGOHEN SË SHPEJTI PËR BOTIM

«POETËT» E LUIS ARAGONIT DO TË DËRGOHEN SË SHPEJTI PËR BOTIM

Font size: Decrease font Enlarge font
image Luis Aragon

«POETËT» E LUIS ARAGONIT DO TË DËRGOHEN SË SHPEJTI PËR BOTIM.

PËRKTHEU DHE PËRSHTATI NË GJUHËN SHQIPE: VASIL KLIRONOMI. 

Luis Aragon

 ( Louis Aragon 3 Tetor 1897-24 Dhjetor 1982) 

Poet, romancier dhe gazetar. Për shumë vite, anëtar i Partisë Komuniste Franceze. 

«Nuk kam qen asnjëherë njeriu që jam.  

Gjithë jetën time mësoja që të bëhem njeriu që jam, por ajo nuk do të thotë se kamë harruar njeriun që isha, ose,  që të flasë më saktë,  njerëzit që isha. Dhe në qoftë se midis meje dhe atyre njerëzve ekziston kontradikta, në qoftë se kujtoj se duke ndryshuar kam mësuar, kam  ecur përpara, kur kthehem dhe shikoj ata njerëz, nuk më vjen aspak  turp për ta, nuk mund të them unë pa ata njerëz. 

Njoh njerëz që lindën me të vërtetën në djepin e tyre, që nuk u mashtruan kurrë, që nuk u është dashur të ecin gjithë jetën, sepse kishin  mbërritur, qysh atëherë që ishin akoma në pelena. E din kush është e mira, gjithmonë e dinin.

 Për të tjerët kanë ashpërsi dhe përbuzje që u jep  siguria triumfuese dhe mendimi se kanë të drejtë. Nuk u ngjaj. Mua e vërteta nuk mu shpalos në pagëzim, nuk e gjeta as nga babai im, as nga renditja sociale e familjes sime. Çfarë kam mësuar më kushtoi shtrenjtë, çfarë di, e kam fituar me mundin tim.

 Nuk kam as edhe një siguri që të mos e kem formuar nëpërmjet dyshimit, ankthit, djersës, përvojës së dhimbshme. Ndaj, ndjej respekt për ata që nuk din, për ata që kërkojnë, që provojnë, që rrëzohen.

 Për ata që e vërteta u është e lehtë, spontane, natyrisht ndjej një admirim, por pranoj, me interesim shumë të pakët.

 Atëherë, kur një ditë do vdesin, le tu shkruhet mbi varr: Kishte gjithmonë të drejtë...ajo u takon, asgjë më shumë.»

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
1.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1