Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | NDROI JETË MINELLA KONOMI, VETERINARI

NDROI JETË MINELLA KONOMI, VETERINARI

Font size: Decrease font Enlarge font
image MINELLA KONOMI

 

 

Nga familjarët u njoftua se, në moshën 84 vjeçare, në Tiranë,  pas një sëmundje të pashërueshme, ndërroi jetë vlonjati Minella Mantho Konomi, një nga mjekët veterinar më të spikatur të vendit. Ai punoi me përkushtim në disa ndërmarrje bujqësore të vendit, në Ministrinë e Bujqësisë dhe në biznese private.

Kortezhi i përmortshëm niset nga shtëpia e tij në Tiranë sot në ora 17.00.

I shprehim ngushëllime familjes! Qoftë i paharruesMINELLA KONOMIhëm kujtimi i tij!

 

Një shokë të dashur kujtoj me mall

Kudo që është, ngado ku shkon,

Me të shqetësohem, kur ka një hall,

Dhe kur pak vuan, apo lëngon.

 

Minella Konomi - emri, mbiemri,

“Nela”, dikur i kemi thënë,

Gjithnjë gojë mjaltë, fjalë melhemi,

Djalosh i dukur, dikur kish qenë.

 

Ish pak i shkurtër dhe ca ezmer,

Me flokë e vetull të zezë skrop

Dhe kur u zbardh, prapë kaçurrel,

Në faqet buçkë, kish nga një gropë!

 

Mësonim e luanim në Muradie,

Në Vlorën e bukur, së bashku u rritëm.

Në largësi, prapë shokë u ndiem,

Me shpirt e zemër, kurrë s’u shqitëm.

 

U bë doktor – veteriner

Shkencëtar, në dije e në shprehi.

Ta mbash mik, ke vlerë dhe nder,

Se mbi çdo gjë, është - mençuri.

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 28/07/2018 13:26:00
avatar
Ju prehte shpirti ne perjetesi si ishte nje jete Ai.
Kush e njohu dhe nuk mori nga Ai vec miresi.
Lum kush ka ndenjur afer tij ne jete,miresi do te kete.
Faleminderit Luan Cipi per ate perkushtim lamtumire;Minella Konomi vertet MELHEM i shoqerise vertet njerzore.
Te tillet si Minella Konomi,s'kane vdekie kurre.
Ngushellime te gjithe dashamiresve.
Njerezit e mij ne Vlore pergjeruar.

Guri Naimit D(Dh Xh.)
.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1