Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | IKU NJË MODEL I ARSIMIT SHQIPTAR

IKU NJË MODEL I ARSIMIT SHQIPTAR

Font size: Decrease font Enlarge font
image Profesor Meleq Skëndaj

IKU NJË MODEL I ARSIMIT SHQIPTAR

 

PROFESOR MELEQ SKËNDAJ I PËRKET PAHARRIMIT[1]

 

Modeli shembullor i mësuesit me dritë

 

Nga MSc. Albert HABAZAJ

 

Meleq Skëndaj na la për të qënë gjithmonë me ne. Me dhembje po shkruajmë këtë lajmërim morti për një nga dritanët e pashuar të dijes, profesorin e shquar të matematikës në Vlorë. Nuk gjejmë fjalë të shprehim trishtimin dhe dhimbjen tonë për profilin e profesor Meleqit. Profesor Meleq Skëndaj lindi nga nënë Erveheja dhe babë Hairo Laze më  vitin 1936 në Tërbaç të Vlorës në derën e madhe të Skëndojve të njohur në krahinën e Lumit të Vlorës, Labërisë e më gjerë për histori, kulturë e arsim.

Profesor Meleqi i përket asaj plejade të artë të Mësuesve të Dritës, që i dhanë edukimit të brezave mendimin e kthjellët e aq të thellë, që i falën mirësisë qytetare shpirtin e pastër e aq të zjarrtë.

Profesor Meleqi është profesor i profesorëve tanë.

Profesor Meleqi ka bërë e botuar tekstet e matematikës, kur ende s'ishin "rritur" profesorët e sotëm me karton.

Profesor Meleqi ishte një mal i lartë dinjiteti intelektual e atdhetar, një det i gjerë fisnikërie, një fushë e pamatë thjeshtësie. Ngelet vërtet madhështor në thjeshtësinë e tij që shndrit tejembanë e kullon hojet e humanizmit nga mjalti universal që mbushte atë shpirt vital të të paharrimtit tonë shkëlqimtar Meleq Skëndaj. Në rrjedhat e kohës, Tërbaçi e ka shkruar me nder emrin e tij të përveçëm në historinë shqiptare. Në Tërbaç, Skëndojt janë një Medalje e Artë. Halim Xhelo e Ibrahim Aliu, bij të Skëndue, ishin 2 nga 10 mësuesit e parë Tërbaçiotë kur u hapën shkollat e para shqipe gjatë kohës së Ismail Qemalit (1913). Laze Malo, bir i këtij fisi ishte burrë zakoni, kuvendar e gjykimtar i shquar në krahinë, mik i Plakut të Bardhë të Flamurit. Beqir Selimi, bir i Skëndue, ish- komandant i Çetës së Tërbaçit gjatë LANÇ u shndërrua nga të parët yll i pashuar lirie. Kujtim Mici (Skëndoj) ishte dhe ngelet Dragoi i këngës labe, mësuesi dhe drejtori i shkollës tetëvjeçare "Halim Xhelo" Tërbaç, fatmirësisht dhe imi, Vigani drejtues i Grupit të Madh të Tërbaçit me funksionimin e Organigramës folkorike, etnokulturore e polifonike. Profesor Meleq Skëndaj, bir i stafetës së lartë të këtij fisi ballëbukur është Modeli shembullor i Mësuesit me Dritë. Ai ishte Mësues i Popullit edhe pse këtë titull nuk e pati, por Vlora e tij e vlerësoi “Personalitet i shquar i Qarkut” dhe “Mirënjohje e Qytetit”. Ai ishte Mjeshtër i Madh edhe pse këtë dekoratë nuk e mori. Profesor Meleqi, kur qe, qe i të gjithëve. I dhembi sa qe në gjak e kockë Arjana fatkeqe. Kur kishte  nevojë,  iu përgjigjën vajza, Kela dhe dhëndrri, Gaz Manaj i koculiot. Meleq Skëndaj, që për fat rridhte nga fisi tradicionalisht patriot i Skëndue, ishte një ndër themeluesit e arsimit progresiv. Ai është se s'ka ikur. Është me ne, në zemrat tona, me emrin e tij të dielltë, me veprën e tij të përkryer. I dritëroftë emri i gdhendur me gërma mirënjohjeje në kujtesën tonë!

 



[1]) Fjala e lamtumirës për në banesën e fundit e Mësuesit Meleq Skëndaj. Babicë, Vlorë 19.07.2018

 

Comments (2 posted):

Dh.Xhoga (Guri Naimit D,) on 24/07/2018 18:46:08
avatar
I paharuar-mesuesi Pr.nderuar
Meleq Skendaj
Ngushellime asaj familie te nderuar sa gjithsa e rrethojne me ne krye ate te nderuar Albert habazaj qe i jep jete atij istituioni mbi Partiak ne Vlore,sot shkruar kete shkrim mbi shrimet,per kete figure te shquar te arresimit dhe kultures sa nderi i atij vendi Qe e rriti dhe nurrEroi Ai pasardhes i denje i fugurave te shquara atdhetare nga Rilindia ne krey luften N.Clirimtare e sot ballore ne mbrodhesine e atdheut,(ani se me "pelena.
Meleq Skenda i perket asj plejade te shquar te KOmbit shqiptar e duhet vleresuar,edhe pas ndaries tij nga jeta.Vepra de ouna e tij jane te pavdekeshme.
I perjetshem kujtimi tij.
Ngushellime families,sa kolegeve e ish nxenesve te tij nje jete.
Bashkeudhetar nje jete.

Pasues veteren 82vjecari
Dhimiter M Xhoga
(Bir i DAngellise Naimjane).
Albert HABAZAJ on 25/07/2018 14:15:25
avatar
Mirënjohje, Profesor, paç shëndet të mirë dhe qetësi, mirësi dhe mesazhe dritërore presim nga Ju.
FALEMINDERIT

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1