Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | Arilena Ara do të këndojë në mes të Rusisë për finalen e Botërorit

Arilena Ara do të këndojë në mes të Rusisë për finalen e Botërorit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Arilena Ara do të këndojë në mes të Rusisë për finalen e Botërorit

 

Arilena Ara do të këndojë në mes të Rusisë për finalen e Botërorit

 

Këngëtarja Era Istrefi bëri krenarë gjithë shqiptarët pas pjesëmarrjes në bashkëpunimin më të rëndësishëm të karrierës së saj muzikore, në këngën “Live it Up”, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam. Ndërkohë që të gjithë jemi duke pritur performancën e saj “live” në natën finale të Botërorit 2018 në Rusi, në datën 15 korrik, mësohet se një tjetër artiste shqiptare do të performojë përkrahë Erës.

Arilena Ara, e cila është një ndër këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun rus, nëpërmjet një postimi në Instagram ka zbuluar se do të këndojë në Moskë më 15 korrik në finalen e Kupës së Botës 2018. Në datën 13 korrik Arilena do të performojë në Bjellorusi, për të shkuar në datën 14 korrik në Rusi ku do të performojnë në “Fan Zonë” të Kupës së Botës dhe për të shpërthyer me performancën e saj në datën 15 korrik së bashku me këngëtaren tjetër shqiptare, Era Istrefi.

 

Comments (1 posted):

Nene Pashako D. on 14/07/2018 02:52:33
avatar
Ditet ju befshi njemije atyre artisteve si Era Istrfi dhe Arilena Ara.
Me moskes ne ate perfundim te KAmpionatit Boteror te futbollit ato dalin me kenget e tyre.Nderi Atdeut.
Nene Pashako.D.
Per gjith NEnat ne emigracion.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1