Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | VENDTAKIMI YNË: LOKALI “GALAXY”…

VENDTAKIMI YNË: LOKALI “GALAXY”…

Font size: Decrease font Enlarge font
image VENDTAKIMI YNË: LOKALI “GALAXY”…

Skicë:

VENDTAKIMI YNË: LOKALI “GALAXY”…

Nga: Murat Gecaj

Tashmë, është bërë e zakonshme që ne, një grup krijuesish, publicistë e autorë të botimeve në gjini të ndyshme, të takohemi herë pas here, mëngjeseve, për të pirë kafe ose çaj bashkë. Vendtakimi ynë është bërë Lokali “Galaxy”, në fillimin e Bulevardit të Ri të kryeqytetit.

Kujtoj me nderim e respekt, se këtu kanë ardhur kolegë e miq, jo vetëm nga Tirana ose qytete të ndryshme të Shqipërisë e Kosovës, por dhe të tjerë,të cilët  janë kthyer për pushimë nga emigracioni, si: në Amerikë (Nju Jork, Virxhinia, Boston e Filadelfia) dhe Kanada ose në shtete të ndryshme të Europës, si:  Greqi (Athinë), Itali (Romë etj.), Gjermani, Suedi, Belgjikë e Austri, Angli (Londër) etj.

Nuk e dimë saktësisht, në se pronari i këtij lokali e ka venë rë këtë gjë apo jo?! Por mendoj se i ka të rrallët në Tiranë, ku aty vijnë klientë të kaq vendbanimeve.

Pa e zgjatur, shënoj se sot në mëngjes, u riktheva aty, me kolegët e miqtë e pandarë krijues, dikur punonjës në Gazetën “Mësuesi”: Viron Kona e Sejdo Harka.(Po e bashkëngjes një foto tonën). Duke i falënderuar ata për vizitën, shënoj këtu bisedat tona i bëmë të larmishme dhe prandaj vura re që koha kaloi shumë shpejt…

Gjej rastin të shprehi falënderimet dhe respektin tim, për të gjithë ata kolegë e miq, të cilët kanë ardhur në këtë lokal dhe kanë kaluar disa minuta me mua!

Shëndët e mbarësi, për ju e familjet tuaja dhe mirupafshim përsëri!

Tiranë, 8 korrik 2018

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 10/07/2018 02:42:57
avatar
Topi bam e ti potutie-Murat Gecaj, paraprin,,
Lokalit"GALAXY"kreatyra t'penes e mendimit,
Krah tij cdo dite marin te tyren-frymezim
Ju pacim,ne,rruga "PAP"n'Toronto kemi lokali"Yly"
Vetem Shqiptare Kliente sa punonjesit,
Faleminderit,simes Tirane sa Vlores ndihemi.
ju pacim,Ajka krujues PROFESOR-DOKTOR,
Tej oqeanit mes Torontos,ditet kalojm.
Pa tjeter mE ju dhe ATDHEUN JETOJME.

Toronto09-07-@018 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1