Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | THESARI KOMBËTAR, VOLUMI 7-8-9, VJEN NË DURRËS.

THESARI KOMBËTAR, VOLUMI 7-8-9, VJEN NË DURRËS.

Font size: Decrease font Enlarge font
image THESARI KOMBËTAR, VOLUMI 7-8-9, VJEN NË DURRËS.

 

 

 

THESARI KOMBËTAR, VOLUMI 7-8-9, VJEN NË DURRËS.

Para dy ditësh erdhi në Durrës, një mik nga Suedia: shqiptari, shkrimtar dhe veprimtar, Hysen Ibrahimi, kryetar i shoqatës së shkrimtarëve dhe Artistëve “Papa Klementi XI. Albani”. Ai erdhi bashkë me të shoqen Sadijen. Ata i shoqëronte publicisti dhe shkrimtari i njohur Viron Kona, nga Tirana.

Qëllimi i tyre ishte, që t’i dhurojnë Bibliotekës Publike të Durrësit, veprën “Thesari Kombëtar”, volumi 7, 8 dhe 9, botim i Shoqatës së shkrimtarëve dhe artistëve “Papa Klementi XI. Albani”, një vepër madhore dhe voluminoze e mërgatës shqiptare, që jeton dhe vepron në Suedi, botuar vitin e fundit. Duhet thënë një e vërtetë e bukur: Me aq njohje sa kam unë, për veprimtarinë e simotrave, kjo shoqatë letrare-artistike, nuk ka të dytë në mërgatën shqiptare të shpërndarë nëpër botë. Veprimtaritë e saj, në dobi të artit dhe kulturës shqiptare, janë të shumta e të larmishme. Ato mbajnë ndezur zjarrin e mëmëdheut, duke e përcjellë artistikisht te brezi i ri. Mjafton të përmend disa takime, gjatë viteve, në mjediset e bibliotekës së Durrësit, si shkëmbim librash, takim shkrimtarësh, diskutime veprash, vizita të ndërsjellta, këtu dhe në Suedi, etj.

Unë pata fatin t’i pres në Durrës, bashkë me znj. Teuta Dhima dhe Argent Çizmja, dy punonjës të Bibliotekës publike të Durrësit. Bashkë me ne ishte edhe znj. Flora Dervishi, ish drejtore e bibliotekës dhe prej disa vjetësh, “Anëtare Nderi” e Shoqatës së shkrimtarëve dhe artistëve “Papa Klementi XI. Albani”. Znj. Flora, para disa vjetësh ka kryesuar një grup pune të Bibliotekës Publike të Durrësit,  në një vizitë për lidhje dhe shkëmbim përvoje, në Suedi.

Për të qenë i vërtetë me veten, kam mbi 10-vjet, që miqtë nga Suedia, t’i pres e t’i përcjell, në Durrës dhe në Tiranë, duke qenë i pranishëm edhe në veprimtaritë e organizuara në përurimin e veprave të tyre, me vlera atdhetarie e shqiptarie, si në Durrës, Tiranë, Tropojë, Mitrovicë.

Si miq të vjetër, takimi shkoi mjaft bukur dhe gëzueshëm, në mjediset e lokalit “Oslo”, pranë sheshit qendror të qytetit. U shkëmbyen libra. Një veprim i bukur dhe mjaft fisnik, duke pasur parasysh, se krijuesit mes njëri-tjetrit, shpërndajnë dije, kulturë, shqiptari dhe fisnikëri.

Nuk munguan fotografitë, që fiksojnë çastin e një veprimtarie të veçantë dhe të dobishme, për letërsinë, kulturën dhe artin shqiptar.

U ndamë duke premtuar, që shumë shpejt, të takohemi në përurime të “Thesarit Kombëtar”, nëpër qendra të tjera, në trojet shqiptare.

 

Comments (1 posted):

Dh Xhoga (Guri Naimit D). on 02/07/2018 16:50:19
avatar
Kadri tareli-mirenjohie per gjithcka qe na perciell,si te jemi ne atdhe me ju.Ju faleminderit.Ky rast eshte disi i vecante sidomos per ne emigrantet, per te cilin jemi borcllinj.Duhet pasqyruar arritiet e shume veprimatreve sa krijuesve jashte atdheut,si beni Ju dhe miqte tane ne Suedi qe i pershendesim.
Vertet "TTESARE"keni perjetesuar ,piresite ju pasofshin sa me shembullin tuaj nga do te jene emigrantet.Ketu ne Toronto sa mbare Kanadane,kemi plot krijues, na mungon organizimi si Lidhie KRIJUESISH qe e kemi patur vite shkuar,me ne krye veteranin e PENES krijuese z. VAngjush Ziko,terhequr i detyruar nga mosha.Pa tjeter kjo mangesi duhet kaluar.
Pershendetie miqve te BORASIT,berthama e kesaj pune sa ju i nderuar Kadri Tareli e Murat Gecaj,prane tyre.

Me konsiderate e rrespekt.

Toronto02-07-2018Dh.Xh.(Guri Naimit D)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1