Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | NATA ME NGJYRAT E MALLIT…

NATA ME NGJYRAT E MALLIT…

Font size: Decrease font Enlarge font
image Iliriana Sulkuqi

GUSHT,28, 2018, ELBASAN –
NATA ME NGJYRAT E MALLIT…
NATA E DITËS SË zotit – LIBËR…
(sponsor Gjeneral – Dashuria & Panorama Elbasan Resort)



-Natë që fillon me Lirinë e ëndrrave do t’ju shoqërojë Jetën me Ëndrra…-
NATA ME NGJYRAT E MALLIT :
-Çifte që do të ripërtërijnë martesën e tyre, si Dashuri e mbijetuar prej Fjale – poetikisht, nga të gjithë pjesëmarrësit e Natës me Ngjyra…
-Aktorë që do të sjellin veten e tyre, nga mërgimi i punëve të mbijetësës, në rolin e shpirtit të tyre të lindur …, shoqëruar nga Artiste të mëdha të Kombit tonë…
- Tinguj, nga instrumentistë e këngëtarë që na e kanë bërë vendlindjen me luspa të ndritshme e të prekshme nga shpirti.
- 20-të poete, me moshën e poezisë së lashtë e të ardhme, të pranishme brenda një Libri dhe para syve tanë, sikur të shiheni para 20 - të pasqyrave, ku drithërohet Shkumbin e Zaranikë… dhe çdo kalldrëm prej shpirti…
- Zoti LIBËR, nga shumë krijuese e krijues, që, duke e marrë me vete, në Bibliotekën tuaj, nuk ka zjarr ta djegë, nuk ka oqean ta përbytë…, si në Biblioteka të papërgjeshme për Memorjen e Historisë dhe Dijen e një Kombi…
- Shumë e shumë të tjera, ku “Nata me Ngjyra”, do të ketë ngjyrat e saj, për secilin e për të gjithë SËBASHKU, në emër të Mallit e të Dashurisë për Qytetin tonë dhe të mirënjohjes për njeri-tjetrin, shoqëruar me “”kush kërcen napolonin”, me I.Myzyri, M.Bodini, Vini …, me valse e tango, çardash,… e nga shumë ngjyrat e muzikës së vendeve ku jeni pjesë e integritetit të tij...,ndërthurur me fijëza shpirti prej shpirtit, ku do t’ju ju sjellë vetë shpirti juaj! 
………… 
VO:
Takimi në orën 19.00, në Teatrin Skampa (në kafenenë e Librarisë “Skampa”). 
Nga aty, në Panorama Elbasan Resort…

Sponsor Gjeneral: Dashuria & PANORAMA ELBASAN RESORT

Iliriana Sulkuqi - Sot e përgjithmonë, 27 qershor, 2018
Brooklyn, NY

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1