Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | NGRITJE NDJESHME E PD-SË NË BM

NGRITJE NDJESHME E PD-SË NË BM

Font size: Decrease font Enlarge font
image NGRITJE NDJESHME E PD-SË NË BM

NGRITJE NDJESHME E PD-SË NË BM 

 

Nga Gazmend Cufaj,

Kryetar i Grupseksionit të PD Dagenham dhe Barking

Anëtar i Kryesisë së Degës së PD në BM

 

PD Dega Britani e Madhe në mbledhjen e saj të fundit të muajit Qershor ka zhvilluar takimin e radhës së Kryesisë Drejtuese së saj. E drejtuar nga Kryetari i Degës së PD-së, Naim Hasani, kjo mbledhje ka aprovuar pikat kryesore të rendit të ditës dhe më pas ka votuar unanimisht pranimin Anëtar të Kryesisë së saj z Gazmend Cufaj, që aktualisht drejton dhe Grupseksionin e PD-së për zonën Dangenham dhe Barking në Londër. Z Hasani ka deleguar mesazhet e kryetarit të PD-së Basha për situatën në Atdhe dhe gjendjen e PD-së. Në fjalën e tij ka seleksionuar mesazhin e qartë se njësoj si në vitin 1991 është detyra jonë që në radhë të parë të bashkohemi brenda shtëpisë tonë, të bashkohemi rreth moralit tonë të konfirmuar në këto zgjedhje, me vullnetin e çdo shqiptari që do një shoqëri të lirë e jo të robëruar, me mundësi për të gjithë dhe jo për një grusht njerëzish. Do të kërkoj përveç bashkimit, një raport të ri dhe të ndërtuar me kujdes në radhë t parë mes drejtuesve dhe anëtarëve dhe në radhë të dytë dhe më e rëndësishmja midis vetë Partisë Demokratike dhe qytetarëve. Leksioni që vjen nga ato zona që ne kemi fituar, tregon se bashkimi i të gjithë faktorëve, përdorimi i të gjithë forcës dhe vendosmërisë për t’u përballur me bandat dhe me lekët e pushtetit, pati sukses, vetëm atëherë kur nuk mbeti brenda dhe vetëm brenda familjes tonë, por kur u shtri në çdo shtëpi e çdo votues.

Sipas drejtuesve të seksioneve dhe grupseksioneve, anëtarëve të tjerë të Kryesisë së PD-së dhe vetë z Hasani shihet një rritje e ndjeshme e anëtarësisë së PD-së dhe në BM. Për këtë takimi pati diskutime të ndryshme për përmirësimin dhe organizimin e sa më shumë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në BM, duke bërë dhe formularët e regjistrimit të anëtarisimit në PD të BM. 

Drejtuesi i Grupseksionit të PD për Dagenham dhe Barking, Gazmend Cufaj dhe i sapozgjedhuri i Kryesisë së Degës së PD-së për BM u angazhua që të përshpejtojë punën në këtë drejtim. Për këtë ai ka vënë në dispozicion numrin e tij 07883029474 në lidhje me plotësimin dhe regjistrimin e mundshëm në formulare. U theksua se të dhënat në formularë janë konfidenciale dhe mbaten vetë brenda strukturave të PD-së. Për këtë ka qenë garanci dhe fjala e drejtuesit Hasani dhe diskutantëve të tjerë. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1