Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | GËZUAR DITËLINDJEN HYSEN RUSPI!

GËZUAR DITËLINDJEN HYSEN RUSPI!

Font size: Decrease font Enlarge font
image GËZUAR DITËLINDJEN HYSEN RUSPI!

GËZUAR DITËLINDJEN HYSEN RUSPI!

 

Ndërsa ditëlindjet përkojnë në ditë të shënuar sa në kalendar dhe në memorje, një pjesë e tyre jo pak herë bëhet dhe një shënjesë më e ndjeshme. Nuk bëhet fjalë për ditëlindje të cilat kanë arsyet e tjera, por për ditëlindje kolegësh, miqsh, intelektualësh që përditësisht janë një e të pandashëm me ne, me komuntetin, me angazhimin, me aktivitetin dhe përkushtimin e tyre. Një nga këto ditëlindje i përket dhe z Hysen Ruspi, mësuesit të kualifikuar të gjuhës së huaj në Atdhe, dhe gazetarit dhe përkthyesit në mërgim. Natyrisht është një ditë, e cila e zgjon Profesor Cenin, sikurse e thërrësim ne, me urimet familjare, të bashkëshortes, Doktoreshës Zamira, dhe dy djemve të tij të kualifikuar në BM. E më tej janë miqtë e tij, të afërmit, shokët, kolegët, komuniteti dhe më gjerë kolegët nga punërat e tij që ai bën në BM. 

            Hysen Ruspi është një vlerë e pandashme e komunitetit shqiptar. Është një aktivist, përkthyes në ndihmë të shqiptarëve, nëj angazhues i papërtueshëm në evenimente, festa, protesta, angazhime dhe më gjerë. Ai është një shqiptar model në mjaft drejtime. Dhe urimet nsisn nga Nuredin Çupi, Ilir Gurabardhi, Xan Rama, Gëzim Ethemi, Muhedin Çami, Tahir Tanushi, Përparim Hysi, Lutfi Vata, Skënder Leka, e mjaft e mjaft të tjerë, miq e shokë, kolegë e të tjerë. Ndërsa ditëlindja dhe urimet marrin udhën e mesazheve në rrjetet sociale, po aq dhe në inbox ato shënohen në memorjen e Hysen Ruspit si ditëlindje që kanë historinë e tyre dhe po aq dhe rëndësinë e tyre. Sipas historianit francez Jean-Claude Schmitt, për herë të parë, festimi i një ditëlindje, ne këtë formë që bëhet edhe sot, është realizuar në vitin 1802. Kjo gjetje i njihet poetit të madh gjerman Gëte, dhe po kaq i shkon sot dhe kolegut tonë Hysen Ruspi në një përvjetor të shëuar të tij.

Në lidhje me ditëlindjet, Schmitt, na tregon se festimi i ditëlindjeve u lehtësua nga Revolucioni Francez, i cili promovoi regjistrin shtetëror  dhe certifikatat e lindjes, ndërsa tek ne, brezi ynë që përkon pak a shumë me Profesor Cenin, ditëlindjet kanë më shumë arsye të kujtohen sot, dhe pse në emigrim. Ne kemi ditur pak për ditëlindjet. Ato kanë qenë në formate të tjera. Ndoshta mjaft ndryshe, por edhe pse siç del, ditëlindja ka filluar të festohet relativisht “vonë”, gjurmë të saj gjejmë edhe në antikitet, gjejmë dhe në Universitet, pikërisht ku aty Hysen Ruspi ka qenë dhe aktivist dhe student i mirëangazhuar në disa drejtime. Aty nuk kanë munguar urimet dhe siç janë për shembull ëmbëlsirat dhe ndonjë gotë me lëngun e saj tërheqës. Ditëlindjet nga historia duket se janë me origjinë egjiptiane. Ditëlindjet e faraonëve shoqëroheshin me ushqime te shijshme dhe ëmbëlsira. Të njëjtën gjë bënin edhe persianët, që përgatisnin torta për mbretin ose fisnikët, por pa qirinj. Ne tashmë kemi traditën tonë dhe këtë traditë e zgjeron dhe festimi i ditëlindjes së Hysen Ruspit. 

 

Comments (1 posted):

Zamira on 14/06/2018 15:06:14
avatar
Faleminderit Prof. Dr Fatmir Terziu per kete shkrim te bukur me rastin e Ditelindjes se Hysen Rudpi, Bashkeshortit time te jetes, shokut dhe mikut tuaj qe ju do dhe ju vlereson pa kushte. Me respekt Familja Ruspi - Hysen -Zamira - Gerhard -Florian.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1