Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | Fatime Gashi është kurorëzuar Miss Manchester 2018

Fatime Gashi është kurorëzuar Miss Manchester 2018

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatime Gashi është kurorëzuar Miss Manchester 2018

Ky është momenti emocionues kur Fatime Gashi u kurorëzua si Miss Mançesteri, shkruan MEN, përcjellë GazetaBlic.Fatimja, studente  mjekësisë nga Salfordi, i fitoi zemrat e jurisë në finalen e madhe me vetëm dy gjëra, bukurinë e saj të padiskutueshme dhe me mesazhin e saj se ”sa herë që e ndihmon ndokënd ti je një hero”.Ka diçka që rezonon me 21-vjeçaren, Fatime Gashin dhe familjen e saj – të cilët ikën nga Kosova më 1999 si refugjat për të ardhur në Mançester dhe për të filluar një jetë të re, të cilën e kanë quajtur shtëpinë e përjetshme.

Foto nga: Manchester Evening News

Dhe përderisa po merrte titullin, Fatimja tha: “Mançesteri më ka dhënë shumë, dhe mendoj që kjo është mënyra që unë t’ia kthej të mirat qytetit ku jetoj. Kjo ende më duket si ëndërr.” Fatimja ishte vetëm 2-vjeçe kur familja e saj e lëshoi Kosovën për Britaninë e Madhe për t’iu ikur tmerreve të luftës. Ata tashmë kanë krijuar një jetë të re, dhe janë krenarë që ta quaj Saltfordin shtëpinë e tyre.

Ajo është në gjysmë-rrugë për të diplomuar në shkencat e biomjekësisë në Universitetin e Salfordit, dhe jeton në shtëpi me babin e saj Demushin, i cili është një instruktor i vozitjes, dhe nënën Qefseren e cila punon për Amazon, si dhe vëllain e motrën më të vogël.

I ngazëllyer me fitoren dhe me shumë krenari, Demushi ka publikuar në “Facebook” një shkrim emocionues pas fitores së saj si Miss Mançester të premten në mbrëmje duke shkruar: “Ti më bënë mua një baba tejet krenar dhe të dua.”

Fitorja si Miss Manchester erdhi si një shok i madh për Fatimen, e cila ishte shtyrë si me zor nga shoqëria për të marrë pjesë.

Ajo tha: “Të gjithë më thoshin ta bëja, babai im ma bënte ‘provoje dhe e sheh’.”

“Kur më pa babai, nisi të qante, ishte tejet i emocionuar për këtë. Sepse kur vjen nga një shtet siç është Kosova, s’ka asgjë sikur Anglia, dhe kjo do të thotë shumë për të. E di se sa krenar do të jenë prindërit e mi.


Fatimja nuk e beson dot që e ka fituar kurorën si miss Mançester | Foto nga: Manchester Evening News

“Qava kur ma thirrën emrin, sepse as që kam besuar se do të mund ta fitoja këtë.”Ajo punon si modele “part-time” përderisa edhe studion, por nuk kishte aspak besim për ta bërë “catwalk” saqë gjatë ngjarjes ajo i kërkoi ndihmë Miss Mançesterit, Zoe Dale dhe ish-Miss Anglisë, Elizabeta Grant e cila po ashtu ishte në këtë ngjarje për t’i dhënë asaj këshilla.Ajo shtoi: “Asnjëherë nuk kam qenë e sigurt në ecje, të gjithë më thoshin se nuk di të eci drejt! Por këshillat e vajzave para se të dilja ishin aq të dobishme!”“Jam gjithnjë e buzëqeshur, dhe mendoj se kjo mund të jetë arsyeja se pse kam fituar, pasi nuk kam ndaluar së buzëqeshur ditë e natë.”

 
















Fatime Gashi si konkurrente për Miss Mançester 2018 | Foto nga: Manchester Evening News

 Ajo i ka magjepsur panelin e jurisë që ishte në përbërje të, boksierit Anthony Crolla dhe të yjeve Steph Waring e Ross Adams si dhe në krye të jurisë, Aran Coglan, të cilët që të gjithë e votuan atë si fitimtare, në një vendim anonim në Hotelin Hilton në Deansgate.



















 

Juria në Miss Mançester 2018 përfshirë Anthony Crolla dhe Hollyoaks si dhe yjet Steph Waring e Ross Adams | Foto nga: Manchester Evening News

Fatimja ka mbajtur një numër të punëve për të bërë para teksa studion, duke përfshirë këtu mësimet e matematikës, dhe e pranon po ashtu se është një tifozë e Arsenalit!Ajo shpreson t’i përfundojë studimet e mjekësisë dhe eventualisht të bëhet mjeke, pasi të ketë shijuar kohën si vullnetare në spitale. Gjatë konkursit ajo u pyet se kur në jetën e sja ka bërë diçka që e ka shtyrë të ndjehet si heroike, dhe përgjigja e saj i shkriu zemrat e gjithë të pranishmëve.















 

Fatime Gashi tashmë është Miss Mançester 2018 | Foto nga: Manchester Evening News

Ajo tha : “Tashmë dihet se kam bërë shumë vullnetarizëm, mbaj matematikë dhe kam punuar në dyqane bamirësie, por për mua t’u ndihmosh njerëzve në çfarëdo forme është ajo që të bënë hero.”Fatimja tashmë do të vazhdoj përfaqësimin e Mançesterit në garën për Miss Anglinë në shtator, dhe organizatorët besojnë se ajo ka shumë gjasa në ngjarjen kryesore.

Organizatorja e Miss Mançester, Angela de Fouw tha: “Nuk ka ndodhur asnjëherë që juria ta vlerësoj dikë me të gjitha notat dhjetë – por Fatimja e bëri.“Jam absolutisht e kënaqur që Fatimja e ka fituar titullin Miss Mançesteri dhe sinqerisht besoj që kemi një konkurrente të vërtetë për titullin Miss Anglia.“Fatimja po studion shkencat biomjekësore, ajo do që ta bëjë ndryshimin dhe kjo po del të jetë e bukur.“Le t’i urojmë që të gjithë më të mirën në Miss Anglia në Shtator.” – ka shtuar ajo.Ngjarja, e organizuar nga Ian Royce dhe ish Miss Anglia, Elizbeth Grant, ndihmoj në mbledhjen e parave për bamirësi. / © manchestereveningnews.co.uk

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1