Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | Është fjala për gjurmët

Është fjala për gjurmët

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dr. Eslem Hasanaj

Kolonel Dr. Eslem Hasanaj, me zemër në dorë për ushtrinë dhe mjekësinë…

 

Nga Gëzim LOKA

 

Ndodh që takimi me dikë, me kohë, me kalimin e viteve dhe ecurinë e ngjarjeve, të kthehet në një nevojë, ngaqë njerëz të tillë gjithmonë kanë diçka të re për të thënë dhe një veprim të ri për të të suprizuar. Kjo ndodh me miq të vërtetë, por mbi të gjitha me njerëz të vërtetë, që në çdo rast kanë diçka për t’i ofruar shoqërisë dhe vetë kohës së tyre.

Në momente të rëndësishme të jetës së njeriut, kur zembrekët e orës duket se kanë ngrirë, të vijnë në ndihmë këshillat e miqve dhe shokëve të mirë dhe prania e njerëzve më të përkushtuar të shoqërisë, intelektualëve të ndershëm e vizionarë, të kthehet në nevojë.

Këtë po mendoja, ndërsa po hidhja në kompjutër shënimet e gjurmëve të një jete të jetuar bukur, të jetuar për të tjerët, pasi vetëm kjo pjesë përbën lajm dhe meriton të bëhet pjesë e shkrimtarisë dhe pse jo e historisë.

Është fjala për gjurmët e Kolonel Dr. Eslem Hasanaj, ish-drejtor i shëndetësisë në Ministrinë e Mbrojtjes, njeri me vlera qytetare, intelektuale e humanitare.

Takimi me Kolonel Dr. Eslem Hasanaj është befasues jo vetëm për dikë që e takon për herë të parë, por dhe për dikë tjetër që e njeh mirë, siç e njoh dhe unë dhe gjithmonë kam se çfarë të mësoj prej tij. Dhe sigurisht që kjo ndodh për faktin se ai është gjithmonë në kërkim të përvojave të reja profesionale, befasues në qasjet e tij shkencore e njerëzore, me plane dhe energji të reja për jetën, i rrethuar me libra, shkrime, ide, platforma, projekte, që përbëjnë rrugëtimin e tij të përditshëm.

Kolonel Dr. Eslem Hasanaj lindi në Zabëzan të Skraparit, më 16 mars 1953. Pas mbarimit të arsimit tetë-vjeçar në vendlindje,si nxënës me rezultate të larta, u përzgjodh në vitin 1968 si kandidat për në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”, nga ku për shkak se shkëlqeu në mësime, e dërguan në Vlorë, për të ndjekur Shkollën e Mesme “Jani Minga” për ndihmës mjek. Studimet në këtë shkollë i ndiqnin me uniformën ushtarake të skënderbegasit. Pas mbarimit të kësaj shkolle me rezultate të shkëlqyera,në vitin 1972, titullohet oficer aktiv dhe emërohet ndimësmjek në Tiranë, në Shkollën e Artilerisë, për një vit dhe një vit tjetër, në Regjimentin e Ndërlidhjes tek Spitali Ushtarak i “Rrapi Treshit”.

Ishte viti 1974 kur dërgohet nga Ministria e Mbrojtjes si student ushtarak në Fakultetin e Mjeksisë, në Universitetin e Tiranës, të cilin e përfundoi me rezultate shumë të mira në vitin 1979, në degën Mjekësi e Përgjithshme. Specializimin pas-universitar do ta kryente në vitet 1985-1987 në fakultetin e Mjeksisë, dega “Patollogji-Mjeksi Interne”,për të vijuar më tej rishtas punën si mjek ushtarak në garnizonin e Beratit, në spitalin ushtarak të këtij spitali, pranë spitalit civil sot.

Në vitet 1992-1995 emërohet zëvëndës drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe i Spitalit Qendror të Ushtrisë, në kohën kur drejtoria e shëndetësisë dhe drejtoria e spitalit ushtarak ishin të shkrira e të unifikuara në një strukturë të vetme.

Në vitin 1995 emërohet në detyrën më të lartë të shërbimit shëndetësor të Forcave të Aramatosura, drejtor i drejtorisë së Shëndetësisë në Ministrinë e Mbrojtjes, detyrë ku qëndroi dy vjet, deri më 1997. Më tej, për tre vjet do të vijonte si Shef i Shëndetësisë së Akademisë Ushtarake në Tiranë.

Gjatë viteve 2000-2012 punon si mjek internist në Spitalin Ushatark Qendror Universitar, periudhë që del edhe në rezervë si oficer aktiv.

Pas viti 2012 e në vazhdim është rishtas mjek intetrnist por tashmë në Spitalin Universitar të Traumës në Shërbimin e Sëmundjeve të Brendshme,nr.1.

Doktor Eslemi është një emër i veçantë, me një kontribut të shenjuar në mjeksinë ushtarake dhe shërbimin shëndetësor të Forvace të Armatosura Shqiptare, me një përvojë të pasur pune, përkushtimi e përgjegjësie të së ndërtuar në vite shërbimi e sprovash të vështira.

Duke shërbyer në të gjitha nivelet e këtij shërbimi, që nga ndihmës mjek gjer në nivelin më të lartë të drejtorit të Shëndetësisë së Ushtrisë, ai e njeh me rrënjë këtë sektor të shëndetit publik dhe punën e tij më shumë se profesion e konsideron mision.

Kudo ku ka punuar dhe punon, e ka karakterizuar dhe e karakterizon përkushtimi, komunikimi i hapur, dialogu produktiv, gadishmëria për t’iu gjendur ushtarakëve të sëmurë dhe të gjithë njerëzve në nevojë në çdo çast, ditën e natën, me shpirt qëndrestari, vetëmohimi dhe sakrifice.

Atë e kërkojnë të gjithë, ngaqë është profesionist i shkëlqyer dhe mbi të gjitha ngaqë jep gjithçka për pacientin; pozat dhe artificet janë të huaja për këtë mjek të përvojave mbresëlënëse.

Ai është përpjekur t’i japë shërbimit shëndetësor ushtarak dijet e tij, zemrën, mendjen dhe pasionin e tij, për ta bërë atë një shërbim humanitar dhe gjithmonë në përmbushje të nevojave të ushtarakëve, si pjesa më idealiste dhe sakrifikuese e shoqërisë shqiptare.

Ka punaur për zhvillimin e spitalit ushtarak sipas standardeve të NATO-s, që nga infrastruktura e brendshme dhe e jashtme e spitalit, deri te përsosmëria e teknologjisë dhe aftësimi i personelit të shërbimit, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, për modernizmimin dhe pajisjen e spitalit dhe urgjencën e Politraumës. Në kohën e drejtimit të tij, një pjesë e madhe e personelit mjekësor u dërgua për kualifikime e specializime brenda dhe jashtë vendit.

Forcimi dhe bashkpunimi me homologë dhe spitale ushtarake të Turqisë, Greqisë,Gjermanisë, për të shfrytëzuar përvojën e tyre të shkëlqyer në modernizmin e spitalit ushtarak dhe shërbimit shëndetësor të Forcave tona të armatosura,janë pjesë e kredos dhe besimit të tij si mjek dhe si ushtarak.

Në bashkëpunim me palën amerikane, Kolonel Dr. Eslem Hasanaj do të drejtonte dy strëvitje shëndetësore të nivelit të lartë dhe me një pjesëmarrje të gjërë personeli mjekësor si atë “Medceur-1995” në Rinas dhe “Uji Kristal” 1996 në Spitalin Ushtarak.

Puna mes njerëzve, me lodhjen, sakrificat, përkushtimin ishte dhe mbeti një shkollë e hapur për Kolenel Hasanajn, një shkollë ku ai vazhdon të mësojë përditë artin e komunikimit me njerëzit,artin e ndihmës dhe dashurisë, që është arti më i vështirë dhe që kërkon më shumë të japësh se sa të marrësh nga shoqëria.

Kolonel Dr.Eslem Hasanaj është një profil shkencor e humanitar, që vazhdon të lerë gjurmë në rrugëtimin e tij, duke të bërë për vete me aktet e fisnike njerëzore të modestisë e shpirtbardhësisë, një idealist, i cili e kupton profesionin e mjekut dhe të ushtarakut si mundësi shërbimi e përkushtimi, për këdo që ka nevojë për të, për vendin e tij, për njerëzit e thjeshtë, për ushtarakët dhe civilët, që kanë aq ngut dhe padurim, për një fytyrë humane të mjekësisë dhe të të gjitha shërbimeve të tjera, për të pasur një mjekësi që t’ua jap pacientëve jo vetëm ilaçe e kurim, por dhe zemrën e saj në duart e tyre…

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1