Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | LAMTUMIRË IRFAN BREGU!

LAMTUMIRË IRFAN BREGU!

Font size: Decrease font Enlarge font
image LAMTUMIRË IRFAN BREGU!

LAMTUMIRË  IRFAN BREGU!

Nga Luan Çipi


Dt 25 Mars 2018, ne një grup shokësh vlonjatë me banim në Tiranë, midis tyre: intelektualët Niko Gjyzari, Axhem Gjoni, Skënder Kamberi dhe Neki Dredha, shkuam në qytetin tonë të lindjes Vlorë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Irfan Bregut, shokut dhe mikut tonë të dashur, gazetarit, poetit dhe mësuesit vlonjat, që gjithë jetën e tij u përpoq për fjalën  dhe mendimin e lirë, për jetë më të mirë për Atdheun dhe për Vlorën tonë të bukur, të cilat i skaliti dhe i bëri të pavdekshëm me shkrimet,  poezitë dhe penën e tij të artë.

Irfan Bregu lindi në qytetin e Vlorës në vitin 1938, u rrit dhe u burrërua këtu në Vlorë dhe në Kryeqytet dhe po këtu, në “betlehemin e lirisë’, (siç e quante) pati fatin të mbylli sytë  dhe të sigurojë përjetësinë.

Duke mos u ndalur gjatë te gazetaria,  me të cilën u mor gjithë jetës në Tiranë, Vlorë e deri ne Kinën e largët dhe mësuesia, si mësues gjuhë-letërsie shqip në Gjimnazin “Halim Xhelo” dhe Shkollën e Mesme Ekonomike Vlorë, që në fakt, zunë një periudhe të gjatë pune për Irfan Bregun, ajo çka do ngelet e pavdekshme në krijimtarinë e tij letraro - artistike është poezia me  peshë, me specifikë poemën e bukur gjurmëlënëse, të mbushur me ide atdhetarie e dashurie dhe me bazë figurat artistike letrare dhe metaforat tërheqëse, që s’harrohen lehtë.  Irfani nisi te shkruaj dhe nuk pushoi për 50 vjet rresht, ku zënë vend nderi: 15 poema, libra shkollore, tekste e antologji, fjalorë gjuhësor enciklopedik, disa libra me poezi, tri librat për Kosovën, etj.  Ai ishte qysh herët anëtar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë” dhe së fundi, anëtar i Klubit te Shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë.

Në krijimet e tij të fundit poeti, duke luftuar me gjendjen e tij shëndetësore, të rënduar, vërente si qytetar, poet e shkencëtar me keqardhje, shkallën e pamjaftueshme të demokracisë shqiptare, shtimin e padrejtësive, krimit dhe drogës, me merakun që  këto të zgjidhen e të ndreqen sa më shpejt, të merrte fund grindja shekullore dhe të kishte mirëkuptim të plotë shoqëror, me shpresë dhe besim që, siç thoshte, “lulet e zeza të bëhen sa më shpejtë të bardha”.

I shprehim ngushëllime, në emër të Grupit te Shokëve të Tij, me banim në Tiranë, po dhe të Shoqatës së Shkrimtarëve Petro Marko  (që u përfaqësua nga kryetari,  poeti Myrteza Mara). Dritës, gruas së tij të denjë e heroike, djemve, familjes dhe të afërmve dhe gjithë qytetarëve vlonjatë, që e kishin Irfan Bregun, si djalin e tyre të dashur.

Duke i dhënë lamtumirën e fundit poetit te spikatur,  Doktorit të Shkencave Gjuhësore dhe Nderit te Qytetit të Vlorës,  Irfan Bregut,  në një ceremoni kortezhi madhështore, populli i Vlorës, shprehu dashurinë dhe respektin për krijimtarinë e tij të begatë, me besimin se ai do ngelet përherë në zemrën dhe në  kujtesën e tij.

Vlorë, më 26 Mars 2018


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1