Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | U përcoll për në banesën e fundit poeti, shkrimtari dhe gazetari 80 vjeçar Irfan Bregu.

U përcoll për në banesën e fundit poeti, shkrimtari dhe gazetari 80 vjeçar Irfan Bregu.

Font size: Decrease font Enlarge font
image Myrteza Mara

NJOFTIM

Sot, më 25 mars 2018, pas një sëmundje të gjatë u përcoll për në banesën e fundit poeti, shkrimtari dhe gazetari 80 vjeçar Irfan Bregu. Pikëllim i familjes për humbjen e njeriut të dashur. Dhembje dhe trishtim  për të gjithë miqtë, bashkëpunëtorët, për njerëzit e letrave, për lexuesit dhe bashkëqytetarët e tij që janë rritur dhe kanë kaluar të mirat dhe problemet e kohës.

Kishte vite që jetonte në Tiranë familjarisht, por kur ndjeu trokitjet e qiellit që e ftonte në universin e pakthyeshëm edhe ai u kthye në qytetin e lindjes për të parë për të fundit herë detin, perëndimet e bukura, Vlorën e tij.

 Irfan Bregu është Qytetar NDERI I i Vlorës!

Kishin ardhur nga Tirana miqt e nderuar Skënder Kamberi, Luan Cipi, Axhem Gjoni, Niko Gjyzari, Neki Dredha, etj. 

Fjalën e përmortshme e mbajti shkrimtari dhe poeti z. Luan Cipi, i cili solli në kujtesë të pranishmëve fragmente kryesore nga jeta e të ndjerit duke theksuar se ndershmëria, korrektesa, profesionalizmi, mardhëniet me njerëzit dhe punën kanë qenë jo vetëm tipare, por boshti i karakterit të këtij njeriu. Nga krijimtaria e til letrare poezia është ajo që e ka bërë emrin e Irfan Bregut të mbetet i dielltë në  letërsinë e sotme kombëtare.

Në emër të Klubit të Shkrimtarëve  “Petro Marko” morëm pjesë në përcjellje dhe ngushëlluam familjen e të ndjerit Irfan Bregu!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1