Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | Identiteti iso-polifonik sprova

Identiteti iso-polifonik sprova

Font size: Decrease font Enlarge font
image Identiteti iso-polifonik sprova


 

Kur flasim për iso-polifoninë...

Mbi debatin e rindezur për iso - polifoninë

Ka ca kohë që në shtyp është rindezur debati “polifoni apo iso-polifoni”, origjina e saj nga vajtimi dhe roli i një akademiku në njohjen e kësaj kënge si kryevepër e njerëzimit dhe marrjen e saj në mbrojtje nga UNESCO. Debati mori një shtrat më të gjërë nga botimi i librit “Tjetërsimi i po-lifonisë shqiptare” i studiuesit Fitim Çaushi, i cili në mënyrë kategorike kundërshton emërtimin isopolifoni, origjinën e këngës nga “gjëma”, “e qara me botë”, ndërsa pranon origji-nën e saj nga vajtimi dhe ritet mortore, si dhe anatemon në 140 faqet e librit akademikun prof. Vaso Tole si “ prurës i të keqes” në folkloristikën shqiptare.

Duke qenë se mendimin e mësipërm për këngën tonë popullore e mbajnë edhe shumë persona të tjerë, emrat e të cilëve i përmend në faqet e librit të mësipërm edhe autori, duke qenë se disa herë kam shfaqur mendimin tim në mbrojtje të emërtimit iso-polifoni të kësaj kënge, në lidhje me origjinën e saj nga vajtimi dhe ritet mortore, duke vlerësuar si faktor dytësor emrin dhe rolin e akademikut të nderuar prof. Vaso Tole në njohjen e këngës sonë si kryevepër e njerë- zimit dhe marrjen e saj në mbrojtje nga UNESCO, e quaj më se normale që në debatin e lindur të ndaj me debatuesit men- dimin tim, duke i ftuar me mirësjellje në mirëkuptim. Kjo e- dhe për faktin se në anën e mbështetësve të tezave të pasqy- ruara në librin e z Fitim Çaushi bëjnë pjesë edhe persona- litete të artit dhe kulturës sonë, të cilët gëzojnë respektin tim.

Dhe mendimin tim do ta përqëndroj pikërisht në tre probleme dhe konkretisht:

1-Çfarë është kënga jonë popullore (shumëzërëshi), këngë polifonike apo iso-polifonike, për të mbërritur më pas te emërtimi i saj si këngë polifonike apo iso-polifonike. Mendoj se kështu duhet të shtrohet problemi dhe jo të përqëndrohet debati se pse e quajti iso-polifonike prof. Vaso Tole.

Për të aritur në një konkluzion të drejtë le ti referohemi historisë të emrit.

a-Nëpër shekuj, të parët tanë e kanë quajtur këngën popullore shumëzërëshe me emërtimin popullor “të kënduar vën(d)çe” në kuptimin e këngës së vendit. Deri në ditët tona mund të dëgjosh nëpër fshatra të thella të Labërisë shprehjet “hajt t’ja marrim një vënçe” dhe pas kësaj shprehjen kuptim- plote “mbamani djemoo” duke nënkuptuar mbajtjen e iso-s nga të pranishmit. Pleqtë e moçëm të këtyre fshatrave nuk e kanë njohur dhe as e kanë përdorur emërtimin “polifoni” por fjalën “iso” e kishin në majë të buzëve.

b-Emërtimi “polifoni” nuk është një emërtim popullor, por ështe një emërtim i vendosur nga intelektualët dhe studiuesit e huaj dhe shqiptarë rreth viteve ’40 - ‘50. Mund të gabohem në datën, por sidoqoftë ky emërtim është shumë i ri përballë moshës së këngës sonë popullore. Kënga jonë popullore ka jetuar shekuj me emrin e saj “kënga vën(d)çe” dhe vetëm rreth 60-70 vjet me emrin e pagëzuar “polifoni”. Me sa di unë, i pari që e përdori termin “polifoni’’ ishte R.Sokoli, por edhe ai e përdori saktësisht termin “polifoni shqiptare me iso”. Pra e saktësoi, e kushtëzoi emërtimin e polifonisë shqiptare me iso. Pranimi masiv i këtij emri në kohën e “pagëzimit” ka disa arsye, ndër të cilat mund të përmëndim respektin që gëzonin intelektualët në popull, mbështetja institucionale e shtetit monist me organizimin e festivaleve lokale e kombëtare, fakti që ky emër kishte një përdorim ndërkombëtar, fakti që ishte një emër kuptimplot dhe “elegant” për tipin e këngës sonë popullore etj etj. Por ama ky emërtim nuk e zhduku emërtimin popullor “vën- (d)çe” dhe ca më pak të kishte ndonjë ndikim te emri “iso”..

c-Por nuk duhet të harrojmë se fjala “polifoni” është një fjalë e huaj dhe kuptimi i saj nuk kufizohet vetëm te kënga jonë popullore, por ka një shtrirje e përdorim më të gjërë. Fjala “poli-foni” do të thotë “shumë-zëra” duke nënkuptuar zëra njerëzish apo zëra muzikore. Pikërisht këtu lind edhe problemi i këtij emërtimi.

- Duke qënë një emër i huaj, nuk i rri komod si emër këngës sonë popullore, pavarësisht se përkthimi në shqip i saj mbush gjithë konturet e emërtimit në shqip të tipit të këngës sonë popullore, si këngë shumëzërëshe.

- Me këngë shumëzërëshe, polifonike, janë edhe disa tipe këngësh që s’kanë asgjë të përbashkët me këngën tonë popullore, veç faktit që këndohen nga shumë zëra njerëzore dhe muzikore si ..hymnet, marshet etj.

Pra, “polifonia”, në kuptimin e shumë zërave të këngës apo të të kënduarit, nuk është karakteristikë vetëm e këngës popullore. Këtë karakteristikë e paskan edhe këngët - marsh apo këngët - hymn.

- Dhe duhet të pranojmë se këtë karakteristikë e kanë këngët-marsh apo këngët-hymn edhe të popujve të tjerë. Mjafton të dëgjoni himnet kombëtare të shteteve të tjera për t’u bindur për këtë fakt.

- Duke ndjekur emisionet televizive të tipit “Vende dhe popuj” na ka rastisur të shohim pjestarë të fiseve zezake të këndojnë së bashku në gjuhën e tyre, duke vallzuar në formë rrethore. Kënga e tyre është shumëzërëshe, në kuptimin se këndohej nga shumë zëra njerëzish me shumë zëra muziko- re, pra ajo ishte një këngë “poli-fonike”.

- Edhe fshatarët e rrethinave të Ulan Batorit në këtë formë “polifonike” këndojnë.

- Në qoftë se do ndjekim grupet folklorike të vendeve të Ballkanit, do të konstatojmë edhe te këto grupe praninë e “polifonisë”, pra të kënduarit në grup, me shumë zëra muzikorë.

- Të sqarojmë: në të gjithë shembujt e mësipërm të këngëve “polifonike” të popujve të ndryshëm dallohen nga kënga jonë popullore edhe nga fakti se tek ata popuj, polifonia nuk funksionon si te kënga jonë popullore, me rolin e marrësit, hedhësit, pritësit e prerësit te bashkuara në një “polifoni”, por edhe tek ato këngë janë funksionalë rolet e shumëzërave muzikorë, të ndryshëm nga roli dhe funksionet e zërave të këngës sonë. Por ama, shumë zëra egzistojnë dhe janë funksionalë në këngët e atyre popujve. Pra, ato këngë janë poli-fonike.

- Në qoftë se do mbeteshim detyrimisht te emërtimi “polifoni” për këngën shqiptare, atëherë do ishim të detyruar të shtonim cilësorin kombëtar “shqiptare”, duke e quajtur “polifoni shqiptare”. Jemi plotësisht dakort të quhet edhe kështu, por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se problemi vijon të mbetet.

Ç’është iso- polifonia në vetvete?

c.1-Sqarojmë se muzikalisht në iso-polifoni, marrësi, hedhësi dhe kthyesi janë tre zërat solo, bashkimi i të cilëve përbën polifoninë. Iso-ja është zë më vete, i një-trajtshëm, që mbahet nga disa persona, të cilët grupohen në “kor” dhe që përfaqësojnë popullin. Bashkimi i polifonisë (marrësi, hedhë- si dhe kthyesi) me iso-n (korin shoqërues) është pikërisht shumëzërëshi ynë popullor, që e quajmë iso-polifoni.

Pra, që të kemi polifoni duhet bashkimi i tre zërave solo, marrësi, hedhësi dhe kthyesi. Që të kemi iso-polifoni duhet që me polifoninë (marrësi+ hedhësi + kthyesi) të bashkohet edhe kori i iso-s.

Cila është e veçanta e këngës sonë “polifonike shqip- tare”, ajo që dëshmon lashtësinë e kësaj kënge, ai “diamant” që i shton vlerën kurorës mbretërore të këngës sonë popu- llore dhe që ka detyruar popuj, kombe, personalitete të kohës të kthejnë kokën nga ajo e që së fundi tërhoqi vëmëndjen e UNESCO, e cila zgjati dorën për ta marrë në mbrojtje?

 

LIBRIN MUND TA LEXONI KETU

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1