Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | LAJME | Majko në Londër: Diaspora, jo çështje politike, por i duhet konsensus politik

Majko në Londër: Diaspora, jo çështje politike, por i duhet konsensus politik

Font size: Decrease font Enlarge font
image Pandeli Majko me komunitaret ne Parlament

 

Majko në Londër: Diaspora, jo çështje politike, por i duhet konsensus politik

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko është zyrtari i parë i lartë shqiptar që vizitoi shkollën plotësuese shqipe në Kilburn të Londrës. Ajo është një shkollë e themeluar me inciaitvë të organizatave shqiptare atje dhe ofron kurse të gjuhës shqipe gjatë të shtunës.

Majko e vuri theksin tek rëndësia e të folurit shqip ne familje. Sipas tij, nëna ka rolin kryesor në transmetimin e gjuhës tek fëmijët dhe shmangien e asimilimit të brezave të rinj. Ministri informoi mësuesit, prindërit dhe përfaqësuesit e shoqatës “Ardhmëria” mbi planin e përbashkët të veprimit me qeverinë e Kosovës, sa i përket arsimit shqip në diasporë.

Marrëveshjet e arritura mes dy qeverive, tha ministri, do të ndihmojnë për t’u mundësuar të gjithë shqiptarëve jashtë vendit qasje më të lehtë ndaj librave dhe arsimit shqip.

Majko foli për hapat e ndërmarrë për realizimin e kurikulave dhe ngritjen e grupit të punës që do të hartojë librat e standardizuar të gjuhës. Ministri vlerësoi qasjen miqësore të Britanisë ndaj komunitetit shqiptar dhe u shpreh i përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit sa i përket diasporës atje. Ndërkaq, në takimin me përfaqësues te komunitetit shqiptar në Londër, përfshirë edhe studentë, ministri Majko tha se diaspora nuk është një çështje politike por ajo kërkon konsensus politik që të mundësohet ecja në një hap e diasporës me shtetin e vet.

Ndërsa e konsideroi një sfidë çështjen e diasporës, Majko tha se ishin ndërmarrë hapa të rëndësishëm për krijimin e strukturave që do të mundësojnë forcimin e marrëdhënies së shqiptarëve jashtë vendit me shtetin e tyre. Ministri informoi të pranishmit në sallë lidhur me ligjin për Agjencinë Kombëtare të Diasporës e gjithashtu për projektligjin ‘ombrellë’ , i cili siç tha, do të strukturojë të gjitha institucionet që do të mbulojnë marrëdhëniet e shtetit shqiptar me diasporën.

“Duam të krijojmë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjatë me diasporën, e cila nuk do të zbehet me ndërrimin e qeverive. Po përpiqemi ta institucionalizojmë atë, në mënyrë që të mos mbetet thjesht një dialog në distancë. Shteti shqiptar duhet të jetë në një linjë me diasporën e vet”, u shpreh Ministri.

Majko vlerësoi arritjet dhe sukseset e shqiptarëve në Britaninë e Madhe por e vuri theksin tek nevoja e një organizimi më të madh në nivele të ndryshme. Duke përmendur aftësitë e brezit të ri, Ministri kërkoi më shumë angazhim për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit shqiptar.

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
1.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1