|
NGA KY AUTOR LEXONI ME TEJ:
SFIDAT NDAJ DHUNES...
PER NJE GJUHE ME TE PASTER...
TE RRENJOSUR DHE...
Çdo ditë e më shumë vijnë prurje të reja në fushën e krijimtarisë letrare, si një ortek i zbritur nga majat e krenarisë së shpirtrave krijues. Ndër brezat e poetëve të rinj, që vazhdojne të krijojnë art vërtetësisht të zhveshur nga gënjeshtrat, që po mbeten besnik të ëndrrave dhe ideve më të kthjellta njerëzore, njëra nga ato pra, është poetja mirditore, Lindita Prenga, e cila prej vitesh jeton në Greqi. Bota e të rinjve krijues po vjen përherë e mbushur me emocione, me ndjesi, që ngacmojnë çdo qelizë të shpirtit për t’u shprehur. Poezitë e këtij libri sjellin një tematikë mjaft të gjërë, pothuajse nga çdo fushë, ku i ka hedhur farën dhe grumbulluar nektarin e krijimit të saj poetik, duke mos harruar Nënën, respektin ndaj saj, të afërmit e munguar, duke kërkuar kujtimet në “Rrugët e vjetra”, duke i kënduar me plot ndjenja dashurisë, por dhe shprehur mërzinë dhe dhimbjen e mërgimtarit. Poetja shfaq në libër një botë të madhe, sjell dhe përcjell në çdo poezi metaforën e jetës gjithnjë me shpresën për të mos humbur ëndërrën, kërkon gjithçka është e mundur dhe tek lulja e bukur, edhe tek gjethet e rëna nga pema përdhe, duke sjellë dhe mesazhe të tilla: “Dhe bota, o miq, e gjithë iluzion, / Që nis pakuptuar e nuk mbaron.....”. Lindita nuk harron t’i këndojë vashëzës së malësisë, qoftë në përshkrimin e saj fizik, përmes figurave të bukura letrare, si krahasimi: “Flokët e tua të gjata, lëshuar si ujëvarë / Beli këputur si selvia shkon / dhe duke e përmbyllur meditimin metaforik “Endërr ëngjullore në mure qëndisur”. Ngarkesa e madhe emocionale, që duket se përbën “vorbullën” meditative të poetes, e bën atë të gjejë shprehjen tek fjala, tek heshtja, tek gjurma, tek rruga dhe tek era e bjeshkës e kudo ku natyra përputhet me shpirtin e lotit rrëshqet me peshën e mallit ngarkuar. Lindita nuk harron t’i këndojë Mirditës, vendlindjes së saj, ku vargu merr frymën “e shkëmbit” të bukës, të mrekullive, të ligjërimit të zanave të maleve. Dhe shpërthimi i saj është më shumë se një premtim pra, një betim i saj. Poetja rri në një hulli ndjesore me ëndërrat, dashuritë, gjethen. Vashës, një puthje me një ndjesi të paimagjinueshme, si një mbështetëse jetësore që të jep forcë ngado që shkon. Ajo shpreson beson, dedukton dhe ndjen. Ndjen pulsin e jetës dhe flladin e ëmbël, por ndjeshmëria e saj del më shumë në poezitë e librit edhe si heroizëm, qëndresë, patriotizëm, i cili pothuajse zë vendin kryesor në miqësi me Shqipojat e Mirditës. Janë krijime që kanë intensitet nga vargu në varg, të shoqëruar me ngjyrime, ndjenja reflektive jetësore dhe unike. Gjatë leximit të krijojnë edhe ngarkesë emocionale, nga organizimi i mrekullueshëm i poezive. Duhet thënë fjalë përgëzuese për këtë poete, duke veçuar poezitë “Fjalë nëne”, “Ëndërrën mos e humb”, “Vashëza e malësisë”, “Mirdita ime”, “Mos m’i kthe dasmorët”, “Ëndërra e jetës sime”, “Më vrave ëndërrën, “Nusërim vajzërie” etj. Vëllimi poetik “Mos m’i fshij lotët” është shkruar me vargje të bukura, të strukturuara edhe në formë, me ndjeshmëri të lartë për Nënën, ëndërrimet e saj në vajzëri, nusëri, natyrën e bjeshkëve të shoqëruar me freskinë e maleve, ajrin e ngrohtë të tokës, detin kaltërosh me rërën e saj të ngrohtë. Poezitë e saj mbeten mrekullueshëm me figura, simbole, krahasime e ngarkesa të veçanta lirike. Vargu i lirë është i natyrshëm, është i ngrohtë, me një harmoni që nuk i jep rima tradicionale, por ia jep harmonia e detajit dhe e figurës. Por gjithsesi, mjeshtërinë e rritjes së profilit të poezisë, Lindita, si poete e lirikës së brishtë, poete e metaforës së saktë, poete e ndjenjës së sinqertë dhe marrëdhënieve tepër njerëzore në interpretimin e integritetit të saj shpirtëror dhe kulturor, i jep lexuesit një tablo emocionale të realitetit. Ajo mishëron figurat poetike në dy plane: në planin dinamik, si figurë e përgjithshme, baza mentale e poezisë dhe si figurë e copëzuar në funksion të plotësimit të mozaikut poetik. Poezitë kanë brenda figura të këndëshme dhe prekëse, të kapshme për lexuesit, pa marrë mesazhe nga askush, duke u përqëndruar tek përvoja individuale, pa marrë hua nga askush, duke u vetmjaftuar në lëndën e parë, që i vjen nga shpirti, si një thirrje për të përpunuar dhe për të kthyer në akt të mirëfilltë poetik.

|
Me respekt, per te dy keta autore:
Murat Gecaj
Tirane
Një shkrim mjaft i ndjerë, më mirë duhet thënë i frymëzuar nga bukuria e vargjeve të Linditës. S'ka si të jetëndryshe, kur autorja shkruan për mallin ndaj vendlindjes,për bukurinë e trevave të Mirditës, por edhe bukurine e vajzave mirditore, por edhe të dasmave e nuseve, pes jo edhe të lotëve të cilët nuk do t'i fshehë apo t'i fhijë. Loti dhimbjes dhe ca më shumë ii dashurisë ësht1% i magjishëm.
Miqësisht!
Kadri Tarelli
Durrës
Post your comment