Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Shqipëria pati aleatë Jugosllavinë e Bashkimin Sovjetik, jo SHBA-të e Anglinë!

Shqipëria pati aleatë Jugosllavinë e Bashkimin Sovjetik, jo SHBA-të e Anglinë!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Gani Mehmetaj

 

 

Kreu i shtetit shqiptar Tito-Stalinin e zëvendësuan me Erdoganin, rilindjen evropiane me xhihadin islamikë e lindjen kaotike. 

 Nuk është e vërtetë se Shqipëria ishte në aleancën amerikano-britanike, aleatëve perëndimor ua ktheu shpinën. Nuk është e vërtetë se forcat partizane bënë luftë antifashiste, nazistët e fashistët ishin tepër të fortë për ta, partizanët bënë luftë antikombëtare kundër forcave nacionaliste e demokratike, ata e nisën luftën civile, duke bërë gjenocid në disa krahina shqiptare, pastaj masakruan elitën e kombit. Partizanët e Enver-Miladinit aleancën perëndimore e shpallën armike, ndërsa aleancën me shtetet armiqësore ndaj shqiptarëve (Jugosllavinë e Bashkimin Sovjetik) e forcoi si kurrë më parë në histori. Shqipëria ishte satelit-aleatë i Jugosllavisë. Më vonë u bë satelit-bazë ushtarake e deponi mbeturinash e Bashkimit Sovjetik, pastaj e Kinës "së madhe shumë të fortë, që s'i trembet kujt në botë!". Përderisa Shqipëria ishte vazale e Jugosllavisë-Bashkimit Sovjetik, Kosova ishte koloni e Serbisë. Por Shqipëria e Enver Hoxhës e pranoi me vullnet vazalitetin jugosllavë, kurse Kosova e territoret etnike e kundërshtuan më forcë pushtimin serbo-malazezë.

Shteti shqiptar Bashkimin Sovjetik e Kinën e zëvendësoi me Turqinë, ndërsa Serbisë po i qasen me nostalgji iditotësh. Ndërkaq, në planin strategjik vendin e Titos e të Stalinin e zuri Erdogani. SHBA-të e NATO e çliroi Kosovën nga Serbia, e çliroi edhe Shqipërinë nga diktatura staliniste shqiptare. Por kreu i shtetit e një pjesë e opozitës tru shpërlarë e përsërisin si papagaj islamikë: “falënderimi i shkon Turqisë e Erdogan-Allahut). Shqiptarët janë tmerrësisht mosmirënjohës ndaj Perëndimit.       Në Tiranë e në Prishtinë është një diplomaci dhe politikë e çoroditur antishqiptare që vepron kundër interesave kombëtare.


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1