Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | KOMENTE | Dallkauku Ramush Haradinaj dhe top modeli Edi Rama

Dallkauku Ramush Haradinaj dhe top modeli Edi Rama

image Ilir Levonja

 



Dallkauku Ramush Haradinaj dhe top modeli Edi Rama 

Ajo çka vlen për tu theksuar në rastin e Ramush Haradinajt, nuk është përballja me gjykatën e Hagës, pasi ai ka bërë një herë këtë dhe ka dalë i pastër. Kjo ka ndodhur në pranverën e vitit 2005, pas plot 100 ditë qeverisje. Atëherë ai dha dorëheqjen përpara presidentit të kohës Ibrahim Rugova dhe shkoi të gjykohej në Hagë për krime lufte ndaj popullsisë serbe dhe rome. Një përballje që zgjati diçka më shumë se 3 vjet deri sa në prill të 2008-ës ai u shpall nga kjo gjykatë si i pafajshëm. U kthye në Prishtinë me kokën lart dhe me meritë u prit si hero duke filluar gjithçka nga para. Kohët e fundit ka fituar pikë për komunikimin e hapur dhe taksën 100% mbi mallrat serbe. Por nga ana tjetër edhe për standartet që ka futur në demokracisë e shtetit më të ri të shqiptarëve atë të Kosovës. Eshtë kjo arsyeja që sot ajo pjesë progresiste e shqiptarëve si këtej dhe matanë kufirit i heqin me të drejtë kapelen. Në fakt Kosova ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në raport me Shqipërinë. Dhe nuk ka asnjë diskutim që rolin parësor e luajnë standartet. Ramushi ka qënë me të vërtetë një kryeministër partner me shoqërinë. Kryeministri shqiptar ka bërë të kundërtën, shoqërinë e ka tallur, përçmuar, përbuzuar, kurse partneritetin e ka konsoliduar me tre P-të. Ramushi ka qënë i sinqertë me shoqërinë duke i folur partnerit popull hapur edhe për ca takime ku dy a tre veta kërkonin të vulosnin deri rindarjet territoriale, megjithëse nuk e kishin këtë tagër. Kurse kryeministri shqiptar ka përbuzur duke e quajtur deri dallkauk që nxjerr në pazar biseda midis kokash shteti. Kryeministri Haradinaj megjithëse e ka kundërshtar politikë presidentin e Kosovës, i jep atij tagrin që pasi të konsultohet me partitë politike të vendosi për datën e zgjedhjeve të parakohëshme. Kurse kryeministri i Shqipërisë ka plot dy muaj që e ka kthyer presidentin e vendit në një mejhane ku nuk ka ngel kush pa ia bërë në kokë, pa u shfryrë, pa mallkuar megjithëse qe vet ai që ua bëri dhuratë si shenjtor krishtlindjesh. Dhe mbi të gjitha i është futur një rruge pa krye të shkarkimit të tij. Kryeministri Haradinaj jep dorëheqjen duke thënë se mandatin ia kthej popullit dhe se i takon sovranit të vendosë për udhëheqjen e ardhshme me zgjedhje të lira dhe demokratike. Kurse kryeministri i Shqipërisë nuk pranon të bëj zgjedhje, mban ca votime shpifarake, duke fërkuar duart që opozita ka dalë në rrugë. Ka marrë pushtet absolut duke futur vendin në një ngërç institucionesh aq sot akoma nuk është zbardhur rezultati i votimeve të 30 qershorit. Aq sa e quan krejt normale që fiton pushtet vetëm me votat e militantëve duke mos e vrarë fare ndërgjegja për pjesën e munguar të shoqërisë. Lufta institucionale mes gjykatave, kolegjeve ka çuar vendin në anarshi. Aq sa qytetarët kanë në majë të gjuhës vetëm një togëfjalësh, të gjithë janë njësoj, një soj lloji prej muti. Kjo është edhe fundi, apo tabani që ka domethënien më të zezë të të gjitha kohërave, atë të humbjes së besimit ndaj klasës politike në vend. Kryeministri i Haradinaj e ka fare të kollajtë të thotë, po shkoj të gjykohem në Hagë si qytetar i thjeshtë, jo si kryeministër pasi nuk dua të rëndoj shtetin e Kosovës. Dhe kur të kthehem do garoj në zgjedhjet e parakohëshme etj. Kurse ai i Shqipërisë e ka gati të pamundur ta çoj nëpër mend dorëheqjen, turfullon e shan lartë e poshtë, nxiton të përmbushi tenderimet, urdhëron të zbrazet natën teatri kombëtar dhe gajas ndjekësit e tij me barsoleta lartë e poshtë. Me të drejtë lind pyetja, përse në Shqipëri është kaq e vështirë të aplikohet dorëheqja? Shqiptar është edhe Haradinaj, nuk është amerikan. Përse në Shqipëri gërrëverren studiove se kush ka apo nuk ka të drejtë? Dhe pse askush nuk flet e aplikon dorëheqjen? 

Ka një shpjegim, atë që kemi dështuar si shoqëri. 

 

                                                                           19 korrik 2019


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.67
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1