Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | KOMENTE | TANGO NETËSH NËN HËNË

TANGO NETËSH NËN HËNË

image Atdhe Geci

TANGO NETËSH NËN HËNË
 
Ne banojmë në historinë e njëritjetrit
të përvuajtur, të dhimbshëm, në eros
banojmë mbi plagë të padukshme të
së kaluarës, e të kohës sonë. Shpirt
më thotë mikja; tek zhvishej e krihej
para pasqyrës, e zhveshur jam e lirë,
e zhveshur unë dashuroj shkëlqyer
Shpirt, në dashuri më pëlqen kur ka
hënë dhe yje, rrezet e diellit të ditës
së munguar janë një çast për puthje
Zemër, vetëm t´i mund të ma lexosh
hartën e trupit tim, të mirat e hireve
shih, kam shalët dhe at´mes shalëve,
më të nxehtë se llava e vullkaneve
Shpirt, s´e shtjerrim dot njëri-tjetrin
pirë kemi, sa për të nxitur etjen tonë
dehja është një tjetër akt i pakryer
e dëshiroj shumë bririn mes shalëve
s´është e dosdoshme të jetë qershor
verë apo të jemi në hotel tek plazhi
jam grua e vendit, di të dashurojë në
truallin e tokës sime, me një kusht
këta gjinj të bukur me thithëz pëpjetë
të mos m´i lësh si shegët nëpër degë!...
 
Atdhe Geci - Dortmund

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1