Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | KOMENTE | DIELLI I VOGËL

DIELLI I VOGËL

image Atdhe Geci

 

Në tërësinë poetike  të  së  bukurës

të  dramatikës, e të pashprehshmes

marrëdhëniet   gjuhë – fjalë – kohë

janë afërsi që duhet  të  plotësohen

Poetët e luftës për  lëndën  e  lirinë

janë të nevojshëm  për  gjithsecilin

çast në art, pra  lavdi  ndryshimeve

lavdërim shndërrimeve nëpër njeri

lavdërim trazirave, kundërthënjeve

lavdërim mollës sonë të famëshme

Kjo botë me kaq të  lavdëruar, nuk

ka një prijës do  thosha  të veçantë

Era, kujdes me frymën shpirtërore

ky qielli ynë poetik është gjithësia

tërësia  e qenies dhe shndërrimeve

mungesa  e  zakonshme  e gjërave.

Kjo jetë s´është dhe  aq e përsosur

portretin tonë nëpër  kohë për  çdo

ditë e plotësojmë dhe e  shkruajmë

me germa të ajrit, ujit, dhe të dritës

Në gjithësinë poetike të së bukurës

rrymat  e  ajri, retë, shiu, vetëtimat

sjellin  ide, kujtime dhe dashuri, se

shpirti njerëzor do kohë të kulturohet

Atdheu im  i  ndarë  në pjesa-pjesa

në mua luftojnë tërë  heronjtë  tanë

ne ende jetojmë këtu e dashurojmë

e  bukura  e  këtij  vendi  s´gjendet 

gjëkundi, Atdhe, lexoj  këto vargje,

të  kushtohen ty, jo atyre që urrejnë

Në pika të gjakut për liri e bashkim

kam një diell të vogël rrezesh, që ne 

e quajmë; guxim, fitore, ndryshim!...

Muzë, këngëtare e shumë krijimeve

përse më ndëshkon me  aq dhimbje, 

kur e tërë jeta ime  është  me beteja

kur tërë jeta ime  është me Shqipëri…

 

Atdhe Geci – Prishtinë, Korrik, 2019

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1